| E hene, 25.02.2008, 06:56 PM |
A do te vazhdoje shperberja e Ballkanit?
Nga Tim Judah
Nje debat interesant eshte duke u zhvilluar ne kafenete e Kosoves. ceshtja ka te beje me 6 yjet ne flamurin e ri te vendit. Zyrtarisht ata mendohet se perfaqesojne 6 grupet etnike ne vend. Por disa dyshojne se ato aktualisht perfaqesojne gjashte zonat ku jetojne shqiptaret etnik dhe nga kjo nacionalistet ekstremiste do te donin t'i jepnin forme nje Shqiperie te Madhe. Keto gjashte rajone jane: Kosova, pjesa perendimore e Maqedonise (FYROM), pjese te Malit te Zi, Lugina e Presheves ne jug te Serbise dhe pjese te veriut te Greqise. Mesa duket e verteta eshte se kur zyrtaret e BE-se e pane versionin fillestar te flamurit - me 12 yje, ashtu si flamuri evropian - ata kerkuan nje ndryshim dhe keshtu kosovaret vetem sa e ndryshuan duke e pergjysmuar kete numer. Pasi kemi thene kete, ngrihet ceshtja: eshte pavaresia e Kosoves perfundimi i dezintegrimit te Jugosllavise se vjeter ose kjo mund te vazhdoje me tej?
Etnikisht i perziere
Disa rajone me vijne ndermend. Se pari dhe me kryesoret jane zonat serbe te Kosoves, vecanerisht veriu, i cili eshte tashme de facto pjese e Serbise dhe strehe per me shume se 40.000 serbe. Disa shqiptare te Kosoves faktikisht mund te mos kundershtojne nese veriu i Kosoves do ti ishte leshuar Serbise, por vetem per aq kohe sa Serbia ta shkembeje kete me zona ne jug te Serbise, duke perfshire luginen e Presheves ku jetojne rreth 60.000 shqiptare etnike.
Serbia gjithmone nuk e ka pranuar kete ide, pjeserisht sepse autostrada e saj kryesore veri-jug dhe linjat hekurudhore kalojne permes kesaj. Nje territor shume me i rendesishem dhe i afert, i banuar nga shqiptaret etnike eshte ai I Maqedonise perendimore (FYROM), nje toke ne forme harku e cila kufizohet me Shqiperine, Kosoven dhe Serbine. Cereku i popullsise prej 2 milione banoresh te Maqedonise jane shqiptaret etnike dhe ata kane lidhje te ngushta me Kosoven.
Ish-republika jugosllave, e cila thjesht e quan veten "Maqedonia", eshte e angazhuar ne nje konflikt te gjate mbi emrin me Greqine, e cila ka nje rajon ne veri te vendit qe quhet "Maqedoni". Ne verilindje te Kosoves eshte Sanxhaku, nje zone e ndare midis Serbise dhe Malit te Zi dhe ne te cilin ka nje popullsi te konsiderueshme myslimane sllave me lidhje tradicionalisht te ngushta me Bosnjen fqinje. Ne pjesen serbe te Sanxhakut, myslimanet jane nje shumice e vogel por ata jane ne minoritet ne pjesen malazeze.
Ndalja e dezintegrimit?
Vete Bosnja eshte perbere nga dy etnitete: nje serb i quajtur Republika Serbe (RS) dhe nje federate Boshnjake (myslimane boshnjake) -Kroate. Udheheqesit e serbeve te Bosnjes shpesh kane thene se ata do te kerkojne te drejten per tu shkeputur nese Kosova do te behet e pavarur.
Ne vete Serbine minoriteti i vetem sinjifikativ -pervec romeve, te cilet jane shperndare gjithandej - jane hungarezet etnike, te cile jetojne ne Vojvodine ne veri dhe disa here kane ngritur ceshtjen e autonomise per zonat e tyre. Atje vleresohet se jane 290.000 prej tyre ne te gjithe Vojvodinen, e cila vete ka nje lloj autonomie te kufizuar, eshte nje zone me shumice serbe dhe ne kete menyre eshte jashtezakonisht e veshtire, ashtu sic kane pretenduar disa, te kerkoje pavaresine e vet.
