| E shtune, 19.11.2011, 09:00 PM |
Përçarësit sulmojnë gjuhën e njësishme!
Para se ta arrijmë pleqërinë, do të vijë koha kur, të çliruar nga pasionet dhe të gërmuqur nga humbja e fuqisë, do të ecim vështirë si gjysmëkufoma dhe gjysmëhije. Meqë nuk dijtëm si ta derdhim në sonet jetën tonë trupore, do ta tërheqim të leckosur kalbësirën tonë.
Nga Aurel Dasareti, Arizona
Një mik nga Kosova më shkruan: “Gjer më 1966 qarqet reaksionare nacional-fashiste të Beogradit u përpoqën ta pengojnë afrimin e kryedialekteve tona, madje e lëshuan tezën për formimin e një kosovarishtje letrare dhe kështu të vërtetohej se në trojet e ish Jugosllavisë jetojnë “shiptari” e gjuha e tyre është “shiptarski jezik”, ndërsa ata të shtetit amë (Shqipërisë) “albanci” dhe gjuha e tyre “albanski jezik”.
Për t`i dhënë fund anarkisë së drejtshkrimit të shqipes, pas botimit të rregullave të drejtshkrimit më 1967, në prill të vitit 1968, në Prishtinë u mbajt Konsulta Gjuhësore, e cila i parapriu organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë, në nëntor të vitit 1972. Në këto dy forma më të larta shkencore u arrit që për herë të parë i gjithë populli shqiptar të ketë një gjuhë të vetme letrare dhe kështu, gjuha jonë hyri në radhën e gjuhëve të përparuara. Prandaj Kongresi i Drejtshkrimit nuk është vetëm një fitore e madhe historike e kulturore shqiptare, por edhe realizim i ëndrrave dhe qëllimeve të Rilindësve tanë dhe kurorëzim i të gjithë përpjekjeve shekullore për një gjuhë të njësuar me norma të kristalizuara.
Procesi i njësimit të saj zgjati më se një shekull dhe akti i fundit të këtij procesi ishte shprehje e pjekurisë së shkencës shqiptare. Kur të merret parasysh e gjithë kjo rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe rëndësia fundamentale që ka ajo për popullin tonë, sidomos në kushtet aktuale kur armiqtë e brendshëm (bashkëpunuesit me armikun) dhe ata të jashtëm synojnë shkatërrimin biologjik tonin, përpjekjet e kuislingëve të shumtë shqipfolës për një kthesë prapa, janë krejtësisht të papranueshme. Me këtë rast edhe njëherë po e theksojmë faktin se gjuhën e njësuar letrare e përkrahën me vetëdije e bindje të thellë të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë murit të arbrit. Të gjithë ne (gegë e toskë) e pranuam pa kurrfarë presioni. Vendosmërinë tonë e treguam edhe në Konferencën shkencore që u mbajt në Tiranë më 20-21 nëntor 1992. Prandaj të gjithë ata që sot, këtë thesar të përbashkët kombëtar e quajnë gjuhë staliniste, enveriste, artificiale etj., o janë të sëmurë mendor, o janë agjent të huaj që synojnë rrënimin përbrenda të shqiptarisë.
Çdo popull i civilizuar ka një gjuhë shkrimi të formuar e të njësishme.
E gjithë kjo që përmenda, nuk do të thotë se nuk ka vend për ndonjë intervenim e korrigjim në pikëpamje drejtshkrimore morfologjike etj., por pa i prekur themelet e këtij tempullit të çmuar, sepse jetojmë e veprojmë në një kohë kur është më se i domosdoshëm pajtimi kombëtar e jo përçarjet kombëtare, të cilat dihet se në mullirin e kujt çojnë ujë.
Gjithë sa jemi shqiptarë mbi dhe kemi gjithë një gjak, gjithë flasim një gjuhë, gjithë kemi një porosi nga prindërit, të gjithë kemi një dëshirë: të bashkojmë trojet.
Qëllimi im nuk është që të predikoj çka duhet shqiptarët të favorizojnë në marrjen e vendimeve politike, por të mësojnë çfarë vlerash kanë favorizuar