| E merkure, 07.12.2011, 09:05 PM |
Miqësia shqiptaro-hebreje me një histori të veçantë dhe identike!
Shkruan Asllan Dibrani
Shqipëria dhe populli shqiptar është i vetmi vend në Evropë qe i përkrahu hebrenjtë dhe sakrifikoj veten e vet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hebrenjtë ishin te shpërndare në gjithë botën si ne shqiptaret sot në shumë shtete. Lufta e dytë hebrenjtë i ndoqi i persekutoj me dëbime masive, po shqiptaret edhe se ishin vetë të robëruar ,ata i strehuan i ndihmuan dhe i përkrahen, gjë qe populli hebrenj i futi në bramshin e historisë se lavdishme qe dha ky popull për ta. Shtypi hebrenj për atë periudhë historike ja ngriti krenarinë, bujarinë, besën dhe traditën shqiptareve se "miku i mirë njihet ne ditët e vështira"! Por kur regjimi komunist i Enver Hoxhës në vitin 1946 kufijtë i mbylli dhe vendin e izoloj për 45 vjet, sikur u zbeh ajo vepër e humanitetit të shqiptareve , Hebrenjve që jetonin në Shqipëri.Ishin të diskriminuar tani në një fare mënyre duke i përplas me armiqësi të kampit komunist për Izraelin dhe implikim në imperializmit amerikan te asaj kohe siç i quante regjimi socialist i Shqipërisë.
63 shqiptarë u dekoruan me mirënjohje nga hebrenjtë!
Shqetësim për disa vite, hulumtuesit gjithnjë e më shumë në historinë e Luftës së Dytë Botërore sollën dokumente sipas dëshmive nga konferenca qe janë mbajtur, sipas librave , sipas historianëve qe hulumtuan , dhe mbledhjen e njoftimeve të dëshmitarëve. Shqipëria qe ka qenë prej kohësh si një vend i varfërisë, i trazirave politike dhe i hakmarrjeve , qëndron mirekuptim qe e nderojnë Shqipërinë sot si një vend të shpëtimit të hebrenjve .
Në përkujtimin e Holokaustit të Jeruzalemit Yad Vashem nuk i harroj shqiptarë për sakrificat e veta për ti ruajtur hebrenjtë andaj kanë nderuar 63 shqiptarë si " Midis kombeve ma te mirët ," Ju nda një titull nderi për ata që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Për një vend sa ishte Shqipëria e vogël, numri "qe gëzuan atë titull " është i pakrahasueshëm me të tjerë dhe shumë i lartë. Me këtë titull u dekoruan Xhemal Veseli (80), së bashku me vëllain e tij Hamid marrë në vitin 2004. Ai tani jeton në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.
Xhemal Fshehja ishte vetëm 15 vjeçar kur ai me mushkën e vet nga Tirana organizoj për të udhëhequr familje hebreje Ben Yosef për në qytetin e tij të Krujës.
Për ditë ai ishte fshehur në shtigje nëpër malet e thyera të Shqipërisë, në mënyrë që të mos ndeshen nga ushtarët gjermanë. Ushtarët gjerman i kërkonin këmba këmbës, për shqiptarët ishte vërtet sakrificë ! Këta refugjat hebrenj në Krujë kanë gjetur së bashku, një tjetër familje hebreje po nga Tirana, e strehuar në një shpellë afër . Ata ma vonë kaluan një kohë të gjatë në një dhomë të vogël të shtëpisë se një familje krujase .
Dhjetëra dhe qindra mikpritës familjar shqiptar kanë fshehur refugjatët hebrenj gjatë Luftës
"Të gjithë banorët e Krujës e dinim që ishin fshehur hebrenjtë por e ruanin besën qe kishin dhënë dhe ishte zakon qe mos te shkelet besa nder shqiptarë, edhe sikur te përballeshin me sanksione diskriminimi te luftës nga ushtria gjermane !
Dhjetëra dhe qindra mikpritës familjar shqiptar kanë fshehur refugjatët hebrenj gjatë Luftës ku prapë vjen fjala magjike përsëri dhe përsëri e quajtur "Besa shqiptare ", që do të thotë diçka si "nder" "krenari" . Kjo do të thotë një term "Besa " është pjesë e Kanunit të lashtë, ne kodin tradicionale të shqiptarëve, kjo etikë burrërie dhe kombëtare u shfrytëzua në fund si ndihmë për të shpëtuar refugjatët hebrenj qe ishin në Shqipëri dhe trojet shqiptare në Kosovë e ma gjerë . "Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe" mysafiri ne këtë shtëpi duhet ta ndiej veten të sigurt e thënë e Kanunit në traditën shqiptare.
Me 1945 numri hebrenjve ishte mbi 3.000, në Shqipëri!
