| E hene, 25.02.2008, 08:06 PM |
Emocion përmes maktheve ngjyrash të ftohta dhe Evash të epshme
Nga Albert Vataj - Zemra Shqiptare Ekskluzive
Vështrim mbi pikturën e Gjovalin Pacit, penelit të salloneve aristokrate
![]() |
| Gjovalin Paci |
cilave kemi mbetur gojëkyçur, pa fjalë, të dyzuar, por mrekullit të përfshirë. Loja me format nga tabloja në tablo, në çdo pjesëz të së tëres hidhet për të mbetur ajo që perceptim pas perceptimi të rrëfen një realitet të ri, një gjëndje, e cila të është fshehur më parë. Në përgjithësi koloriti i kësaj kreature estetikisht të përkorë, nuk ka gjasa të na ofrohet përkundër dëshirave dhe afshit që të ysht të gjendesh para një pikture. E kenun për të mos ju gjunjzu asaj që duam, ajo është për më shumë, për të joshur më të thellat dhe më të naltat shije dhe kandje. Shumë syresh do të ngrysen para një larushie të ftohtë ngjyrash dhe formash të një pjese të punëve të Pacit. Ata thjeshtë do të kundrojnë, do të sorollaten dhe do të rikthehen rishtaz, do të tendosen në fortësinë e pasqyrimit dhe ndjesitë e tyre do nisin sakaq të kapin sinjale dhe të perceptojnë reflektime, deshifrimi i të cilave ngjet rëndom tek mistikja, natyra që piktori ka vendosur të kumtojë. Atë që do ta quante si të përbashkët të punëve të tij, Paci do të veçonte mbizotërimin e toneve të errëta dhe një lloj ndriçimi i fuqishëm që zbret nga maja e një mugëtire që krijohet nga poshtë. "Është një lloj frike që të krijohet kur bie muzgu, nata, drita e fortë dhe errësira gjithmonë krijojnë një kompleks mistik", saktëson ai. Tjetërçka që beh para kureshtisë është një risi, nëse mund ta quajmë atë të kodeve. Simetria korrekte e vendosjes së gërmave, jo në sinkron alfabetik, që qarkojnë kryesisht nudot e dëngura në epsh e sharm, sipas tij përfaqësojnë diçka, një fenomen a një dukuri jetësore dhe ajo që përfaqëson e gjithë puna në tërësinë e saj. Është një ndërthurje mes strukturës së prozës, të muzikës në pjesën abstrakte dhe të figuratives në siluetën e vajzës. Nga një tridimension, ai vjen me një tridimension tjetër, më të drejpërdrejtë, më përfshirës, më domosdo për joshjen e yshtjeve frelëshuara estetike.Si për të mos mbetur i plotesuar si deri më tash me telajon, ai kushtron duke përftuar instalacionin në këtë qasje të shpaluarit të gjithë asaj larushie fëshfëritëse, e gjithë atij dufi gurgullues që kaplueshëm kërcën hop nga një realitet në tjetrin, nga një strofkë në një univers. Do ta quanin të makthshme, atë që piktori në këtë hop orvatet të përplotësojë tërbimin e vet me "shtëpia e artistit". Sipas tij, kurrçka tjetër nuk përçon veç ngasa realiteti përqarkon, si artistin e gjithsekënd tjetër rrethekrah. "Është artisti i rrethuar prej mijëra e mijëra ngjarjeve, guxon të deshifrojë këtë panoramim sendesh dhe mjetesh, ku futen për shembull: lajmi, moda dhe të tjerë elementë që artisti i përjeton në mënyrë shqisore ose të padukshme. Mes tyre është artisti, në rastin konkret piktori, i cili qëndron mes ca gurëve e ca tubave; një moment thotë, jam i madh, një moment thotë jam i vogël e një moment thotë, jam i mesëm. Pra është ideja e njeriut në formim e në plotësim e sipër". Sakaq ai udhërrëfen kundruesin, i cili duke u gjend i hutuar në një kryqkalim drithërues, kjo do ta hopte më tej në të tjera labirinthe magjepsëse të deshifrimit të kodeve të Pacit dhe flirtimit me Evat e dlira të mëkatit të zanafillës. Gjithseçysh, ajo që është e Pacit është e tij, dhe kurrsesi s’ka si të jetë e tjetërkujt. Enigmatike, misterioze, e ngurtë, muzikale, drithëruese, e epshme e gjithëçka tjetër që sekush që gjëndet para punëve të tij munet me ndje, me përceptu, e me i dhan njasaj gjëndje nji lloj tagri a një emërtesë. Përsfundit të gjërave, duhet më u kujtu edhe nji përkujdesje që duhet me e ysht gjithsekënd, është, se nëse kjo pikturë nuk ju thotë kurrgja, e më së shumtu nuk ju jep kurrçka, kjo nuk don me thanë se ajo s’ka gja me thanë, e me dhanë, por ju sjeni i mujtun, për me ndigju atë çfarë ajo thotë, dhe me marrë ma të naltin emocion, të cilën ajo është gati me e dhanë.
Per tu njohur me disa nga veprat e piktorit te madh, mjeshtrit Gjovalin Paci, klikoni Ketu