| E premte, 18.11.2011, 07:40 PM |
Kristaq Turtulli
Foshnje mengjesi
Flokëbardhë u ndjeva në mezin e shkallinave,
Në kryqëzim të erërave,
Larg vendlindjes sime
Në cepin e një bote.
Blerimi i perhershëm i nënës,
U ndeh në parvazin e dritares
Me mallin e veteve të shkuara,
Dhe fjalët e pathëna.
Litar malli
shamia.
U perlota.
Yllësimi i syve të gruas
Pas la,
Dimërimin e sertë,
Të politikave, tinzive, berrylave,
Për një pranverë të bardhë.
Fëmijët ngriten folenë
Në lisat e qerpikëve të syve të mi.
Për një të nesërme.
Përtej kornizes se mendësisë sime,
Marrëzia e lyer dhe e pudrosur,
Prej kozmetikës së fillim shekullit
Përgatitet për paradën e radhës.
Sa munda u shmanga...
Përjetësisht mbërthyer në gozhdën e kozmosit
Ëndrra e emigrantit
foshnjë mengjesi.