Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Përsiatje për trimërinë

| E hene, 21.11.2011, 07:11 PM |


Përsiatje për trimërinë

 

"Trimëria merr kala..."

Populli

 

Nga Përparim Hysi

 

As që e vë në dyshim që,ne,shqiptarët,në gjithë shtrirjen tonë

gjeografike të mohuar historikisht,kryesisht,nga Europa,jemi një

popull trim.Në na janë mohuar historikisht troje të tëra,se shtetet e

mëdha kanë lozur "arushë" me këto troje,kurrë nuk kanë arritur që të

heqin atë tipar të bukur që kemi shkruar në ballin e

historisë:trimërinë.Kjo,trimëria,si bashkëudhëtare jona

historikishht,edhe në nuk është në dokumente (fsheshur arshivave të

Vatikanit,të Stambollit apo kancelerive të tjera të Evropës e deri

jashtë Evrope),është e gjallë në gojën e popullit,përmjet këngëve

popullore që kanë shkuar gojë më gojë,nga brezi në brez dhe për të

arritur në ditët tona.Bazuar në këto këngë,dëshmitare më autentike të

historisë,ne,shqiptarët,e kemi ballin të bardhë.Që nga Ilirët e deri

në ditët e sotme.Duke bërë këtë përsiatje për këtë tipar të bukur të

të gjithë shiptarëve kudo që janë,pra,për të gjithë ata që

fjalëës"bukë" i themi bukë,unë nuk kam ndërmënd që t'u futem kronikave

historike me radhë,por duke bërë një vështrim kalimthi ,do qëndroj

sidomos për trimërinë në kohën tonë,në ditët e sotme.

 

                                                      *      *

Pa dyshim,kur flitet për trimërinë,nuk ke si mos qëndrosh tek këto

këngë,të vjela nga goja e popullit,ku evokohet trimëria.Epoka e

Skënderbeut është ndoshta më e lavdishmja dhe,përmjet këngësh,zë e

dashurohesh me figura heronjësh e heroinash.Trimëri burrash e

grash.Heronj të vërtetë që vijnë si të gjallë,që,nga kohë të

herëshme,dhe vijnë e të aspirojnë dhe sot me bëmat e tyre.

Natyrisht,që Skënderbeu ka marrë përmasa epike,por jo shumë larg tij

nuk janë as Lek Dukagjini,Moisi Golemi,Pal Golemi dhe,për të qenë të

saktë historiksiht,trim ka qenë dhe Ballaban Pasha,veç i shërbeu

sulltanit.Edi që do vërshoi stuhia,se si guxoj të quaj trim një

tradhëtar?E thotë Naim Frashëri me pak fjalë:"Ballabani me një

kërrabë,i "navasi" ca turq".Kjo ndodhi kur qe bari në Mat.Por e keqja

jonë se trimërinë nuk e pranojmë tek kundërshtari.Vetëm në"sojin"

tonë.

Sa,për mua,heroi më i bukur në gjihtë luftrat e Skënderbeut,është Pal

Golemi.Dara i ri,e jep bukur portretiin e këtij trimi:

 

"Na këtë flamur e mbretit(Skënderbeut),të m'i thuash:

Pal Golemi,edhe i vdekur,

I tmerroi armiqtë me si

E,si ikën,pra ai ra."

 

Pra,i vdekur dhe i tmerroi.S'ka heroizëm më të bukur se kaq.Por sa më

këtej bën koha,aq dhe heronjë të tjerë dalin,dhe,ndërsa Skëndebenë

duan të na i "vjedhin",nuk arrrijnë ta bëjnë atë as me Mic Sokolin,por

as dhe me Oso Kukën.Pastaj flamuri i heroizimit zë e shplaos fletët në

të cilët shkruhen heroizma e heroizma,aq sa ka lindur  ai proverb aq

domethënës në trevat e Veriut:-Shqiptarin nuk e ka lind lokja prej

barkut,por huta prej çarkut.Për të mos vazhduar me atë thënine tjetër

proverbilae,por aq domethënëse të Kordiganjos që thotë:-Shqiptari më

shumë do pushkën se sa familjen.Dhe vërtet shiqptari e ka dashur

pushkën,por jo si shoven,por  për të mbrojtur

trollin,familjen,atdheun.

 

                                                                *     *    *

Vërtet që pushkët i kanë mbajtur me gjalmë,por janë zëmrat ato që

bëjnë trimin.Në Luftën e Vlorës,heroi më i bukur,është Kanan Maze që

gjylja i këputi nofullën dhe,kur populli,përmjet këngës,i thotë:

-Kanan,t'u prish  bukuria!

-Le të rrojë  Shqipëria!

Shqipëria le të rrojë

Paçka që mbeta pa gojë!!!

