| E merkure, 09.11.2011, 08:33 PM |
SHËNIME KRITIKE
NGA NOVELLA TORREGIANI
Poet i Atdheut dhe i paqës midis popujve, poeti shqiptar Zef Mulaj gjurmon si qëllim të vjersherimit të tij bashkëpunimin dhe miqësine midis popujve me të ndryshem si mundësi të Qyteterimit dhe të Progresit në botë, e thjeshtuar, gati, në këto kohe, si në epoka të tjera, ne të vetmën fushë beteje.
«Kali i vjeter i kohëve» duhet të svanitet për të krijuar një lloj njerezish më të përkryer, me të pasur
me vlera etike dhe drejtesie.
Vë re se mëndimi i Mulajt mund te ndërthuret dhe vllaznohet me mëndimin e poetit tone të madh nga Rekanati, Xhakomo Leopardi, i cili, me ndjenja të ngjashme thotë tek «Gjineshtra» që, për të
ngritur, pjeserisht, fatin e trishtuar të ekzistences universale, ështe e nevojshme që të shtrëngohemi
të gjithe në «zinxhirin social», në «drejtesi e mëshire» baza të pamohueshme për paqën.
Në veprat e tij poetike, të thjeshtësise se skajshme, por të zhytura në një lirike që mallengjen si dhe
ndjenja të mëndimit të larte, të shprehura me metafora të ideimit befasues e, në diskutim,
anaforikisht, thekson e thekson prape fjalet e tij derisa thirrja e tij të dëgjohet.
Mulaj vë figuren femërore si ëngjell që mund të shpëtoje njeriun,dhe në shiun që nga qielli,
lan gjakun e të gjitha lufterave, si pagezim të purifikacionit.
Pra, vlere e shquar sociale poezise se tij sepse ai këmbengul pa u lodhur kurre, duke shpresuar,
sido që të jetë, në racën njerëzore.
NOTA CRITICA di Novella Torregiani
Poeta della Patria e della Pace tra i popoli, il poeta albanese ZEF MULAJ traccia come finalità al suo poetare, la collaborazione e l'amicizia tra le nazioni più diverse, come possibilità di Civiltà e
di Progresso nel mondo, ridotto,quasi, in questi tempi,come anche in altre epoche, ad unico campo di battaglia.
Il "vecchio cavallo dei tempi", deve scomparire per generare una specie umana superiore, più ricca di valori etici e di giustizia.
Noto quanto il pensiero di Mulaj possa assimilarsi ed affratellarsi al pensiero del nostro grande poeta di Recanati, Giacomo Leopardi, il quale,con simili sentimenti, dice ne "La ginestra", che per sollevare, in parte, la triste sorte dell'esistenza universale, è necessario stringersi tutti in "social catena", in "giustizia e pietade" basi indispensabili per la Pace .
Nelle sue opere poetiche,di estrema semplicità,ma immerse in un lirismo che commuove, ruotano sentimenti di elevato pensiero,espressi in metafore di sorprendente ideazione e, nel discorso, anaforicamente, batte e batte ancora le sue parole affinché il proprio grido sia ascoltato.
Mulaj pone la figura femminile come angelo che possa salvare l'uomo e pone la pioggia che, dal cielo, lava il sangue di tutte le guerre, come battesimo di purificazione. Dunque, grande valore sociale alla sua poetica poichè egli insiste senza mai stancarsi, sperando, nonostante tutto, nel genere umano.
VARRE TË TRETURA
Jam duke filmuar këto male
Atje lart në qiell
Me kamerën e shpirti të tretur
Atje mbi gurë
Mbi sytë dielli është ulur
Në këto udhë më fton
Të eci përsëri aty poshtë
Rrëzë malit me aha
Rrethuar si ushtarë
Një copë tokë kryqa të rrëzuar
Si një fund lufte askush s'ka mbetë
Vetëm varret pa emra të njerëzve
Ku janë tretë .. i pashë
U treta edhe unë
M'u duk sikur kam vdekë
Ku shpirtart e njerëzve midis këtyre maleve
Vetëm kanë mbetë
Vetëm bar shoh e gur me lëmyshk
Ikën të trembur njerëzit të trembur
Harruan këtu kockat e të parëve tanë
E lanë hënën e rrëzuar mbi aha duke qajtë
E zogjtë cicërojnë
Duke grithur me sqep kryqat mbi tokë
Në rrënjët e lisave kocka njerëzish
Më dalin para fytyra ulurima si gjamë
Përplas kamerën për dhe e
Unë ia
Iku dielli dhe retë u sulën vetëtimë
Heshtja dhe vetmia u kthye
Si një kal i vjetër në livadhe i shtrirë
I shtrirë kali për të vdekë aty aty
Kavalieri i fshatit i plakur
U tremba nga mendimet nga pamja
E heshtur ……
Ku zë njeriu në këto male s'ka mbetë..