| E diele, 13.11.2011, 08:59 PM |
ME RASTIN E 13 - VJETORIT TË RËNIES SË DËSHMORËVE NË KOMUNËN
JU JENI PATRIOTËT MË TË DENJË TË RILINDJES SONË BASHKËKOHORE
Nga Ramiz DËRMAKU
Ju ishit e mbetët në historinë tonë. Emrat dhe vepra e juaj, jo vetëm që e pasuruan historinë tonë kombëtare, por ata janë mësim për brezat e rinjë që do të lindin më vonë, se si duhet mbrojtur ATDHEU.
Në luftë për çlirimin e Kosovës çdo vend dha dëshmorët e vetë për çlirimin e Kosovës. Ishin të paktë ata shqiptarë që luftën e vëzhguan prej së largu. Në mesin e atyre komunave të Kosovës e cila dha dëshmorë për çlirimin e Kosovës padyshim është edhe komuna e Dardanës. Nëse e bëjmë një analizë më të thellë historisë së komunës së Dardanës, lirishtë themi se ne këtë komunë për veprimtari atdhetare dhe çështje kombëtare dallohen fshatërat Hogoshtë, Shipashnicë e Epërme, Roganë, Karaqevë, Dajkoc, Rogan, Kopernicë, etj. Orvatjet e Dardanasëve ( Hogoshtasëve, Shipashnicasëve, Dajkovcasëve, etj për çlirimin e Kosovës kurrë nuk u ndalën gjatë historisë sonë (para luftës së dytë dhe pasë sajë).Pas lëshimit të kushtrimit, për mbrojtje të atdheut, shumë të rinjë nga komuna e Dardanës e diaspora pa hezitim iu përgjegjën thirrjes dhe i kapën armët në dorë për ta mbrojtur atdheun dhe çlirimin e tij nga regjimi kriminel serb. Ata i kapën armët në dorë, për t‘i treguar armikut serb: “ SE TANI FLETË PUSHKA“.
Se kjo tokë ka qenë, është dhe gjithëmonë do të jetë shqiptare. Ata që kanë ardhë në Kosovë.., pra serbët duhet të sillen ashtu siq e kërkojnë dhe lejojnë konventat ndërkombëtare, për të drejtatë e njeriut. Këta djemë të rinjë që nga ditët e para të luftës do t’i bashkoheshin UÇK-së, dhe do të luftonin deri në fund, e disa nga ata ranë dëshmorë në mbrojtje të Atdheut. Por kishte shumë të tillë që nuk shkuan në vendet ku zhvilloheshin luftime ( jo që ata u friksuan apo nuk deshën) , por ata ashtu ishin marrë veshë me kreun ushtarak të UÇK-së, që të organizonin roje. Disa atdhetarë, njerëz të cilët e donin çështjen kombëtare më tepër se jetën e vetë, sakrifikuan çdo gjë vetëm e vetëm që të çlirohet Kosova nga regjimi kriminel serb. Shumë aktivistë; siq ështe Mehmet Sabedini nga Hogoshti,( i cili furnizonte UÇK-së me derivate të naftës), pastaj Ramadan Latifi, ishte aktivë në tubimin e ndihmave materiale për minatorët me rastin e grevave. Ai që nga ajo kohë ju kishte bërë halë në sy regjimit kriminel serbë, mirpo kurrë nuk e ndërpreu aktivitetin e tij. Ai s’bashku me të gjithë fshatarët protestonte dhe nuk e njohu kurrë pushtetin kriminel serb.Qëllimi tjetër i mosëpjesëmarjes në radhët e UÇK-së, nga Dardana, ishte edhe ky, regjimi serb çdo momentë mund ta sulmonte Dardanën pasi kjo ndodhej në zonën kufitare me Serbinë. Në mesin e dëshmorëve të rënë ( për t’mos vdekur kurrë ) në Dardanë për çlirimin e Kosovës nga armiku ynë shekullor serbë ka shumë por ne do t’cekim disa nga ta. Atdhetari Metush Krasniqi- Dajkoc, Rexhep Mala- Hogosht, Nuhi Berisha- Svircë, Isa