| E shtune, 05.11.2011, 08:54 PM |
Lulzim Ndoja ka lindur më 6 korrik 1990 në qytetin e Shkodrës. Në qytetin e tij te lindjes ka ndjekur shkollën 8 vjeçare, të mesme dhe ka përfunduar fakultetin ekonomik. Letërsia eshte pasion i herët që e ka shoqëruar që nga fillimet e shkollës.
Krijime nga Lulzim Ndoja
''Në natën me shi''
Të kërkoja në natën me shi,
kuturu ecja, mendoja.
Rrëmbyeshëm shiu
depërtonte në çdo pjesë
të trupit tim...
Ecja në errësirën e pafund
të asaj nate.
Dhe vjeshta ashtu siç ishte
e rrembyer,
çuditërisht më ngjante me ty.
Por ti e di që unë të pëlqej,
ja ashtu si vjeshtën:
Të egër, të rrëmbyer, të vrazhdë,
por edhe me qetësinë,
që e karakterizon atë...
Janë momentet e errëta
që presin të zbardhen,
momentet e stepjes, e heshtjes,
që po më mbysin...
Ah shiu...
më qetëson, më bën të mendoj.
Por e di qe ti nuk ngjan me vjeshtën...
Jo, ti je shumë më e ëmbël,
më pëlqen të të vështroj,
si atë lulen,e cila,
të mban të lidhur
dhe është e pamundur
t'ia ndash shikimin,
është e pamundur ta prekësh.
Por qëndroj, e vështroj:
Petalet e ëmbla, të qeta,
me pamjen e shndritshme,
që të jep qetësinë
dhe relaksin e shijimit të momentit
dhe fjalët nuk dalin.
Duket se ato nuk kanë vend,
nuk vlen përshkrimi
apo komunikimi në atë çast...
Qetesia e bën edhe
më të këndshëm këtë moment...
Dhe ja tani, shiu bie përsëri.
Çdo pikë shiu,
më sjell një mendim,një ndjenjë, një përjetim...
Më sjell një pjesë tënden...
Nuk e di sesi por,
ti ke mbërritur tashmë tek unë.
Je këtu.
Por nuk ishte shiu ai që të solli.
Ishte diçka tjetër...
Natë vallëzuese
Nata më ngjan ndryshe sonte,më e bukur…
Yjet sodisin henen,
E cila me elegancën e saj,lundron dhe vallëzon mes reve.
Ajo vezullon sonte
Dhe retë rendin qetësisht pas saj.
Ato marrin ngjyrim tjetër kur i afrohen,
Kur bardhësia e tyre nderthuret me,
Vezullimin e ëmbël të hënës,
Ngjyra eshte e papërshkrueshme…
Aty-këtu retë janë të ndryshme:
Mund të vështroj ato re të ëmbla,
Me nuancat e vecanta që kanë,
Nga ngjyrimet dhe shkëlqimi që ju falë prania e hënës…
Diku atje, më larg,
Mund të vështroj disa re xheloze,
Te cilat injoruan madhështinë e hënës.
Por tashmë edhe ato vështrojnë,
Këtë grumbull reshë ndryshe,
Si një grumbull ëngjëjsh me kurora yjesh
Dhe me hënën mbretëreshë.
Të gjithë e adhurojnë këtë skenë
Po ashtu edhe gjethet.
Ato hareshëm shkëputen nga degët
Dhe bëjnë ca kërcime akrobatike,
Si për të thënë,se ndjehen të gëzuara,
Në këtë natë të qetë vallëzuese…
Ku mbikqyrësit kryesorë të kësaj shfaqje
Që mund të adhurohet edhe në parajsë,
Si gjithmonë, janë yjet…
Jetoj me ëndrren që më fale ti..
Zgjohem me puthjen që më dhurove ti...
Ndriçoj natën me shkëlqimin e syve të tu
Ngroh duart në butësinë e flokëve të tu...
Ndjej natën te dridhet, nga rrahje zemrash,
që ethshëm kërkojnë të bëhen një...
Ndjej ëmbëlsinë e paçmueshme të një puthje,
mbi buzët e tua
Ndjej yjet, të buzëqeshin nga vezullimi që ju fal fytyra jote...
E qielli është i kuq,
jo nga perëndimi i diellit,
por nga ti, dashuria jote
Nga ti, dielli i errësires sime...
Nata u ndez,
e une digjem,
me puthjet e tua...
Sonte,
po zhytem në gotën mashtruse
që këto ndjesi të zbehta,
në lumin e harresës ti hedh...
Ku asht sonte aroma e ambël
Ku asht picrrim' i zemrës, nga vështrim' i syve të tu
Ku asht sonte gzimi, qe ftyrën ta ndez
Ku asht zani jot i ambël
Ku asht buzqeshja jote e hareshme
Ku janë sonte flokët e tu, që shpirtin ma mbushin me arom'
Ku asht sonte hana,që ftyrën tande ndriçon
Ku janë yjet, që me melodinë tande vallzojn...
Në ç'afsh përkdheljesh tretesh ti sonte...
Nji dite e re
asht t’u zbardh
e degt’ e vetmume,
dashni të re po krijojn’.
Zani jot’,
ishte era
që mishin ma rrenqethi,
por tash,
era e freskt’
po mi hap poret,
dielli qe perenoj
n’sytë e tu
rreze të reja po lshon,
ftohtsia e lotve të tu
i la vendin
ngrohtsis të piklave t’para të shiut,
fjalt’ e errta
nen kaltersin e qiellit
marrin drite, veç kur hana
të ndriçon zemren
e zemra jote
frymzon yjet.
