Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Tahir Bezhani

| E shtune, 26.11.2011, 06:54 PM |


Tahir Bezhani

 

 

JE BRENGË

 

Kosovë,

Varr i shpirtit tim,

Pëlhurë e qëndisur

Me varre e lapidarë

 

Egërsirat  ulurojnë

Donë  të copëtojnë

Pjesët e  trupit

Mërdhirë ne acar

Kjo botë është e çmendur

Prapë  bëjnë pazar!....

 

 

BUZËQESHJE  ME FIGURA

 

Pas mes natës

Vonë,

I vetmuar në dhomën time

Buzëqeshi me figura

Këndeve të dhomës

Gëzim i vuajtur

Më hedhet në përqafim

Përkëdhelje fantastike

Vijëzime të çoroditura

Protagonistë të plehrosur

Mes rreshtave ,

Mendimet kacafyten,djersiten

Pagjumësi e trenuar

Më dridh nervat

E unë,

Iki me vrap kali

Ngushticës së errët

Ndjell ëndrrën

T’kurrem në vetminë e plasaritur

Me ndjenjë dashurie....

 

Gjakove,

15.11.2011

03:00

 

 

Lëkura ime

 

E kriposur

Mbi gjashtdhjet vite

Ushton  zëshëm

Në rrathët e tupanit

Kur mësuka e godet

Ahengjeve akull zemre

Në përcjellje dhimbje

Ditëve të zhurmshme

Kotësie...

 

Lëkura ime

Moti ushton

Dalldisur vajeve

E  nuk pëlcet!.....

 

Korrik,2011

Gjakove