Kastrati-Hogoshtë, Ibrahim Avdi Xhaqku- Hogoshtë, Selver R. Kryeziu, Emin R. Kryeziu,- Roganë, Rafet Isufi, Sadri Krivaça, Driton Krivaça, Asllan Thaqi, Karaqeve, Ramadan A. Latifi, Mehmet Sabedini-Hogosht. Ndersa luftës i shpëtuan Jeton H. Dërmaku- Shiüpashnice, dhe Basri Kastrati- Karaqevë ( ju kërkojmë falje për ata që ndoshta kanë marrë pjesë në luftën e fundit e nuk figurojnë emërat e tyre ne këtë shkrim). Këta hynë dhe mbetën në historinë tonë figurat më të dashura të historisë sonë bashkëkohore, ata u rradhitën në grupin e martirëve të popullit, prandaj emërat e tyre do të shënohen me shkronja të arta në historinë e re kombëtare . Ju jeni patriotët më të denjë të Rilindjes sonë bashkëkohore dhe fytyrat më të dashura dhe më të nderuara të këtij shekulli. Ju ishit të vendosur për të përballuar rezistencën e armikut barbar serb( më të ndyrë në botë), sepse ju sakrifikuat edhe gjënë më të shtrnjtë JETËN. Emërat tuaj e pasuruan jo vetëm historinë tonë kombëtare por ato janë edhe mësim dhe udhëzim për gjeneratat e reja që do të lindin më vonë, dhe se si duhet mbrojtur Ardheu. Për të gjitha që keni bërë populli do t’ju jetë mirënjohës, e s’do t’ju harrojë deri sa të ekzistoj edhe vetëm një shqiptar.
Të gjithë ju që flujuat jetën për liri ne tani ju shikojmë në Lapidarë anë e mbanë qyteteve e shesheve të Kosovës, dhe betohemi para lapidarëve se se amanetin tuaj do ta realizojmë sa më parë. Nëse dikë e pengon kujtimi për ju, kjo do të thotë se e pengon gjaku i derdhur i dëshmorëve, invalidëve, dhe sakrifica e popullit tënd. Shqiptarët kudo që gjenden e jetojnë po bëjnë përpjekje maksimale që familjeve tuaja në Kosovë apo diasporë, t’ua pakësojë dhembjet, t’jua shuajnë urinë edhe skamjen dhe ne mënarë sa më shpejtë ta ndertojmë e forcojmë shtetin tonë. Të gjithë e dijmë nga historia se pas çdo lufte ka njerëz (që unë do t’i quaja..,) që më tepër i duan postet, se sa ndertimin dhe forcimin e shtetit tonë. Për fatë të keqë“njerëz“ të tillë k akoma edhe sot. (!!!), të cilët po shkelin rëndë mbi gjakun tuaj, ata janë bërë pengesa kryesore për ndertimin dhe funksionimin e shtetit dhe institucioneve tona. Në Kosovë e trojet shqiptare akoma po kundërmon aromë baroti, akoma po derdhet gjaku ( në Mitrovicë). Disa “lider“ po sillen sikur të ishte pronë e tyre Kosova, dhe institucionet e sajë.., ata si duket shpejtë i harruan masakrat, dhunën, rrahjet, persekutimet, dënimet drakonike dhe vrasjet. Ata i harruan dhunimet e nënave dhe motërave tona, ata i haruan të pagjeturit, ata i harruan edhe vrasjet e fëmijëve në djepë. Disa po bëjnë orvatje ta shtrembërojnë historinë kombëtare dhe luftën çlirimtare dhe historinë e saj. Ata për t’i realizuar interesat e tyre karrieriste, korruptive.., po luajnë me gjakun e dëshmorëve. Ne u themi hapur se të gjithë ata…, që po bëjnë orvatje dhe po e pengojnë dhe po e shtrembërojnë historinë , po njollosin luftën e drejtë të UÇK-së, po pengojnë proceset demokratike ; Se një ditë ju do t’ju dënojë gjygji i popullit.