| E premte, 25.11.2011, 09:28 PM |
Thanas Todhe
DITARI I NJE EMIGRANTI
Nje mpleksje qe koha e ka bere komp
Me qytetin e vogel Vonitsa ,perballe Prevezes ,ne detin e mbyllur Amvrakos,u miqesova shume pasi me ra rasti te shkoja disa here.Po te mos kishte detin dhe keshtjellen e bukur mes pishash mbi koder, do t'a krahasoja ,per shume ane te ngjashme me Permetin tim.Kish ,perafersisht,po aq banore te cilet ndryshe nga kudo ne Greqi ,flisnin me ze te larte,te qete ne aparence por plot thashetheme ne brendesi.Kete e dalloje sidomos kur miqesoheshe dhe hyje ne biseda intime.Shumica mereshin me bujqesi dhe peshkim por kishte jo pak, qe i kishin besuar jeten turizmit. Qe pjese e pellgut te Nikopolit te lashte,vetem 15 km larg Prevezes dhe 20 km larg ishullit te bukur te Lefkadhes.Ka mundesi te bente pjese ne zoterimet e Ali Pash Tepelenes dy shekuj me pare dhe aty gjeje plot familje nga Arta ,Suli e Cameria.Te gjitha keto munda t'i mesoj nga ndonje bisede me vendasit,por kryesisht nga punedhenesi i im vendali.
Ishte java e madhe e pashkeve dhe u befasova nga festimet qe u zhvilluan,nga solidariteti e ndihma per njeri tjetrin qe keto festime te shkonin sa me mire. Me hyrjen e javes ne qender te qytetit u ndez nje zjarr i madh qe nuk do te shuhej per asnje cast deri diten e festes te se dieles.
Ne pasditen e se martes ,ai qe do te qendronte per gjithe naten roje tek zjarri ,ishte barba Micua,komshiu i objektit ku punonim,qe pothuaj e kishim gjithe kohen mbi koke duke mos pushuar se foluri.Nderkohe qe shoket e mij shkuan neper shtepi,une preferova te shoqeroj barben.Zjarri ishte prane nje rrapi shekullor perballe kishes.Ne ane te kundert ishte kafeneja e barba Stathit,plot per plot ato dite.Aty u ulem duke porositur uzo dhe meze me sardele.Biseduam per festen e pashkeve,per punet ne ndertim e bujqesi,per peshkimin dhe punet e bashkise e te kryetarit qe thoshte se e kish mik per koke.Dalngadale biseda po spostohej drejt historise.Me tha se kishte prejardhje nga Suli,nga Zalogo e famshme e vajzave trimeresha qe per tu shpetuar ndjekjeve te ushtareve te Ali Pashes, u hodhen nga shkembi duke vallzuar.Fliste e fliste pa pushimpor une po tregohesha i rezervuar per t'a ushqyer me tej kete bisede.Ne te tilla raste debati eshte si thika me dy presa.Mund te t'i mireprisnin ,fjalet,sygjerimet por mund te gjeje dhe belane.Kudo gjendeshin antishqiptare fanatike qe zmadhonin per te keq cdo fjale.Por sic duket nxehtesia e zjarrit,qe harinte deri tek kafeneja dhe zjarlleku qe te jepte uzua perbrenda sikur me hapen gojen.
---Pra ti barba thua se je suljot,d.m.th shqiptar.....
---Degjo djale..Nuk eshte e thene qe po te jesh suliot je pa tjeter shqiptar.Une e kam origjinen nga Suli,te paret e mij i perzuri Ali Pasha(barba kishte qene ca kohe n/oficer dhe ne te folmen e tij dallohej nje fare toni dhe disipline ushtarake).
---Pranohet nga te gjitha rrethet historike dhe shkencore edhe ketu se suliotet ishin shqiptare ashtu sic ishin shqiptare edhe camet e myslymanizuar---nderhyra.
---Aty qendro u hodh sakaq barba qe sic duket i kisha dale ne shtegun qe kerkonte---Suliotet nuk i u neneshtruan Ali Pashait ,jo se ai ishte shqiptar,por se ishte pasha i perandorise osmane.Ajo lufte e ndau perfundimisht Sulin nga Turqia dhe bashkepuntoret e saj shqiptaret e myslymanizuar...camet.
---U mundova t'a nderprisja por ai zgjati doren dhe vazhdoi te fliste e fliste pa pushim."Po ky" thashe me vehte"tani e gjeti te me shtjelloje varjantin e tij mbi historine e Sulit dhe te Camerise.Eshte nje teme delikate qe asnjehere nuk kam dashur te debatoj apo polemizoj;e para per shkak ta statusit dhe vendit ku jam dhe e dyta per shkak te informacjonit jo te bollshem qe kisha.Ne pjesen me te madhe te jetes sime gjate komunizmit te dhena te detajuara per camerine pothuaj se nuk egzistonin.Por ligjerata e gjate e barba Micos má imponoi kete duke me shtuar kureshtjen per te pare deri ku harinte mendimi qytetar i ketyre aneve per kete ceshtje.Ishte nje pjese e madhe e shoqerise greke,sidomos ne veri,qe me ose pa deshiren e tyre ishin perfshire ne vorbullen e nje debati te tille ,qe ndonse ne siperfaqe nuk dukej,ne brendesi ziente.Kjo ndoshta eshte edhe arsyeja qe shume ne cameri e sul (ashtu si edhe barba) e injorojne prejardhjen shqiptare.