Ne fakt, megjithe friken ke te keqe te shume veteve, kjo shume mire mund te jete, te pakten per nje te ardhme te parashikueshme procesi i dezintegrimit ka ndaluar. Vete Serbia tani mund te shkoje drejt nje periudhe izolimi ndersa oferta e saj per integrimi evropian, per momentin, mbetur ne vend.
Keshtu, lidershipi i Republikes Serbe - te cilet kane lakmuar te perdorin ceshtjen e Kosoves ne betejat e tyre kunder perpjekjeve per ta bere Bosnjen nje shtet me te centralizuar - mundet, qe duke lene menjane retoriken, te mos bejne asgje. Ata mund te llogarisin se prosperiteti i votuesve te tyre - dhe si rrjedhim mbeshtetja e tyre - eshte me i mire duke qene brenda Bosnjes sesa te atashuar te nje Serbi e izoluar, ne te cilen, edhe udheheqesit, nuk do te llogariten me per asgje.
Ne te njejten menyre ne FYROM, udheheqesit etnike shqiptare jane te vetebindur ndaj shtetit, duke besuar se interesat e njerezve te tyre jane plotesuar me mire duke levizur sa me shpejt qe te jete e mundur drejt BE, dhe gjithashtu te mos rrezikohen konflikte te reja ballkanike thjesht per t'iu bashkuar Kosoves. Krahas kesaj, nje numer i madh shqiptaresh etnike jetojne ne dhe perreth kryeqytetit Shkup dhe vete ideja e nje ndarje te vertete te qytetit pashmangshmerisht ngjall kujtimet e tmerrshme te rrethimit te Sarajeves, kryeqytetit serb, midis 1992 dhe 1995.
Kurre mos thuaj kurre
Nderkohe ne luginen e Presheves, te cilen shqiptaret etnike e quajne "Kosova lindore", duket se per momentin njerezit jane pajtuar me jetesen ne Serbi megjithese ata duan kete ose jo. Megjithate, shume prej tyre gjithashtu besojne se nese ndarja de facto e Kosoves midis zonave serbe dhe shqiptare, vecanerisht ne veri, nese do te legalizohet ndonjehere atehere do te jete e paperfytyrueshme per ta qe te mbeten ne Serbi.
Sa per rajonet e tjera - Sanxhaku dhe pjesa hungareze e Vojvodines - nuk ka asnje shans qe statusi i tyre te ndryshoje vetem nese, sigurisht, te gjithe kufijte e Ballkanit dikur do te jene rregulluar, dicka qe (pothuajse) askush nuk e deshiron. Shume serbe besojne se pavaresia e Kosoves do te thote se kufijte e Ballkanit tashme jane rindare, sepse Kosova ishte teknikisht pjese e Serbise.
Megjithate, Kosova eshte njohur brenda kufijve qe ajo ka patur jo vetem si krahine serbe, por edhe si nje entitet ne te drejten e vet brenda Jugosllavise se vjeter. Shqiptaret e Kosoves argumentojne se ata nuk ishin nje republike me te drejten per tu shkeputur, si Kroacia ose Sllovenia, vetem sepse kur u hartua kushtetuta e fundit jugosllave ne 1974 ata ishin e vetmja pjese e atij shteti te cilin askush nuk e kishte imagjinuar se do te copetohej.
Dhe eshte kjo arsyeja perse nuk duhet thene asnjehere kurre ne politike. Pikerisht sepse dicka qe tani eshte e paimagjinueshme dhe padeshirueshme, nuk do te thote qe ajo mund te mos ndodhe.
Marre nga: BBC WORLD SERVICE