| E enjte, 08.12.2011, 09:03 PM |
Në shkollë nuk mësohet të besosh por të dish
Nga Adem Shahini
Nuk është vështirë të bëhet dallimi ndërmjet foljeve “të dish” dhe “të besosh”. Kur e di një gjë, kjo nënkupton se ajo gjë ka ndodhur me të vërtetë; ke fakte, të dhëna apo argumente. Të besosh diçka, do të thotë se nuk e di se a ka ndodhur apo jo por beson se është ashtu. Në të vërtetë, të besosh do të thotë të dyshosh. Feja ( çdo fe) bazohet në besim dhe, si e tillë, ajo nuk e ka vendin në shkollë sepse shkolla është vend diturie.
Besimi në gjëra të pavërteta
Shqiptari në fjalë shkon në Stamboll dhe shëtitet, shëtitet, viziton....
Në pazar e gjen një letër apo afishe për tokë të shkruar arabisht. Menjëherë e merr dhe e palos me kujdesin më të madh. E merr me vete, edhe kur vjen në trojet shqiptare, duke menduar se është shkrim i shenjtë, e afishon në mur në dhomën e prijtjes. Afishja me kohë e krijon atë historinë dhe famën e vet. Pronari u tregon miqve se ai është shkrim i shenjtë dhe njerëzit, duke mos ditur ta lexojnë , besojnë se me të vërtetë është shkrim i shenjtë.
Një ditë, në odë vjen një mik apo mysafir që kishte studjuar në Stamboll. E shikon afishen dhe fillon të qeshë. Mikpritësi është krenar. Mendon se tjetri po magjepset me shkrimin në mur dhe ia tregon gjithë historinë. Gjatë tërë kohës, miku qesh sikur ta cigilonte djalli mu në shpatullat e këmbës! Ne fund, miku i thotë mikpritësit: Ky shkrim nuk është i shenjtë por është një rregull (ligj) i qytetit ku thuhet: “Në bazë të filan paragrafit, jeni të detyruar që, kur të dilni nga pazari, t'i mblidhni bajgat e kalit dhe t'i merrni me vete.”
Një pyetje: Tani, a është pak më i qartë dallimi ndërmjet dijes dhe besimit?
Pedagogjia e bazuar në gënjeshtra dhe frikë
A keni menduar për pedagogjinë e mësimit të fesë? Siç e përdorin imamët frikën për të marrë pagesën e anëtarësinë (e cila sipas meje është uzurpim) ata e përdorin frikën për të rritur numrin e anëtarëve. Pra, për të rritur numrin a atyre që nuk dinë por që besojnë. Ec e zhvillohu si shoqëri me njerëz të tillë!
Jam mësues dhe jam i bindur se frika dhe ndëshkimi nuk janë aspak pedagogjike. Një shembëll tjetër. Një nënë e re ka frikë se i biri do të urinojë në kazanin e madh ku ndodhet rezerva e ujit të pijshëm. (Mund të mendohet se familja e kishte kroin apo pusin larg). Si masë preventive i thot të birit: “
Politikanët dyfytyrësh
Ka politikanë që e mbrojnë dhe e favorizojnë futjen e shamisë dhe fesë në shkolla. Një pyetje e thjeshtë: Vajzat dhe gratë e atyre politikanëve a bartin shami? Mos vallë ka politikanë që janë për futjen e fesë (që e ndalon alkoholin) dhe shamisë në shkolla ndërsa vetë i sheh në fotografi dhe në televizor pa shami duke pirë alkohl dhe duke u mburrur se janë njohës të verës së mire? Ata politikanë duhet ta bartin vetë shaminë. Jo atë që e mbulon kokën dhe qafen por atë tjetrën e cila e mbulon edhe fytyrën.
Dihet se në trojet arabe ( para se të jetë kulturë apo simbil identiteti) shamia përdoret si ekran kundër diellit të fortë dhe rërës të cilën era ta sjell pa kursim në fytyrë. Në kontekstin e tyre, shamia është e rrespetueshme. Edhe burrat e bartin shaminë në trojet arabe. Pra, edhe gratë edhe burrat! Ndërsa, në kontekstin shqiptar, shaminë duhet ta bartin vetëm politikanët që janë për bartjen e saj.... me qëllim që ta fshehin dyftyrësinë apo hipokrizinë e tyre.
Modelet e vajzave tona
Kur mendoj për dy vajzat e mia, më shkon mendja në një periudhë kur ende nuk kishte lindur as feja krishtere as ajo islame. Mendoj për mbretëreshën ilire Tetua. (Vajza e madhe quhet Teuta). Fatmirësisht nuk kemi nevojë të krenohemi vetëm me te kaluarën. Ne sot kemi modele të mrekullueshme për vajzat tona. Për shembëll, kryekuvendarja Jozefina Topalli, presidentja Atifete Jahjaga e shumë gra tjera (pa ngjyra dalim ngjyre politike) sidomos ato që janë shprehur sheshit kundër nënshtrimit dhe robërimit të vajzave shqiptare, janë modele për vajzat e mia.
Jo shamisë së nënshtrimit!
Modeli i imamëve që duan ta fusin fenë dhe shaminë nëpër shkolla shqiptare është Muhamedi. Ai i kishte 12 gra. Më një nga gratë e tij, ai është martuar kur ajo ishte në moshën 5 vjeçare dhe martesa është konsumuar kur vajza ishte në moshën 9 vjeçare. Ky fakt hyn në kategorinë e diturisë dhe jo të besimit. Është fakt. Ajo grua e ka bartur shaminë e nënshtrimit. Atë shami nuk e dua për vajzat e mia as për vajzat e popullit tim. Si baba, kur e mendoj këtë gjë më rrënqethet trupi.