---Pra sipas teje--shtova --edhe gjate luftes se dyte boterore kemi te njejten perplasje?
---Po ,pasi camet ashtu si u bashkuan me turqine,u bashkuan edhe me gjermanin.Por kete rradhe suliotet kishin nje shtet te fuqishem si Greqia........
U mundova t'i shpjegoj se ishte naivitet te mendoje se perzenia masive dhe masakrat e kryera ndaj grave dhe femijve,te kishin lidhje vetem me perkrahjen qe ndonje familje apo edhe nje fshat i tere i kishte dhene nazizmit.Gjeneral Zerva ishte pjese e nje shteti me synime te qarta dhe jo suliot qe pas 150 vjeteve u hakmor kunder myslymsneve came sic mundohej te me shpjegonte barba. Kjo me dukej si nje strategji e heshtur dhe e pranuar nga te gjithe sikur suliotet dhe camet nuk i perkisnin te njejtes prejardhe ethniteti,prandaj nuk mund t'a ushqeja me kete bisede.Kudo ne Greqi ,por me shume ne zonat veriore ,me gjithe respektin qe kane per ne shqiptaret,eshte shume e veshtire ne mos e pa mundur te perfshihesh ne debate per ceshtjen came.Prandaj preferova me mire t'a mbyll kete bisede,duke i kerkuar leje te largohesha pasi te nesermen isha perseri ne pune.Me shoqeroi nje cope rruge duke kaluar ne biseda te rendomta e plot shake ,qe duhet thene se i ujdiste bukur.U drejtova ne dhomen time ne hotel Bel Mare duke kaluar mes per mes shetitores se bukur.Deti nen ndricimin e henes kishte mare ngjyren e argjendit.Djathtas ne thellesi ,pas ishullit te vogel varkat e vogla kishin dale per peshkim.
Te nesermen kur isha duke punuar,barba u cfaq pa pritur dhe me hodhi doren ne qafe,sikur te takonte ndonje mik te vjeter.
---Sot do te te qeras une ,se dje pagove ti dhe me bereme turp.
---Sot kam planifikuar te bej nje vizite ne Lefkadhe.
---Shume mire,do te shkojme bashke, nje gjysem ore eshte.
Dhe ashtu vendosem.Pasi bera nje banje dhe hengra dreke ,ora pese n'a gjeti ne udhetim.Lefkadha ne fakt eshte ishull,por atje mund te kalosh me makine.Druhesha se do te fillonte prape ,ndaj mezi prisja se si do t'a niste biseden.
---Ne krah te djathte ,siper ne male eshte Manastiraq--filloi duke treguar me gisht---Atje nuk ngopesh dot me mish qengji te vendit dhe uje te ftohte.
---Shkuam nje mbremje para dy ditesh --i u pergjigja--ishte tamam ashtu.
---Ai uje vinte i gjithe ne fushat tona,por qe kur e bleu Nestle,ate uje e pijme me para,ne bidona plastike.Mundoni ti ruani ujrat ne vendin tuaj se po u shiten do t' ú mare malli per to,per shushurimen poshte rrepeve,per freskine.Shkaterimi i natyres nga bidonat e vegjel platike eshte shume me i madh se vete lufta. Pohova me koke.
Pas disa minutash qetesie kaluam shpatin e malit e dolem ne nje fushe qe me teper m'u duk si mocalishte Ndaluam ne radhe prane ures ne hyrje te qytetit.Ne ate prag pashkesh qarkullimi ishte shume i madh.Pershkuam nje rruge te drejte lartesuar midis ujrave te mbushura me varka e jahte te shumte.Pak me tej dy mullinj te vjeter ere ishin ne pune dhe mu duk vetja sikur udhetoja ne ultesiren hollandeze.Parkuam me veshtiresi ne shetitoren buze detit.Barba dikujt i foli me ze te larte.Vajti e takoi,beri dhe shaka e pastaj u kthye duke me peshperitur--Ai eshte cam...por cam kaur.
