Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Demi: Festa mbaroi

| E hene, 05.12.2011, 08:58 PM |


Festa mbaroi

 

Nga Përparim Demi

 

Mbaroi festa, çfar na mbeti? U gëzuam sa deshëm dhe sa mundëm, ca i kujtuam dhe ca i haruam, ca i shamë dhe ca i lavdëruam. Flamujt, krejt u shitën, mbushën sheshet, rrugët, qytetet tona. I valvitëm si dikurë. U mbushëm bashkë me shpresë se do çilet kjo derë që rrugën e bashkimit na e kish prerë. Festuam fitoret, humbjet haruam. Festuam ditën, paçka se një shekull na u desh dhe prap se arritëm, atë që shqiptari ëndërroi, për të cilën luftoi. Festa mbaroi, fillon sezoni, viti festiv i mbarimit të shekullit të parë për gjysma shtetit shqiptar. Këtë vit shteti feston, populli këndon. Politikanët gatuajnë, populli paguan. Këtë vit partitë do luftojnë, do rrahin gjoksin, kush e kush pushtetin të fitoj. Gara e patriotizmit sapo filloi. Mbyllëm një faqe, hapim një tjetër, e kështu me rradhë historia s'mbaroi. Ca e bënë historinë, të tjerët e shkruan, e kush e lexoi, kush e besoi, komentet vazhdojnë pa mbarim. Gazetat kanë punë, shumë u cfilitën, shumë po mundohen, ”të vërtetën” na tregojnë, faqe për faqe e gërmë për gërmë, një e mbarojnë, një tjetër fillojnë. Sejcila të vetën, pa ç'ka se s'përkojnë.

Festa ishte kombëtare, prandaj shpresoja që dhe diskutimet të ishin po kombëtare. Në fakt gjuha shkoi tek dhëmbi që dhëmb dhe daullja ra sipas vëndit, shtetit, qytetit, fshatit. Skenat u mbushëm me personazhe të ndryshme, ca në Vlorë e ca në Tiranë. Të tjerë në Prishtinë, Shkup e Preshevë. Kush e kush të ngrej flamurin më lart. Ca nuk e prekën, dorën fshehën. Të kujdesshëm nuk e cekën thëngjillin që djeg. Menduan se të mënçurit presin, nuk nxitohen dhe nuk hidhen në zjarr.

Sot lexova katër shkrime dhe shumë komente që më ranë në sy. Ndërron jetë Leka I, e shtuna ditë zije kombëtare [i], A ishte Zogu mbret? [ii] dhe ”Vdekja e Zogut, Nexhmije Hoxha e Berisha përplasen për Abaz Kupin. [iii] . Në shkrimin tjetër, Berisha shpall të shtunën ditë zije kombëtare[iv] , thuhet se zoti kryeministër akuzon, aludon, se referndumi (1997) nuk u krye korekt, ishte një rebelim komunist dhe nuk mund të konsiderohet një çështje e mbyllur. Pra libri i historis së kaluar mbetet i hapur. Mbretër të ndalual, heroj të dëbuar, dëshmor të zhvarosur, kuklla mbajn në dorë. Unë, pa guxuar të shpreh opinionin tim për këtë problem të hapur/ të mbyllur, të historisë shqiptare, rri dhe mendoj  perspektivën – vallë, çfarë kahje do ketë?

Jam shumë kurioz të di se çfarë thonë ndërkombëtarët për këtë diskutim historik, publik, të mbyllur para 90-tës dhe të hapur më pas. Apo nuk ka të bëj me ta, nuk u intereson, kanë të tjera probleme si për shëmbull, të pajtojnë pozitën me opozitën, Salën me Lalën, etj. Sidoqoftë, pasi u lodhën aq shumë duke  na numëruan votat në Tiranë, kanë dhe ata të drejtë të thonë fjalën e tyre në këtë mes. Ne të tjerët, të parëndësishmit, të harruarit, të anashkalurit, të dëbuarit, çfarë të bëjmë, çfarë na pret, çfarë të shpresojmë? Po Shqipërinë, a do ta shohim ndonjëherë të bashkuar, të fortë, të bukur, të begatë?

A ka zot sot Shqipëria!

Do djelmosha në saraj,

Hedhin valle me lot e qajnë.

Një tabor me këngë në gojë,

Ecën para e mbrapa shikon.

Pra festa mbaroi, do bëjm si të bëjmë dhe pas kësaj ka jetë. Të tjera punë na presin. O burra të luftojmë, të hypim ne në majë! (Bukuresht, 01,12.2011)