Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kaloi në amshim meshtari i ipeshkvisë së Kosovës - Don Tomë Gjugja

| E enjte, 01.12.2011, 09:02 PM |


Don Tomë Gjugja, u lind më 04 prill 1955 në Velezhë (Prizren). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa teologjinë e studioi në Zagreb (Kroaci). Më 1987 u shugurua meshtar dhe si prift i ri shërbeu si kapelan në Stubëll, pastaj ishte famullitar në Peshter (1989-1994). Në vitin 1994, shkoi në Shqipëri dhe aty mbeti famullitar deri më 2001, duke shërbyer në Gramëz dfhe rrethinë. Pastaj, për dy vite ishte famullitar i Bizës, duke shërbyer edhe filialet kishës së Shën Pjetrit në Fushë Drraç, kishës së Shën Vlashit në Drraç dhe atë Shna Ndout në Kep të Rodonit, ndërkaq në vitin 2003 u transferua në Durrës si ndihmës famullitar. Që nga viti 2005 kthehet në Kosovë dhe shërben deri në vitin 2007 si ndihmës famullitar në Bishtazhin, duke patur në kujdes edhe filialin e famullisë së Becit, në Janosh. Nga vitin 2007 ishte ndihmës famullitar në Shenjtëroren e Zojës në Letnicë.

 

Vdiq papritmas më 30. 11. 2011 në Letnicë (Viti). Varrimi do të jetë me datën 2 dhjetor (e premte) në Velezhë të Prizrenit, në ora 11.

 

Zyra për informim e Ipeshkvisë