Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Cakolli: Miqësitë janë ura lidhëse mes popujve

| E shtune, 19.11.2011, 09:02 PM |


MIQËSITË JANË URA LIDHËSE MES POPUJVE

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Asgjë nuk është e huaja,as njerëzit,as natyra,as vendet kudo qofshin.Njerëzit dhe miqësitë i krijoi Zoti,andaj nuk më pëlqen termi miqësia shqiptare me të huajt.Të huajt janë vetëm armiqët,ata që duan të shkelin truallin dhe identitetin,kurse miqët janë miq,ata janë tanët.

 

Miqësitë janë ura lidhëse mes popujve,ato i ndihmojnë afirmimit të kulturës shqiptare dhe gjuhës shqipe në trojet Europiane dhe më gjërë. Është plotësisht me se e vërtetë se miqësia ka rolin dhe rëndësinë e kulturës së çdo vendi për pasurimin e trashëgimisë kulturore të të gjithë botës. Komunikimi kulturor ka qenë dhe është forma më e mirë për t’i thyer barrierat politike, të cilat i kanë hasmëruar në mes vete popujt e hapësirës ballkanike:Historia jonë dëshmon se ne kemi pasur që moti miq të shquar nga e gjithë bota.

 

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarsinë dhe bashkimin e shqiptarve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe ri-kritikohej nga perkrahesit e shtetit Serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin Krimbi serb me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e Serbisë së Madhe, duke vazhduar akuzat se njerzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë.Armiku ynë sllav është munduar kudo në botë të na paraqet ashtu si nuk jemi,në mënyrë që të shmangë të tjerët nga miqësia me ne.Falë Zotit njerëz të mëdhenjë nga e mbarë bota kanë pasur dhunti të njohin tiparet që ofrojnë miqësinë shqiptare me ta.Me të madhin Azem Shkrelin i cili ndërtonte ura miqësie me popujt ngado që shkonte,kam pasur rastin të njoh dy miq të mëdhenj gjerman të cilët ishin shqipfolës dhe flisnin e shkruanin drejt dhe pagabime shqipen,ishin Hans-Joachim Lanksch dhe Bodo Gudjons.Ishte Azem Shkreli ai që kishte ngrohur miqësinë shqiptare me këta njerëz të mëdhenjë.Pas vdekjes së Shkrelit,në të përditshmen “Rilindja” të asaj kohe Hans-Joachim Lanksch shkrou:Nënave shqiptare do të ju duhet edhe një shekull,për të bërë një djalosh si ishte Azem Shkreli.Po nga se njerëz të mëdhenjë të i japin famë atdheut,kulturës dhe kombit.Kam njohur edhe shumë miq të tjerë që kanë bërë shumë për shqiptarët si:Reile Hildebrandt,Monika Claus,zvicerani Basel Schroer,e shumë të tjerë….Mikun zviceran Schröer,e njoha përmes shkrimeve,shkrimet e tijë më pëlqyan dhe më nxisnim të kem ndonjë kontakt me te.Përmes miqëve e sigurova adresen e tijë,dhe me 1996,kur botova përmbledhjen poetike”TOKË DARDANE” ia adresova mikut.Doja një miku të shqiptarëve të i jipja dhuratë një libër.Kishin kaluar kohë,mbase kisha harruar edhe që ia kam dërguar,kur në kutinë time postale më erdhi një letër nga miku Schröer!Në mes të letrës i kishte futur njëzet marka gjermane!Nuk e kam zakon të shes libra,librat ua shpërndajë falas miqëve krijues,kisha dëshirë që mikut zviceran të i jap dhuratë një libër.Fundja edhe sikur librin të e hudhja në shitje nuk do të shitej mbi pesë marka,po që miku zviceran e kishte paguar katërfish!Kjo më bëri të habitem dhe të ndihem keq.Në letër miku zviceran i kishte bërë një vështrim librit tim aq bukur,sa shumë nga kritikët tanë nuk do të ia bënin aq me përpikmëri.E thash më lart,me miqët shqipfolës gjerman më njohi i madhi Azem Shkreli,dhe ndihem mjaft krenar që i njoha.Jo të gjithë mund të lidhin ura miqësie me miqët nga bota.Të krijosh një miqësi të tillë fillimisht duhesh të jesh mik i mirë,i vendosur dhe njohës i mirë i kulturave të popujve me të cilët miqësohesh.Vite më parë lexova në revistën Doruntina një shkrim për mikun e shqiptarëve Ullmar Qvick.Këtë shkrim e kishte botuar z.Imri Trena,një shqiptarë i mërguar në Norvegji,i ngrohët në miqësi,intelektual,mësues i shkollës shqipe në Norvegji,krijues dhe kryeredaktor i radios “ZËRI I ARBËRIT” në Norvegji.Shkrimi i Imri Trenës më la përshtypje,por edhe më nxiti të interesohem më shumë për mikun Qvick.Më vonë kam dëgjuar bisedat e mikut Ullmar Qvick në radion “Zëri i Arbërit”,biseda këto që mes këtyre valëve shpesh i transmeton miku Imri Trena.Për mikun Qvick,kam mësuar diçka edhe nga televizionet shqiptare,por edhe kam lexuar pjesë të shkrimeve të tija.Sa do të ishte kënaqësi të e njihja për së afërmi dhe të shkëmbeja shumë biseda me te.Megjithatë shqiptarët kudo që ndodhen,është nderë dhe krenari të njihen me miq si është miku ynë Ullmar Qvick.

Nuk ka më krenari se të jesh i rrethuar me miq,të njohish kulturat e çmuara të popujve të botës,të i njohish ata me kulturën tënde kombëtare.

