| E diele, 24.02.2008, 06:17 PM |
SIRENA
Nga Suzana Kuqi
![]() |
Suzana Kuqi - Firence, Itali |
- o -
Ai veshtroi oren, ishte vone. E pastaj? Kush e priste? E shoqja ishte ne gjume dhe ai po te kthehej nuk do te bente gje tjeter vecse do t'i bezdiste ato enderra te bukura e fantazioze me ate tjetrin.Tjetri tani hynte edhe ne enderrat e saj, per kete ishte i sigurte. A nuk ja kish vene re ate nenqeshje te paqte tek flinte , qe i ndizte ate deshire te cmendur per ta zgjuar e per t'a sjelle prane vetes ate shpirt te geuar per te ngrohur naten e tij...Por pastaj ai zgjim agresiv e ajo drite aspak mikpritese ne syte e saj e detyronte te kthehej ne anen tjeter duke mermeritur neper dhembe dicka qe ngjante me nje me fal. Ai e donte ende te shoqen.E kish dashur qe ne momentin e pare qe e kish pare.Ishte marosur pas saj.Po tani, ku e kish humbur valle, ku kish gabuar?Ne ç'moment i rrembyer nga punet e mendimi per te fituar dy leke me shume nuk e kish vene re se ishin zbehur ato te qeshura e perkedheli ? E per me teper nuk i kishin bere me perhtypje e nuk kish vene re as edhe kur nuk i kish me.
- o -
Ate buzeqeshje te bukur qe e priste me deshire tek dera , ate shkelqim sysh , i kish humbur.Ajo ishte aty qe e priste cdo dite,e sjelleshme e matur por nuk …ishte e njejta. Ate nenqeshje te embel ja shihte vetem ne gjume por nuk ishte per te. Hapi shishen e konjakut dhe e rrekelleu.Bashke me te nxehtet e embel te alkoolit ndjeu bukurine dhe magjine e kesaj nate.Sa do te donte ta kish prane kete cast.C'nuk do te kish dhene.Papritmas desh u perplas me dike qe ish ulur ne breg. Nje grua me fustan te ngritur qe nxirrnin ne pah nje pale kofshe te lagura qe nen shkelqimin e argjendte te henes ju duken shume te bukura. Kembet nuk dukeshin .Ajo qendronte kerrusur dhe floket e gjate i fshihnin fytyren dhe zbrisnin siluetes se saj te holle . Ish grua apo sirene. U ul prane .
- Mirembrema sirene - i tha duke i zgjatur shishen.
Ajo ktheu koken e çuditur per te pare se kush ishte ky burre i panjohur e i pashem prane saj.Papritmas vuri buzen ne gaz.
- Mirembrema Princ!-
Ai qeshi.
- Mos te te genjeje mendja ,-ne çast i kaloi rrufeshem mendimi se mos ishte prostitute,- nuk jam aq i pasur sa nje princ.- ne çast u pendua pasi ai kish nevoje per nje shoqeri kete nate qofte dhe te nje prostitute,te degjonte nje ze, dike qe t'i buzeqeshte …
- Sa per kete dhe une nuk jam e bukur si sirene- u pergjigj ajo duke qeshur e duke rrekellyer shishen, e ai tek ndiqte me sy lengun e praruar qe derdhej ne gojen e saj befas u ndie mire. Kish gjetur nje shoqe, nje mike, nje shpirt te trazuar qe ish prane tij e ç'donte me shume. Nata ja tek ishte me magjine e saj ,kish prane nje sirene e ai ishte princ.Tek ajo ngriti perseri shishen i ra ne sy unaza e saj.
- Pra ti e ke nje princ ?!
- E kisha, nuk eshte me.
- Me fal , nuk doja te te lendoja.
- Jo, nuk eshte ashtu siç mendon...Eshte bere mbret, ndersa une ne vend te mbretereshes jam bere...Ah shoh se edhe ti e ke nje princeshe- qeshi ajo duke i bere shenje nga unaza e tij.
- E kam humbur- tha ai duke ngritur doren e veshtruar unazen nen driten e henes.
- Me vjen keq.
- Mua gjithashtu - ai i zgjati paketen e cigareve. Tymosen ne heshtje, ne nje heshtje ku pa folur ke thene me shume se po te flasesh.Pastaj ai e theu:
- Nga ç'ane e detit vjen ?
- Jo nga thellesia, nuk me ka pelqyer kurre.
- Po nga ?
- Nga valet, atje ku puthin ajrin, ku diten lyhen me diell e naten me hene.
- Po kur ka stuhi?
- Atehere po, fshihem ne thellesi.
Ai qeshi e bashke me te dhe ajo.Kjo loje fjalesh ishte eksituese e qetesuese njeheresh,siç ishte dhe tingulli i zerit te saj dhe ai falenderoi perendine qe ja kish sjellur prane.
- A din te notosh?
