| E shtune, 26.11.2011, 04:55 PM |
Mustafë O. Hoxha
Njerëzit e mirë
Kam shumë mall
të takoj
njerëz të mirë
me shpirt dlirë.
Njerëzit e mirë
më mbushin
shpresë, gëzim
shpirtin tim.
Njerëzit e mirë
rreze mëngjesi
hije e madhe
e përjetësie.
Pranë njerëzve
të mirë
edhe fëmijët
ndihen të lirë.
Kur më përfshinë
mërzia
njerëzit e mirë
janë terapia.
Njerëzit e mirë
janë të mirë.
Janë të mirë
se janë të lirë.
Njerëzit e mirë
M’i ka ënda
shpirt të bardhë
kanë brenda.
Si janë brenda
Janë kur i shikoj
lum kush
t’i takoj.
të gjithë
gëzohemi,
ndihemi të lirë
pranë njerëzve të mirë.
Vraponi pas
njerëzve të mirë
nëse doni
të jeni të lirë.