Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lebit Murtishi: Një letër Kreshnik Spahiut!

| E merkure, 23.11.2011, 08:02 PM |


Një letër Kreshnik Spahiut!

 

S`më mbetet shumë, pos të uroj; të uroj shpirtërisht, shpirtërisht e shqiptarisht, që ky marshim me ngjyrë Flamuri, të vazhdojë rrugëtimin anendanë Shqipërisë, anendanë Atdheut të vjetër; që kjo kambanë e rëndë sa shekujt të trokasë në çdo ndërgjegje, të trokasë zemër më zemër, që ky gjakim shqiptarizme të gjejë udhët e lirisë, të gjejë udhët e bashkimit...

Por, pas gjithë këtij entuziazmi, pas gjithë këtij rrugëtimi, veshur shqip e Kuq Zi, më duhet të shtroj shqetësimin, shpirtërisht e shqiptarisht...Nderoj përcaktimin tënd, ideor e kombëtar, por duke parë prapa në kohë, duke ikur nëpër vite, seç më thotë Nëna Përvojë...

Vëlla Kreshnik, dhe gjithë vëllezërit rreth teje, shqetësimin e kam të thjeshtë, të thjeshtë dhe vëllazëror...Përse vallë, pyes veten, s`i fillojmë punët së mbari!..

Për shembull, do thosha unë: Në zgjedhjet Parlamentare të Shqipërisë Londineze, të marrin pjesë gjithë shqiptarët...Nëse kjo duket e ,,madhe", atëherë pyes veten: kush do mundë të na pengonte të mbajmë zgjedhje gjithëshqiptare jashtë ,,kornizave" të pushtetit, dhe të formojmë parlamentin mu në sheshin e Tiranës...Kjo detyrë bëhet pa bujë, pa armë dhe pa konflikte. Është e drejtë universale, e secilit komb në botë, që përmes një plebishiti të shprehë synimet politike...Atëherë do kishim strumbullarin, do kishim vendin meritor, ku do valonte një Flamur, pa parti e ngjyra tjera, si në kohët e Krutanëve...Përndryshe, do thosha unë, mundë të na zhgënjejnë kohët, por me kosto shumë të lartë...

 

Me nderime vëllazërore:

Lebit Murtishi

Bern

 

 

Për ZSH Kadri A. Sherifi