Në fillimin e viteve 30-ta kanë jetuar rreth 200 hebrenj në Shqipëri . Me 1945 numri i tyre u rrit në mbi 3.000, por me marre edhe territorin e Kosovës dhe te trojeve shqiptare ne Maqedoni dhe trojet tjera shqiptare ,ky numër ishte edhe ma i madh . Ndryshe nga vendet e tjera evropiane hebrenjtë gjenin strehimin tek shqiptaret duke u mbështetur në historikun e tyre mbi fjalën e dhënë të "Besës shqiptare" qe shqiptarët i njiheshin të fjalës. Nga Kosova , megjithatë, atëherë qe ishte pjesë e Shqipërisë, nga forcat komuniste dhe tradhtareve pësuan dëbime dhe persekutime mese 200 hebrenj ,nga Divizione ushtarake nën dirigjimin forcave gjermane.
Familje e Salomonit Jakoel iku nga Greqia u strehua në Shqipëri!
Një familje tjetër e Salomonit Jakoel (75)theksonte ne atë kohë "për të mbajtur emrin tonë hebrenj, u detyrua me familjen e tij nga Janinina në veri të Greqisë të largohet për në Shqipëri. Ata gjetën strehim në qytetin e portit të Vlorës, ku ishte para luftës një bashkësi e fuqishme hebraike, me lidhje të ngushta me ata të Janinës. Solomon, i cili tani jeton në Greqi, të kujton mirësjelljen e shqiptarëve dhe ndihmën e tyre qe duke ju falënderuar shqiptarëve, ju shmangem gjermanëve qe nuk e dinin se ne ishim hebrenj! Kështu ngadalë zhduken plagët e luftës dhe të mbretërimit të terrorit komunist te asaj kohe për të mbetur miq të përjetshëm këta dy popuj. . Sot Populli hebre luan një rol të rëndësishëm ne botë por edhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës të i vetmi popull ma besnik për popullin shqiptar andaj ne është mirë qe ti përforcojmë marrdhënjet me këtë popull edhe ma tepër kur të mbështetemi dha ta rikujtojmë të kaluarën historike identike të hidhur si shqiptarët.
Përdhosjen e varrezave hebraike në lagjen Velania të Prishtinës,shqetësoj komunitetin hebre , Ambasaden e SHBA-ve kongresistin Engel dhe popullin shqiptar në Kosovë!
Ta kujtojmë këtë histori te shkëlqyeshme ne mes këtyre dy popujve, ti kujtojmë sakrificat e shqiptareve qe ne emër te besës dhe zakonit shqiptar nderuan kombin tone. Me indinjate te thellë populli shqiptar i Kosovës dhe komuniteti hebre e priti përdhosjen e varrezave hebraike këto ditë në lagjen Velania të Prishtinës. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka dënuar fuqimisht këtë vepër makaber . “Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve te të varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë, por kjo vepër ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”,thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ambasada Amerikane iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme lidhur me këtë incident dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.
Me tone të ashpra kundër përdhosjes së varrezave hebraike ka reaguar edhe kongresisti amerikan Eliot Engel, që është edhe bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare.
Në një deklaratë për media kongresisti Engel i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të ndëshkojë autorët e aktit në formën më të rëndë që parashikon ligji.
“Jam i indinjuar nga ky akt i urryer i përdhosjes së varrezës së hebrenjve në Prishtinë. Prekja e vendit të prehjes së anëtarëve të komunitetit të vogël hebraik në Kosovë është një akt urrejtjeje që nuk duhet të lejohet të hedhë rrënjë. I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të hetojë imtësisht vandalizmin dhe të ndëshkojë autorët siç parashikohet me ligj”, ka thënë kongresisti Engel në deklaratën e tij.
Ai ma tutje ka kujtuar se ka vizituar këtë varrezë me ish presidentin Ibrahim Rrugova në vitin 2005.
“E kisha për nder që së bashku me te të shprehja respektin për komunitetin hebraik të Kosovës, të cilin ai e kishte përqafuar si pjesë të historisë dhe trashëgimisë së Kosovës”, ka nënvizuar kongresisti Eliot Engel, që njihet si mik i madh i shqiptarëve.
“Ky akt në varreza është edhe më tragjik pasi vetëm kohët e fundit ajo ishte vendi i një projekti pune vullnetare të kryer së bashku nga studentët e Universitetit Amerikan të Kosovës dhe Kolegjit Dartmouth në Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që puna e tyre e mirë të mos humbasë nga ky akt përdhosjeje dhe varreza të restaurohet dhe të mbrohet që të gjithë në Kosovë ta dinë se sa njerëz kanë banuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këtë tokë”, thuhet në fund të deklaratës së kongresistit Eliot Engel.
Ky gjest është një goditje dhe sulm vandal kundër sovranitetit të Kosovës ndaj miqve tanë , amerikano -hebrenj , ndaj kulturës tonë ,ndaj "Besën shqiptare" qe e patëm nder shekuj dhe u citua ne lartësinë e këtij artikulli. Ne shqiptaret duhet ti ndajmë miqtë tanë nga armiqtë qe nuk i duan te mirën vendit tonë por as shteteve të Amerikës , qe populli shqiptar e njeh si popullin ma mik nder shekuj. Sipas shkrimit dhe ngjarjes se lartpërmendur kjo vepër është një vepër qyqare nga njerëz ekstremist me qëllime armiqësore kundër popujve miq Shqiptaro -Amerikano-Hebre.