 

Shqiptarët që moti vuan miqësi e lidhje që i takon qytetërimit më të vjetër botërorë, të cilën miqësi nuk ka mundësi ta vejë në pikëpyetje askush!

 

Pak fjalë për mikun e shqiptarëve Ullmar Qvick,

 

Ullmar Qvick u lind në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin kreu në 1953 dhe shkollën pedagogjike në vitin 1957.Bëri 40 vite në profesionin e arsimtarit në shkolla të ndryshme në Suedi. Që nga viti 1999 eshte në pension por profesioni i tij i dytë si përkthyes vazhdon.

 

Pikënisja e miqësisë së tijë me shqiptarët ishte dëgjimi i muzikës popullore shqiptare në rini. Që nga mosha 11-vjecare ishte i pasionuar pas radios ndërkombëtare – dhe kështu e gjeti Shqipërinë. Miqësia me Kosovën u zhvillua shumë më vonë, me pjesëmarrjen e tijë në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977.

 

Miku ynë Ullmar QvickShqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mori pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. .Përshtypjet e tijë për shqiptarët janë bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve.

 

Përvecse nje shkrimtar me renome, Qvick është edhe poet dhe perkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht.

 

Ka botuar disa vëllime me përkthime të poezisë shqipe, një dramë në përkthim, mjaft tregime, një libër dokumentar për shqiptarët, dhe si bashkëpunetor, një numër veprash gjuhësore (fjalorë) etj.

 

Vepra e tijë kryesore llogaritet të jetë ”Mera hjältemod än vete”, dokumentar i përkthyer edhe shqip nga Hajdin Abazi. Në këtë dokumentar përshkruhet jeta e shqiptarëve në shekullin njëzet, me shumë heroizma por edhe barbarizmat dhe akte terroriste nga ana e komunistëve , një periudhë më e errët se sundimi 450-vjecar osman .

 

Qvick ka botuar edhe ka përkthyar vepra shqipe në suedisht.

 

Ka botuar mjaft poezi, shumica prej tyre të përfshira në antologji të ndryshme. Vëllime me poezi ka përkthyar, Shefki Oseku: Një lloj drite tjetër (Ett annat slags ljus), Ibrahim Abedini: Brenga e liqenit (Sjöns smärta). Më tej, dramën e Anton Pashkut Gof (Glöd). i!Qvick ka botuar edhe një ditar me përmbajtje prekëse, realiste, Ditari i zemrës sime nga e reja kosovare Ardita Beqiri. Ky është vepër dokumentare në shqip dhe suedisht. Miqesia e Ullmar Qvickut me shqiptarët ka rëndësi të madhe,përveç simpatisë së tijë për këtë popull si e quan ai zemërgjerë, thuhet se edhe gruan e ka shqiptare.Qvick e zoton shumë bukur gjuhën shqipe

 

në disa aspekte – më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. ni një publicist, perkthyes shumë i talentuar, cfarë është aktiviteti juaj në media. Shquhet si shkrimtar, publicit, përkthyes dhe mik i shqiptareve

 

Ka bërë tri vitei një program të radios në gjuhën shqipe. Krijoi një faqe web për Komitetin suedezo-shqiptar.Ullmar Qvick kashkruar shumë, ka marrur pjesë në programe të radios suedeze,është intervistuar në televizione dhe radio në Kosovë, Shqipëri, SHBA, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Australi. Në qytetin Malmö kohë më parë qe organizua Festivali i Poezisë dhe Muzikës Shqiptare. Për arsye komunikacioni Qvick kishte pëzullua pjesëmarrjen në festival. Më pas ishte njoftuar se poezia e tijë”Melankolia” kishte fituar cmimin “Kosovë Rexha-Bala” në festival. Padyshim ky lajm e kishte gëzuar dhe i kishte bërë nderë mikut Ullmar Qvick,por ne ndihemi aq më të gëzuar dhe të nderuar që kemi mik këtë njeri të madh Ullmar Qvick.

 

Po u japim edhe tekstin e poezisë së tij të shpërblyarNjë herë isha djalë, për mua fjala melankoli s’kishte kuptim

Atje majë malit ku jetonim në një shtëpi druri me pyllin mbrapa

Ishte lagjja e punëtorëve, në periferi të qytetit

Nëna-magjistare dinte të bënte supën e shijshme me ujë dhe një gozhdë hekuri

Për çudi pa bukë nuk ishim asnjëherë

 

Sot jam i moshuar dhe jetoj bashkë me melankolinë

Mbaroi koha e befasive:

Uji i prroit qetësohet në lumin e gjerë

Jam bërë xhaxha i mirë me flokë të thinjura

 

Sikur rriten hijet, sikur errësohet shikimi

Dielli më tregon se rrezët e tij i kam vetëm si hua

Lulet më tregojnë se bukuria e tyre është e përkohshme

Dhe si lulet është edhe jeta ime, diçka kalimtare

 

Ende jam në diell, ende po shëtis në mes të gjelbërimit

Por hijet, hijet bëhen si gishta që duan të më kapin

Për të më futur nën dhé

E di: shpejt ose më vonë vjen edhe dita ime.

 

Prapë, filloj të mposht melankolinë, zëri i brendshëm më tregon:

Sa je i gjallë ke dashurinë, sa je e gjallë ke bukurinë,

Sa je i gjallë ke mirësinë, sa je e gjallë ke mëshirën….

 

Dhe vdekje nuk ka, jeta përtëritet

Në formë të re

Për çdo vit pas dimrit vjen pranvera

Dhe përsëri vijnë lulet edhe gjelbërimi

Duke mohuar vdekjen

Mikut Ullmar Qvick i urojmë shëndet dhe shumë e shumë çmime tjera.