Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Monument i Skëndërbeut në Budapest

| E merkure, 07.12.2011, 08:31 PM |


Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Hungari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marre lajmin se në Budapest do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

 

Këtë lajm, Zonjës Topalli ia dha homologu i saj hungarez, Lazlo Kover, me të cilin kryeparlamentarja diskutoi rreth aktiviteteve të përbashkëta që të dy vendet do të organizojnë vitin e ardhshëm me rastin e 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, që perkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

 

Siç bëri të ditur kryetari i Parlamentit Hungarez, statuja e heroit kombëtar të Shqipërise, Gjergj Kastriot Skënderbeu, do të vendoset në një nga sheshet kryesore te Budapestit.

 

Skenderbeu, bashkë me Janush Huniadin, heroin e hungarezëve, njihet në historine e mesjetes ndër prijësit që luftuan kundër pushtimit të vendeve të tyre dhe të Europës perëndimore nga Perandoria Osmane.

Top Channel