 

                                                                    *    *   *

Në Luftën nacional-çlirimtare,padyshim,që ka patur trima.Por nuk kanë

qenë vetëm ata me yll të kuq në ballë,por dhe të tjerë:nga krahu

tjetër.Historia dhe historianët janë ata,që,me gjakftohtësi,të

evindetojnë trimërinë.Unë do tregoj për ato raste që di.Di që Hysni

Lepenica,një nacionalist ka qenë aq trim,sa vet Enver Hoxha,detyrohet

dhe thotë në një nga memuaret e tij: "...qe trim.Disa herë i bëmë

thirrje që të hidhej nga ana jonë,por nuk dëgjoi.".Të shkojmë dhe më

tej.Në shtëpinë tonë,në Petovë të Fierit,qëlloi që erdhi për darkë një

nga veteranët më në zë të Fierit.Duke e ditur se qemë nga Skrapari(më

sakt:nga Vërzhezha) tha:"...e zumë atë Dervishin rob (babai im e

njihte mirë këtë Dervishin dhe qe fjala për të riun ballist Dervish

Kapllani atëherë 18-19-vjeç) ,por shiko se ç'na bëri:e gjetëm në banjo

që kish prerë barkun me një brisk rronje,kish nxjerrë zorrët dhe po i

këpuste me dorën e tij.Ah,sa trim që qe! Ose le të shkojmë për një

çast,me mënd tek ai akti madhor i ballistit tjetër:Safet Butka që vrau

veten se nuk e pranote "vëllavrasjen mes shiqptarëve.Ose siç më

tregonte një ish-partizan nga Petova:-E zumë një "tradhtar".E quanin

Vlash Arapi.E zumë dhe e mbyllëm tek një shtëpi e pabanuar.Një skuadër

e ruante.Ai pas një "fiçorri"(kandili) seç lexonte se natë qe.Ne aty

pas derës:është i rrezikshëm,na tha komisari.Kur "bum" një bombë

tymëse,që thuaj,ti dhe hajd kap leprin,t'i mbathësh opingat.Iku.Se

ku?Hajd merre vesh?Ore,sikur qemë miza! Ky fakt flet vet.Por sa akte

të tilla ka!

 

                                                       *    *   *

Në po flas për trimërinë,unë kam vetëm një qëllim:dua të tregoj se

kurrë,në asnjë kohë nuk mungojnë trimat.Të jesh trim,duhet të kesh

karakter dhe mos jesh i thyeshëm.Trimëria nuk është si një"virus" që i

zë të gjithë.Jo.Ky është tipar i njerëzve të ndershëm.Kurrë një i

pandershëm nuk është trim.Le të shpjegohemi nga pak.Të vijmë në ditët

tona.Epoka e Enver Hoxhës qe një epokë diktatoriale;epokë

terrori,por,sado shytpëse që qe,dhe në këtë epokë nuk mungua

trimat.Hidhni një sy historisë së burgjeve dhe ta do shihni me sy edhe

trimërinë,por dhe frikën.Nëse një frat si At Donat Kurti (kishe frikë

me e pa se po të mbetë në dorë,thojshin ata që i njihnin),qëndron i

paepur para hetuesëve kriminelë,atëherë unë atë llloj tirmi kam 

drejtë që të vete e ta puth mu tek pllaka e varrit.Mora këtë,por të

burgosurit,kanë shumë për të treguar.Dhe është fatkeqësi,pothuaj

historike,që ,pikërisht,për këta fatkeq nuk u ngrit një monument si

dëshmi jo vetëm  të vujatjeve,por dhe të trimërisë.

 

                                                   *    *   *

Po unë nuk kam si mos quaj trim një komunist fare të thjeshtë

andej,nga Verria (fshat në Fier), për Simon Minon që kur e shoqja e

sekretarit të parë i kërkoi ca kallinj misër,ai,pa ia bërë syri tërr,i

tha:-Misri nuk është imi.Duhet mbledhd asamblenë sipas statutit!!!Të

shkoj dhe më tej:në Fier,në degën e mbrëndshme,ka qenë

nënkryetar,nënëkolonel Reshat Hasani.Një burë trim.Më ndiqni.Qe e

djelë.Policit që mbante rregullin në shetitoren e qytetit i ishtte

dhënë urdhër,që këmbësorët(kish shumë lëvizje) duhet të kalonin në

trotuar.Polici kryente detyrën.Por ja pranë tij:sekretari i parë.-Lëri

njerëzit të kalojnë lirshëm.Polici e la bilbilin.Kur vjen

nënkryetari,Reshati:-Pse nuk i bie bilbilit?-Më urëdhori

sh.Piro,sekreatri i parë!-Zbato urdhërin!-gjëmoi Reshati dhe priti në

këmbë sa të vinte sekretari që po shetiste dhe pastaj,kur thotë

populli në një këngë:"U bënë hundë për hundë".Dhe po Reshat  Hasani(të

afërmit të më falin) shkon i deleguar në një kooperativë për

prashitjen e pambukut( qe liruar nga dega).Mbrrin atje në një arë dhe

u lemeris.Copat e plisavee kishin mbytur pambukun dhe të shkretët

kooeprativistë ç'po hiqnin.-Po,ju,- foli i delguari,- kini sy të

shihni apo jo?Ç'mund të bëhet midis atyre plisave?Hiqini forcat se

është mundimi i kotë. Pa mbritur mirë në Fier,nga i deleguar që qe,e

hoqën fare.Se qe i ndershëm.Në Fier të gjithë të ndjerin  Reshat

Hasani e kujtojnë me respekt si një njeri me dinjitet dhe trim.

