| E diele, 27.11.2011, 09:00 PM |
NË NJËQINDVJETOR-NJËQIND VLORA NË VLORË
Nga Dibran Demaku
28-Nëntori është data më e ndritshme dhe më krenare në historinë e krejt kombit shqiptar.Me 28-Nëntor të këtij viti shqiptarët kudo ku ndodhen fettojnë Nëntëdhjetenëntë vjetorin e Pavarësisë.Dhe fill pas këtij festimi fillon numërimi për Festën e Madhe-Njëqindvjetorin e Pavarësisë.Ditë pas dite dhe orë pas ore shqiptarët kudo ku ndodhen duhet të përgatiten që Festen e Madhe Njëshekullore,Njëqindvjetorin e Pavarësisë dhe ta festojnë në mënyrë sa më madhështore .Themi kështu pasiqë gjenerata e tashme është me fat sepse do të marrë pjesë dhe do ta këtë Festë të Madhe.Dhe në Fetën e Madhe kanë hise dhe duhet të marrin pjesë të gjitha trojet e Etnikumit shqiptar.Qeverisë së sotme shqiptare apo Këshillit organizativ historia ua dhuroi këtë fat që ta organizojnë Manifestimin për Festën e Madhe,andaj besojmë dhe shpersojmë që ata do të dinë to organizojnë në mënyrë madhështore dhe si më së miri.
28-Nëntori dhe Vlora janë një binom i shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar.Dhe ato do të mbesin të tila për jetë të jetëve…
Vlora heroike…Vlora historike…Vlora e Flamurit…Vlora e Pavarësisë…Vlora e Iamail Qemalit…Vlora e Lirisë…Vlora…
Nuk e di nëse ndonjë qytet në botë eshtë pagëzuar më shumë se Vlora…Nuk e di se sa goca sot në Shqipëri e mbajnë me krenari këtë emër,por e di se në Kosovë numri i tyre është me qindra e mbase me mijëra…Vetëm autori i këtij shkrimi i njeh mbi pesëdhjetë gra e vajza shqiptare të Kosovës me këtë emër të madh…me emrin Vlorë…Andaj autori i këij shkrimi e ka një propozim:Në njëqindvjetorë-Njëqind Vlora në Vlarë…Do të ishte mirë që këshilli organizativ i Festës së Madhe kombëtare-Njëqindvjetorit të Pavarësisë,përveq të ftuarve të tjerë të ftonte edhe njëqind gra e vajza të Kosovës që e bartin me krenari emrin –Vlorë.Ato gra dhe vajza të Kosovës do të zbritnin në Vlorë dhe do të festonin me gjithë të tjerët Festën e Madhe.Mbase pjesëmarrja e atyre grave dhe vajzave do të ishte simbolika më domethënëse e Festës…