| E hene, 07.11.2011, 08:10 PM |
Besar Shkëmbi
Një vit që flas me klithmën e vargut tim
U bënë njëzetë që bredhë rrugëve te Evropës
njzëtë vite me strajcën e gurbetcarit mbi shpinë
u bënë njëzetë vite që me dhëmb shpirti
që me djeg malli në gji për shtepnë
U bënë njëzetë vite pa e hapë kush derën oborrit
njëzete vite pa e hapë kush derën e konakut
kosa varur në tra,sopata ngulur ne cungun e druve ka mbetur
kopshtin bar i keq e ka kapluar tym s´ka dale prej xhakut
U bënë një zetë vite që largësitë kanë hyrë në mes
njëzetë vite që flas me klithmën e varg[ut tim
u bënë njezete vite me gjuhën e harrimit flas
vajza e vargjeve të para ka mbetur veç kujtim
Kujt t´ia tregoj këte dhëmbje të shpirtit
kujt t´ia shpalosë plagët e haura të zemrrës
kujt t´ia trgoj mallin që me djegë përbrenda
kujt t´ia tregoj ëndrrat e mia veç vargut tim
Me lulekuqe ta qendisnim fustanin e nuserise
Rrudhat e ballit tend
vargje poetesh
Rimat murane ne gjokset tona i beme
Rrudhat e ballit tend
vrrage motesh
Ne cdo dite piqeshim me vdekjen
Rrudhat e ballit tend
vargje dramash ne historine tone
Ne i numronim plaget tona neper shekuj
Me lulekuque ta qendisnim fustanin e nuserise
Dardana ime e dashur