 

                                                        *    *   *

Kur isha ushtar kam njohur një  trim tjetër.Qe oficer i ardhur nga

klubi sportiv aq i njohur i "Partizanit".Kishte qenë me ekipin e

volejbollit  dhe kishte dalë dhe jashtë shtetit.Sa ta shihje aq i

bukur qe!E prunë në Shëngjin se qe paksa rrebel:domethënë trim.Dhe e

tregoi me vepra.E kam fjalën për oficerin Asti Zagoridhi.Dy metrosh,me

një trup atleti,me ca flokë të zesë me onde,sa kur dilte në plazhin e

Shëngjinit ,atje,pas tij,"roitinin" bletët.Qe,padyshim,jo vetëm trupi

më i bukur në gjithë plazhin,por,me sa mbaj mend,i vetmi që kishte një

radio"tranzitor",ndaj dhe i ngjietshin mizat.RRobën ushtarake e kishte

si një samar,kurrizi i të cilit nuk e mbante dot.Oficerët e shtabit

nuk i binin më qafë,duke e ditur se kishte qenë sportist,por pasioant

dhe si gjahtar,ai e linte në mes strëvitjen me ushtarët;i linte ata të

lirë dhe fluturim dhe për gjah.Ushtarët linin kokën për të.Por ja që

një ditë,ndërsa kish ikur si zakonisht për gjah,dhe bateria po bënte

qejf,mbrrin,pa paritur e kujtuar tek fusha e stërvitjes,vet gjeneral

leitnat Petrit Dume!Ushtarët,sa e panë gjeneralin,u alarmuan.Ky,duket

e kutpoi dhe,sado që i mbahej goja,pyeti:-Ku është

komandanit?Ushtarëve mënd u ra pika.U vinte keq për Astin.Urdhëroi

njërin nga ushtarët për ta gjetur "rrebelin" dhe kur ky e gjeti dhe i

tha kush e kërkonte,tha:-Shkoi e vajti puna ime!Do më

çmobilozoi.Erdhën me gjithë kasnecin dhe kur u afruan,gjenerali,që e

pa repartin të rreshtuar,tak dhe i punoi një rreng:-Shoku

toger,reparti është rreshtuar sipas urdhërit tuaj!!!!  Dhe Asti (pa më

thoni a mos ka vallë trimëria brirë),në vënd të ulte kokën si

fajtor,ia priti:-Qetësoi,shoku gjeneral leitnant!!!!    Gjenerali aq u

befasua dhe,ky që të hante me  dhëmb,befas e thirrii afër dhe i

tha:-Nëm dorën se qenke trim!!!

 

                                                       *    *   *

Ishin shaprtalluar komplotet armiqësore që i "zbulonte duke fjetur

Enver Hoxha",dhe gjithë ushtarakët e Fierit qenë thirrur në intervistë

në stadiumin e qytetit.Porosia qe e prerë:ushtarakët vetëm me rroba

ushtarake në çdo kohë.Kondravajtësit do të ndëshkoheshin deri me

gjyq.Sa lanë intervistën,pa bërë as gjysëm ore nga ky urdhër i

prerë,miku im,oficer shumë i shkathët,por dhe i guxinshëm,Gramoz

Rushani(atëherë oficer madhor),veshur civil dhe me mua krah për krah

para kinoteatrit.Ballë për ballë qe klubi  i ushtarakëve dhe ja tek

dha ballë vet komnandati i korpusit.Shikon që Gramozi civil!-Gramoz

Rushani,- thirri.Gramozi as që e prishi terezinë.Ore,- i them,- po të

thëret komandanti.-Lëre,- më tha,- mos çaj kokë.Dhe ai po

afrohej(njerëz në shetitje plot) dhe përsëri:-Gramoz Rushani!    Kur

Gramozi,një të kthyer kokën dhe në sytë të njerëzve,i thotë:-Pse

Garmozi jam unë apo i ke të plasur sytë?Po unë jam i vëllai!!!!

Komandanti,i dalë bllof nga ky guxim kaq i marrë i shokut tim,mënd ra

përmbys nga e keqja. -Më fal,- itha,- po ngjakeni shumë.-More,ç'të

fal?PO hapi xelet mirë mos më merr erzin mua në mes pazarit!!!! Iku

komandanti me nj barrë tup dhe unë mënd e humba nga gjithë ky guxim.Të

jetë trimëri apo ç'të jetë? Them që trimëri se  guximtarët i ndihmon

fati.

Sidoqoftë,kjo qe veç në përsiatje ime dhe jam i hapur për çdo mendim tuajin.

 

                                      15 nëntor 2011