E kuptova qe barba kerkont t'i kthehej perseri bisedes se djeshme.Eshte vecanti qe shume veriore apo edhe nga gjithe Greqija kerkojne te bisedojne me ne per tema te ndryshme.Te gjithe e kuptojne dhe e pranojne qe mardheniet midis du popujve kane dicka ne mes,historine sa te perbashket aq edhe te ndare.Jane si dy vija qe burojne nga nje ,,ecin paralel dhe papritur mpleksen ne nje komp;komp qe here here duket sikur do te zgjidhet por shterngohet me fort.Te gjithe e pranojne qe historia e dy popujve ka shume gjera te perbashketa,eshte me e vjetra ,ndryshe nga prejardhja sllave apo turke.Duke qene te vetmit autoktone,jane te pa shmangshme kundershtite per supermaci apo varesi nga njeri tjetri.Te gjithe pranojne se suliotet dhe camet flisnin shqip,ashtu si kunder insistojne se Durresin ,Apollonine dhe Butrintin i ndertuan greket,duke i identifikuar me antikitetin dhe perendite e tyre.Pa dashur te mar persiper historine dhe opinionet shkencore te ketyre ceshtjeve shpreh mendimin e nje pjese te qytetareve te thjeshte qe thone se me fillimin e sundimit osman te dy popujt ishin nje...,por ndersa shqipraret u turqizuan,grekrit jo.Kjo eshte nyja e pare e mosbesimit duke na identifikuar si anakronike.Ndersa ne kohen e ndryshimeve te medha ,ne vitet nentedhjete,n'a hapen dyert(gje qe nuk ishte e thjeshte, por dominonte mendimi i prejardhjes se njejte),me von kerkuan te n'a imponohen ne cdo gje.Vetem pak debat te beje dhe vije re se nuk te pranonin si te barabarte.I mundonte emancipimi dhe integrimi i shpejte i yni ne jeten normale.Cdo aritje shkollimi,karjere dhe ekonomike e shikonin me dyshim,duke e lidhur me veprime te pa ndershme e te pa ligjeshme.Dy miqte e mij dhe barba Micua ,ne vendin e te cileve isha as qe e kishin idene si mund te ishte Shqiperia edhe shqiptaret megjithse i kishin vetem dyqind kilometra larg.Ata akoma n'a paragjykonin,ata e shterngonin me fort kete nyje.Ndoshta brezi qe vjen do te jete ma afer zgjidhjes.Keto gjera po mundohesha t'i shpjegoja plakut kokeforte ate muzg te bukur prilli ne nje qytet aq te bukur buze detit te perbashket Jon.
---Une jam shqiptar,barba dhe do tí mbroj edhe suliotet edhe camet si shqiptare.Historia n'a ka mpleksur per te qene edhe afer edhe larg njeri tjetrit.Po kohet do te ndryshojne .Ashtu si une pi kafe me ty ne kete vend kaq te bukur;neser apo pasneser,ti,apo niprit e tu do te vijne te pine kafe tek une ne kafenene buze Vjoses.E qe te ndodhe kjo duhet ti zgjidhim e jo ti shterngojme me fort keto nyje qe mbajne ne ankth krahina te tera te se njejtes treve.....
-----Ndoshta ju jeni me pak patriote se ne--nguli kembe barba---Une jam patriot dhe Greqine nuk e nderoj me anje vend tjeter.
---As me Sulin ..Zallogon?
---Po me provokon...............
Te tilla biseda ,disi pa sens mirkuptimi na shoqeruan edhe ne kthim,aq sa per nje moment mendova se mos me kish provokuar ai .E dija qe pozicioni i emigrantit ekonomik nuk m'a lejonte te shprehesha lirisht(kjo ndjenje ka mbizoteruar edhe ne qarqet qeveritare e jo me tek une)Pata nje lloj trembjeje qe u cfaq edhe gjate mbremjes ku bashke me dy miqte e mij greke po darkonim me kryetarin e bashkise.Barba hyri qete qete dhe u ul ne tavoline si mik i te gjitheve.Nuk preferova te hyja shume ne biseda ate nate por u cudita shume edhe nga sjellja e plakut.Ishte po ai i pari;pinte qeshte ,bente shaka,tregonte historira dhe dashamiresi ndaj meje duke me mburur para te tjereve si mjeshter i zanatit.Bisedat ishin te zakonshme.rreth qytetit,motit,molit te ri qe po ngrihej dhe keshtjelles e kishes ne ishullin e vogel.Kryetari ankohej per mungesa fondesh,per renie te turizmit dhe puneve ne bujqesi sidomos pas ndalimit te kultivimit te duhanit.
Ishte nata e fundit qe ndenjta ne te qytet te vogel buze Amvrakos,ne ate qytet ku te gjithe flisnin me ze te larte,duke u zene e duke bere politike(priteshin zgjedhjet lokale).Atje kishte fare pak familje shqiptare,edhe pse ne bujqesi ,turizem e ndertim punonin shume bashkepatriote te mij.Edhe pse ndodhej fare prane Prevezes ai dukej nje qytet mjaft i larget ,pasi lidhjet me te ishin shume te pakta.Aty,poshte opinionit te dukshem qe e injoronte problemin,ndihej debati Sul - Cameri,jo si nje debat i zakonshem brenda se njejtes krahine por si nje lufte e vazhdueshme, pambarim,pjelle e politikes,si nje nyje qe akoma nuk i dihej ne do te lirohej apo do te shterngohej me tej..........tangent i se ciles kalova edhe une e ndoshta do te kalojne edhe te tjere....