| E shtune, 19.11.2011, 08:11 PM |
Besar Shkëmbi
MUA MA THA MENDJA E DESHTI EDHE ZEMRA
Nje grup bandash n´veri
t´gjitha rrug´t barrikadojne
doganiere shqiptare
ne kufinje nuk dojne
lisa edhe,zhavorr e beton beton
prapa tyre tyre edhe ca furgon
mbi to kater s-shi shume i lire valon
Pertej Ures se Ibrit
tashma eshte bere shprehi
t´mos quhet Kosove por t´quehet veri
nuk di a je n´Kosove a je ne Serbi
Zogjet qe jane zogje
aty s´mund s´mund te kalojne
misionin evropian as duan ta shikojne
vec se neutral ndryshe se pranojne
levizje te lire per vete kerkojne
te hyjne e te dalin n´Serbi sa here t´dojne
ndersa per te tjeret kete e ndalojne
perfaqesuesi i KFOR-it kinse bisesdon
vec si thone ata te pipetije s´ guxon
ndrrimin e doganiereve
me helikopter i merr e i con
mjetet e blinduara vec sa i espozon
kinse po vepron shqiptaret i mashtron
Qeveria jone nga jugu shikon
te ndermarre dicka fare nuk guxon
as „gjarperi“ qe ishte gjarper
tashma s´te kafshon
ia kane hequr xehrin me nuk te helmon
rri ne kolltuk televizorin shikon
cdo dite qeveritaret n´kabinet tubon
tjeter u fole e tjeter vepron
t´i prishe punet me t´jashtmit nuk don
Pastaj ca te tjere dua t´i numroj
nga Bajram Rexhepi dua t´ia filloj
Ai qe dikur njihej per mjek e trimeri
me shqiptare e jo kurre me shkije
per pa fije turpi n´xhep t´vogel i shti
te rinjte e te rejat qe kerkojne drejtesi
qe Kosove deri ne veri
te kete shqiptare police
gjyqtare dhe ushtri
e sa per Agim Qekun mos te qofsha fale
ate e kam komshi se kam as nje fjale
Ndersa Hajredin Kuqi kur flet me gazetare
here duket i bute e here guximtar
Eshte kenge kjo qe kendohet n´qifteli
eshte arte i shkruar qe quhet poezi
mua ma tha mendja deshti edhe zemra
nese e merrni per kenge bukur ta kendoni
nese recitoni mire ta recitoni
si do qe te jete merreni si te doni
UNE DHE FSHATI IM
Edhe pse shume large gjithemone te mbaje ne gji
cdo bremje ulemi kembekryq si babai me t´birin e tij
Per balle kulles se Haxhi Zekes qe e ke per lavdi
brenda neve vullkan fjalesh,ndjenjash,dashuri e krenari
perzier me muziken e valeve te Lumbardhit qe te shkon per bri
dhe per cdo mengjes lajme syte me ujin e tij
i lumi une i lumi qe t´kam e krenohem me ty.
Sa shume ke ndryshuar qysh se jemi ndare
Pleqte edhe plakat qe vicen e shkuan ne boten tjeter
ne mendje me vijne si relikt i vjeter
me dhembje te zemres e me lot i kam qare
e nga dhembja per ta akoma mbaje zi
per cdo nate te madhe per ta ndeze qirinje
e ne anen tjeter lumturohem mu sikur femije
kur ne vend te tyre vijne te tjeret perseri
qe si njoh akoma por qe do te njihem
kur t´thehem tek ti perseri
Dhe por sa te kthehem kembeve do t´u hipe
rrugicavet tua dua te shetitite
por se pari para permendores dua qe te ndalem
fqinit tim,te maadhit tahir Lushit,dua qe ti falem
dhe nje kurore me mbishkrimin te falem o hero
k´si trimash si ti fshati ka pasur e do t´kete cdo kohe
me emrin tend o trim mburremi cdo fshatare
dhe jo vetem ne por kahdo ka shqiptare
Pastaj do t´vazhdoj mes per mes teje te vije
ne krojin e etheve uje te ftohte te pije
te kenaqem me bukurine e bashkefashatereve
me shatben e ujit ne dore permbi koke tepsiite plot me fli
ne sofrabez dua te ha dreke vec nje krah ta shti
me argatet dua kosin e trazuar me ujin e ftohte ta pije
dua ta shuaj flaken e etjes qe me djeg per ty
Por nese nuk arriij gjalle por mbyll ne kerr te zi
jam keq me shendet e cdo cast vdekja mund te vije
amanet u le bashkefshatereve te mi
kufomen le t´ma vejne mu ne mes te fshatit
aty le te vijne te gjithe, plak edhe i ri
edhe i vdekur dua ta shuaj flaken e mallit
qe tere kohen e kam mbajtur n´gji
dhe pastaj kra Tahirit dua n´dhe te hyj
kemi qene shoke te idelit pastaj edhe fqinje