- Valle ke pare sirene qe nuk din?- Ajo filloi te zhvishej dhe ai ndjeu ne ajrin e nates aromen prej gruaje qe leshonte trupi i saj dhe ndjeu se magjia po prishej, ai nuk kish nevoje per kete dhe u be gati te ngrihej.Po ajo e kish harruar . Hoqi fustanin me levizje te thjeshta, u ngrit dhe e leshoi atje pa e çare koken se ra ne uje , hyri ne det. Ai e veshtronte me goje hapur, levizjet i kish te hijeshme, te lehta , dukej vertet si nje sirene,por nje sirene e trishteshme. Ajo u zhyt ne uje dhe ai e humbi nga syte. Ku eshte mos po mbytet?Jo, a mund te mbyteshin ato?Me e keqja qe mund te ndodhte ish te kthehej ne pallatin mbreteror te babait te saj ose te kthehej ne shkume valesh, çmim ky per zhgenjimin qe i kish shkaktuar princi si ne ate perrallen e vjeter e te bukur...
Ai kish thare shishen dhe e po ndizte cigaren e fundit te paketes. Tashme ajo kish ikur dhe ai e kish harruar.U ngrit te ikte dhe kembet i hasen fustanin e saj.Mos kam pare enderr valle apo ishte...Jo ai ishte vetem nje fustan, ajo tashme kish ikur , e kish lene. Dhe papritmas ai u ndie keq, i vetmuar. Nje princ i pasur qe kish tere bukurine e madheshtine e kesaj nate , kish yjet qe i shndrinin ne qiell, hena qe e ndriçonte dhe lyente mbreterine e tij ne argjend, valet qe i kendonin dhe e pershendesnin embel por nuk kishte ate qe do t'i jepte kuptim tere ketyre. C'vlere kishin pa ate? Gjithe pasurite e botes nuk vlejne kur je i vrare ne shpirt e i vetmuar , tek nuk din se ku te shkosh e rri ngulur aty e pret. Cfare valle? Befas dalloi nje siluete te ngrihej nga siperfaqja e ujit, e holle e delikate qe zbulohej ngadale e hidhte tej valet perkedhelese, ja supet, beli , vithet.Levizjet ishin te hireshme e ai pati pershtypjen se nuk ecte po rreshqiste duke u lekundur dhe mendimi se valet mund te zbulonin nje bisht te argjendte ne vend te kembeve e beri te buzeqeshte.Por jo ishin nje pale kembe te praruara nga drita e henes qe ecnin te pasigurta dhe ai mendoi se po aq te bukura e te pasigurta do te kishin qene kembet e sirenes kur mohoi bishtin per tu bere grua , si ajo qe po vinte drejt tij duke mbartur ne supet lakuriq tere poezine e bukurine e jetes.Nje ndjenje e papercaktuar dashurie dhe dhembshurie i mbushi shpirtin dhe deshira per ta marre ne krahe e per ta mbrojtur e ngushelluar ju be paduruese. Beri drejt saj por uji qe i lagu kembet sikur e solli ne vehte. Nuk ben, nuk duhet, ik, ik sa me pare...Por vuri re se ajo dridhej e tera nga lodhja e te ftohtit e pati pershtypjen se do te rrezohej nga çasti ne çast. Hoqi kemishen e tij, ju afrua e mbeshtolli me te supet e saj e tek ndjeu fergellimen e tyre e perqafoi. Ajo nuk kundershtoi, u peshtet pas kraherorit te tij . E rrembeu ne krahe dhe doli nga uji.Sireneta ishte kthyer, valet e detit le te prisnin, tani per tani kishin mjaft shkume te bardhe...
- o -
Drita e agimit,ajo drite e bekuar e atij casti magjik kur nata si nje dashnor i embel e i betuar ne nje dashuri te pamundur e te perjeteshme puth te dashuren e tij , diten e re qe vjen e mbushur me padurim, gezim e nostalgji e etheshme per te mos humbur ato pak momente qe ka per te shuar mallin me te dashurin e saj e zbras me delikatese dhe e kujdeseshme rrezet e saj per te mos e debuar, e per te mos e lenduar e vrare shpejt, megjithese e din se ai do te vdese gjithsesi, siç vdiq ajo nje nate me pare, por u rilind me shpresen per ta pare, siç e din se neser ne mengjes do ta prese prape aty, i ri , i paduruar , i dashuruar...Kjo drite e madherishme e atij çasti lindje, dashurie dhe vdekje qe perseriten pambarimisht e qe shpreh njekohesisht gezim, dashuri, ekstaze e trishtim, e bukur deri ne mallengjim binte ne fytyren e atj burri te panjohur duke e bere aq fisnike sa asaj ju duk me te vertete si princi i perrallave.Kush ishte valle ai njeri? Cfare donte ajo aty? Ju kujtua qe naten e shkuar e kish quajtur sirene.I erdhi per te qeshur, por nuk qeshi nga frika se mos e zgjonte. Vertet mund te ishte edhe princ, por nuk ishte i saji.Mblodhi rrobat e saja dhe para se te largohej u perkul dhe e puthi lehtas mbi balle.Rruges per ne shtepi hapin e kish te lehte e mendimet i çeleshin me çeljen e dites se re e te bukur.Nje fllad i embel i perkedheli floket e fytyren dhe i ndezi shpresen se ajo do ta gjente perseri princin e saj te burgosur nen korracen e puneve e rutines se perditeshme , do ta çlironte e do ta gezonte per tere jeten.Do ta bente patjeter. A nuk kish qene dhe ajo dikur nje sirenete qe kish braktisur thellesine e oqeaneve te endrrave e shpresave te saj per dashurine e tij...
