Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim M. Nengurra: U themelue ''Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krjuesve Shqiptarë në Norvegji''

| E merkure, 30.11.2011, 09:00 PM |


 

U THEMELUE " LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË NORVEGJI "

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Pikrisht në 99 vjetorin e Shpalljes së Mvetësisë së Shqipnisë nga pushtuesit osmanë dhe diten e Flamurit, një grup mërgimtarësh shqiptarë në Norvegji me në krye z. Imri Trena dhe Selim Nengurra (ish Hasanaj) ia arrijtën t’i bashkojnë një numër të konsiderueshëm shkrimtarësh, publicistësh, artistësh dhe krijuesish të tjerë shqiptarë në Norvegji dhe tue fillue nga ora 18.30 ata filluem mbledhjen për formimin e një subjekti krijues shqiptar në Norvegji. Në një atmosferë fantastike, festive për hir të Dites së Flamurit dhe Mvetesisë së Shqipnisë nga pushtuesit osmane më 1912, por edhe pse të pranishmit kishin marre me seriozitet idenë dhe propozimin që kishin ba zotnitë Nengurra-Trena, të pranishmit unanimisht, mbas diskutimeve të nivelit intelektual, ku përdorej një fjalor me një kulturë vertetë krijuese, me aklimacion zgjodhën kryesinë e Lidhjes, që asht me këte përbamje: z. Imri Trena kryetar, zonjusha Fikrije Bylykbashi nënkryetare, z. Selim Nëngurra sekretar dhe zonja Nazire Jaha arkëtare.

Si model për ta formue Lidhjen zotrinjet Trena  - Nengurra përdorën statusin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve shqiptarë në Gjermani, si dhe ate të Klubit "JERONIM DE RADA" nga Ferizaj. U diskutuen pikë per pikë secili nen i statusit dhe me disa plotsime, tue iu përshtatë kushteve në Norvegji, ai status u aprovue. Të pranishëm ishin 32 vetë antarë, dhe një numer i konsiderueshem mysafirësh. Krijuesit lexuen secili nga diçka nga krijimet e veta dhe banë prezantime të shkurta biografie, mbasi shumica shiheshin mes tyne për herë të parë. Kishin ardhë nga qytetet Oslo, Dramen, Sarpsborg, Ski etj, etj.

U dalluen me vargun e tyne z Ramiz Kuqi, z. Avni Agushi, zonja Myrvete Mehmeti, z Imri Trena, z. Selim Nengurra etj, etj.

Kryesia do angazhohet për ta regjistrue Lidhjen te organet e shtetit dhe ta bajë legal aktivitetin e vet, aktivitet ky që do të jetë i perkushtuem kryesishtë në prezantimin e kultures shqiptare.