Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zejdush Kastrati: Shtet njëpartiak!

| E hene, 05.12.2011, 08:58 PM |


Shtet njëpartiak!

 

Kush nuk ndëshkohet,nuk mëson kurrë.

(Proverb grek)

 

Nga Zejdush Kastrati

zkastrati@hotmail.com

 

Gara për të qenë  sa më afër, apo edhe për tu futur brenda PDK-së,Partisë, e cila për momentin, po qeverisë dhe sundon, me gjithë Kosovën,(me përjashtime të rralla)është një realitet, dhe një e vërtet shumë e madhe , që po shihet dhe vërehet gjithnjë e më tepër,dhe  nuk është për tu habitur, kur dëgjohen zëra, dhe opinione, jo vetëm nga  disa që  shkruajnë kolumne, e i bëjnë “hyzmetin” këtij subjekti, por këtë, po e thotë,  edhe vet lideri i PDK-së ,njëherit  Kryeministri  Thaci, i cili, nëpër vizitat që ka bërë, dhe po i bënë, nëpër degët e kësaj partie, në gjithë Kosovën, me rastin e 12 vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik, haptas dhe me krenari,  po trumbeton, se ky subjekt, si asnjëherë më parë “është unik dhe alternativë e vetme, për zhvillim të gjithëmbarshëm, të Kosovës, dhe padyshim , do të ketë jetë të gjatë si prijëse  në vend…” .

Ska dilemë,kur edhe  pas zgjedhjeve të fundit, që edhe  nga disa mekanizma ndërkombëtarë u quajtën” vjedhje industriale”,  PDK, rimorri timonin e të parit në vend ,lidershipi i këtij subjekti, i organizuar si kurr më parë, urgjentisht i parashtroi vehtes detyrë dhe  përpiloi e harmonizoi strategji shumë efikase, veprimi,  dhe me një  vigjilencë dhe zhdërvjellësi “futi në observim” gati gjithë opozitën, që fillimisht  arriti ta përqajë,  dhe në vazhdimësi,  u soll me te , si “i pasuri dhe lypësi”,dhe kjo ndikoi,  që deri më tash , jo vetëm ne Parlament, të realizojë gjitha synimet dhe qëllimet, por edhe në institucionet tjera,  e në veqanti në organe  ekzekutive,përkatësisht, aty ku  ndihet dhe verehet më së shumti, ndikimi dhe fuqia, e një partie,gjegjëisht, subjekti politik, i cili ka pikësynim, qeversijen dhe pushtetin por edhe kohëzgjatjen e asaj qeverisje.

Hiq ,zërin  e ndonjë mediumi, apo gazetari-e të vetëm,me zëvendeskryeministrin Kuqi në krye të këtij aksioni,mediat qofshin ato elektronike por edhe të shkruara , shumë shpejtë”u rahatuan” dhe ia futën”gjumit dimëror” dhe nuk është për tu habitur, kur pikërishtë, Z Kuqi, jo një herë, por disa herë, është deklaruar, se ata,(qeveria) nuk po i bëjnë presion medias, por ata  si qeveri, janë në hall,  për shkak të servilizmit të medias, e në veqanti të raportimeve  në superlativë  për(mos) punën e tyre…për cka sic tha një ditë(ndoshta në modesti), po  ky Zëvëndëskryeministër(i cili së shpejti pritet të bëhët përsëri i pari) nuk ndihet aspak komod, dhe nuk po i bëjnë  shërbim e nderë!

Sa i përket, edhe shoqërisë civile,me përjasht-ime të dy-tre individëve,mund të themi, se ky segment i  cili duhet të jetë  zëri i  demokracisë së mirëfilltë, kaherë është shpallur i “vdekur politikisht”,me cka, mund të  dëshmohet, edhe rasti i”Kipred-it”.

Eshtë  edhe ky një  fakt, dhe një dëshmi se PDK,si subjekt  me shumë militantë, pastaj disa “të guximshëm”e shumë ”patriotë”, por të organizuar mirë, dhe kuptohet, me mbeshtetje, edhe të faktorit ndërkombëtarë  por në veqanti, të organizimit  e strukturimit të brendshëm,nëse nuk ndodhin turbulenca eventuale, të cilat deri më tash, përkundër tentimeve, nuk rezultuan me sukses, dhe u eleminuan pa pasoja, që mund të reflektonin tek elektorati,PDK-ja,nuk ka kundërshtarë politik të cilët,  hë për hë,do ta rrezikonin apo eventualishtë,  në një të afërme të shpejtë, ti marrin pushtetin dhe primatin e të parit në vend, apo të një pushteti apsolut, që për momentin ka ky subjekt politik në këtë Kosovë.

Solucion i vetëm,dhe e vetmja alternativë që mund të shpresojnë disa nga opizita,apo ata që nuk e adhurojnë këtë subjekt politik,  është nëse ata, që e kanë pru dhe fuqizu në pushtet lidershipin e këtij subjekti,(që dihet kush janë) dhe që dihet, se, jo vetëm te ne,por në veqanti në tërë rajonin,  cdo parti politike  identifikohet me liderin,dhe nëse  pikërishtë, ata  e vlersojnë, dhe e  shohin si të harxhuar, dhe jo të dobishëm  e partner jo  të denjë, për të quar proceset përpara, apo për  ta qeverisur Kosovën, edhe më tej, atëherë mund të ndodhin ndryshime,dhe ate edhe  brenda natës.gjë që nuk mund të përjashtohet.

Megjithate, kur punët në teren,japin një pasqyrë krejt tjetër në raport me ndërkombëtarët, dhe falë kooperativitetit që  po tregon  Kryeministri  Thaci i cili punët  po i kryen perfekt, nuk mbetet të shpresohet shumë në këtë opcion.

Edhe kthimi eventual dhe   i shpejtë i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt nga Haga, dhe  lejimi i aktivizimit të tij në jetën politike, përkatësisht, në këtë subjekt politik,të cilit nuk i mungon guximi dhe vizioni, dhe mund të jetë sfidë e madhe për PDK dhe Thacin, e në veqanti  arritja e ndonjë kooalicioni parazgjedhor me LDK-në, e cila ka elektoratë,por i mungon struktura e organizuar udheheqëse që është defekti kryesor, me të cilin, po ballafaqohet, kjo parti ,është një mundësi që PDK-ja, të mos shpresojë, se nuk ka kush, t’ia prish, rahatinë, dhe t’i rrezikoj pushtetin.

Për shoqërinë në përgjithësi, e në veqanti për ate kosovare ,ndryshimet në kreun qeverisës,në këto rrethana , padyshim janë të  shëndetshme, si për demokracinë e brishtë,ashtu edhe  sa i përket edhe përgjegjësisë dhe pegimit të  shtresimeve  sa më të fuqishme partiake në institucione e ,që  ne shumë raste rezultojnë edhe me deformime e devijime  por edhe me diktat, sepse  një qeverisje e tillë, ka vetëm një emër- qeverisje  në shtet njëpartiak!

Zatën, tash për tash, kësaj rruge,pa pengesa dhe pa kundërshti të mëdha , po shkon PDK-ja, me në krye Hashim Thacin, Kryeministër  të Kosovës dhe lider të kësaj partie.