- o -
Rrezet e ngrohta te diellit dhe zhurma e plazhisteve e zgjuan. Ndenji disa minuta duke vrare mendjen se ç'donte aty dhe nuk ndodhej ne zyre ne ate ore.Filloi te kujtoje naten e kaluar,kur kishte dale nga bari i dehur,dhe me nje shishe konjaku ne dore dhe kish ardhur aty, dhe pastaj nje grua me pamje sirene qe dilte nga deti qe ai e kish perqafuar, e kish marre ne krahe dhe e kish prure aty ku ... Po pastaj c'kish ndodhur? Atij nuk i kujtohej mire pasi siç duket kish qene nden veprimin e avujve te alkoolit, por ishte i bindur se kish qene nata me e bukur e jetes se tij edhe sepse nen driten e forte e vezulluese te diellit qe te kthen ne realitet, pak e nga pak figura e saj vinte e zbehej e prej saj nuk kishte as edhe nje shenje, ish zhdukur, kish avulluar, por a kish ekzistuar valle? E cfare pastaj, edhe sikur vetem te kish fantazuar ç'rendesi kish.Ajo qe kish rendesi qe se naten e kaluar ai ishte ndier princ dhe kish takuar nje sirene.Per nje nate, kur ai kish nevoje per te.Por tani nuk kish me nevoje per te , ai kish princeshen e tij qe dikush tjeter donte t'ja rrembente.U ngrit ne kembe , u perkul per te marre kemishen e tij qe ndodhej pertoke e zhubravitur dhe me njolla te bardha kripe deti te thare ju fanit perseri sirena dhe zeri i saj: Mirembrema princ!
- o -
Ai nuk u kthye me ne ate vend. Tashme e kish fituar serish zemren e gruas se tij dhe kujdesesh te mos e humbiste prape.Kujtimi i asaj nate te magjishme u zbeh dalengadale derisa u shua krejt dhe ai e harroi.Ish i dashuruar pas se shoqes , pas atyre syve qe shkelqenin kur e shihte,pas atyre buzeve qe e puthnin e i peshperisnin fjale perkedhelie kur vinte i lodhur nga puna, pas zerave gazmore te femijeve e i preokupuar ndaj problemeve te tyre te moshes.Jeta familjare nuk linte shume kohe, por ate qe i mbetej ja kushtonte asaj. Dhe ja ku ishin nje nate te ngrohte vere tek shetisnin bregut te detit dhe ajo plot gaz e humor i tregonte se si kish zbuluar se vajza kish rene ne dashuri me nje djale.Ecnin perdore ,si dikur kur kishin qene te rinj,dhe ai perpinte cdo fjale qe dilte nga buzet e saj kur papritmas u perplas me dike qe ecte prane dhe degjoi nje :Ah! Ish nje grua qe ecte prane nje burri, edhe ata te kapur perdore dhe ai u kthye per te kerkuar te falur, dhe ngriu.Si nje shkendije,trurin ja pershkoi nje kujtim i fshehur thelle siç fshihet nje gur i çmuar e i vjedhur qe nuk don te ta shohe e zbuloje kush.Nden driten e praruar te henes ,ajo siluete e hireshme gruaje , ato floke te gjate dhe ato supe krenare...nuk kish me dyshim ishte sirena e tij. Shikimet ju kryqezuan dhe ndjeu zemren t'i rrihte me rrembim.Te ish valle ajo? Ajo vuri buzen ne gaz si e zene ne faj pa thene asnje fjale e ai e ndoqi me sy tek peshteti koken pas supit te burrit dhe u larguan ne drejtim te kundert.
- E njeh ate grua ?- degjoi ta pyeste e shoqja me kersheri.
- Jo-, tha prere ai- por m’u duk sikur e lendova ne sup.
- Lere fare- qeshi ajo,- do ti kete kaluar.
Megjithate ai ktheu edhe nje here koken per ta pare per here te fundit.Nje ndjenje malli per nje cast humbjeje, magjepsjeje e fantazie te çmendur e pushtoi te terin. T'i shkonte pas, ta pyeste kush ishte, ta kerkonte, te degjonte se si e kish patur hallin ate nate dhe se a ishte e lumtur siç ish ai... Por jo, me mire jo, do te shnderrohej ne nje grua te zakonshme e kujtimit te tij nuk do t'i mbetej asnje grimce magjie.E fundja sirena tashme kish princin e saj dhe ai...shterngoi fort doren e gruas .
..."Te faleminderit sirene" mendoi ai duke ja besuar mendimin ajrit te vaket me shprese se do t'ja percillte asaj.Dhe nuk u cudit kur ne eterin e nates nen buzeqeshjen e praruar te henes degjoi zerin e saj : " Te faleminderit princ i huaj"
Imperia, korrik 2007