Kur sytë e tu
Fillojn me u ter,
ret’ zhduken,
nadja buzqesh,
dielli shtrin kraht’ vezullus
hana e yjet
në fshehtsi
shijojn të amlen dashni,
të cilen, dita nuk të len me e pa
por në çdo frymarrje
era të ban me e ndi.
Sonete
Të dua për dashurinë...
Njerëzit s'jetojnë pa dashuri,
dhe dashuria ime s'jeton pa ty
Të dua dhe nuk e di se përse...
Ka shumë gjëra që nuk dimë në këtë botë...
Psh. ne nuk e dimë që kur s'ka hënë
nuk është thjeshtë pasojë e rrotullimit...
Por netët pa hënë,
janë netët kur dashurojnë me afsh dhe në fshehtësi dielli me hënën...
Keshtu jam edhe unë...
Kur nuk më shohin, mendojnë se thjeshtë nuk jam këtu apo aty,
por nuk e dinë,
se në ato momente unë po të dashuroj ty! :)
Deshta me e dasht'
por dashnia nuk me la
I thava sytë e ujitun prej gjetheve t'saj,
prej langut t'mallit që kullonte nga ftyra e saj!
Ishte vjeshta ma e vyshkun qe kalova
ndoshta ngase ajo me ujiti pa pushim,
si at' pemen e preferume qe e thajme nga uji i tepërt,
me friken se mos na vyshket!
Unë e deshta nga dashnia për me e dasht'
por nuk e lashe n'doren teme,
ma mori dashnia e banun prush!
E dogji, e bani hi
une u perlyva me hinin e saj,
si me ken e merkurja perhime!
E ndjeva ftohtsine tu m'kullu' durve,
Une deshta, por dashnia nuk m'la
me u ba edhe une hi...!
Nuk kaloi sonte,
ajo qe unë nuk deshta me ardh'
Era me mundim,
ma plasi ftyrs
si nji plaçk
të harrnueme
me copat e trishta
të tundimit pa adres!
E mora plaçken n'dorë
e kqyra në at' m'nyrë,
thu se deshta me e vesh.
Ndoshta ngase shpirti u çjerr,
asgja nuk ju pershtat "trupit" saj,
asgja nuk mbeti, veç disa dhoma bosh
me mure prej guri te pagdhendun...
Mbeten disa fjalë,
qe due me i zevëndsue
me çdo pik shiu, që arrij me e ndje'!
Nji shpirt memec i vrazhdë i çjerrun,
veç diku,
nji frym poetike e mbajtun gjall,
ndoshta prej nji dashnie te banum pluhun në erë.
Frym' që nxjerr vargjet,
n'fletën e shkyeme prej forcës së penës
plot mllef.
Teksa gishtat e holle
e perkedhelin
e krijojne melodine
qe buron nga shpirti yt sa nje oqean...
Hena te mbeshtjell floket
plot delikatese
te ngroh me kureshtjen e saj,
kerkon dhe ajo te dije,
si une
se cfare po thur shpirti yt,
Cfare endrrash vershojne atje?!
A jam une ne rrjedhen e saj?
Une, vetem nje pike dua te jem,
ne oqeanin tend.
Shkodra nën shi!
Rrugë që lahen me vjeshtë,
Qytet' që merr formen e vet...
Shkodra asht msu' me ken e lagun!
Kur asht e lagun,
duket ne gjendjen e saj,
asht ndjesia e saj!
Shiu duket, sikur ka lind në Shkodër,
jeton në shkodër,
e vdek në shkodër!
Asht ba si nji "qytetar" i dashunuem mbas vendit të vet!
Fluturon leht' mbi njerzit
e duket sikur merr frymë nga aroma e tyne.
Asht kaq i pasionuem mbas çdo gjaje në kyt qytet!
E sot, nuk la kend pa perqafu',
nuk arrinte me e msheh' mallin që kishte, kaq kohë larg!
Ndihesh ziliqar, kur shikon sa ambel rrëshqet mbi lëkuren e femnes...
Vajzat ecnin ne rruge, ashtu,
me buzqeshjen
fshehun nën buzë,
me at' skuqjen në faqe
të nji dashunie të ambel
Bluza mbshtetej plot afsh mbi gjiret e tyne,
e ndjenin edhe ato këtë dashuni, që ju lagte trupin...
sytë e tyne shkëlqenin me at' shikimin e qet'
që ju falte
çasti i tyne romantik me atë qytetar të përmalluem,
që bahej avull tue prekun lëkuren e flokt' e tyne
të ngrohun nga dashnia vjeshtuke...
Ndërsa Ajo...
Ajo ecte,
e lumtun,
me frymarrje të thellë,
teksa gjiret i fryheshin nga puthjet e tij pa nda'
Njat' moment, une knaqem,
vetëm tue pa', me zili,
e tue andrru:
" Ah, sikur të kisha ken edhe unë...shi! "
Mbeshtillu me eren!
Hapi sa ma fort duert
e kapu, mbeshtillu me eren,
fluturo ambel mbi te brishten vjeshte
ashtu si neper andrrat plot afsh'
thure melodine tande,
se ti je era,
thure, se une e degjoj, edha pa ardh' Ti!
E kur te vish,
une kam per te kendue,
melodine tande, qe nji fllad
e solli,
flladi qe u shkeput nga era, me padurimin per me mbrrit' tek une!
Njashtu, me vallzimin tand hyjnor,
Me gishtat qe te zgjaten piklave te ajrit,
me ate andrren qe mbart n'buze,
me njato dy t'zjarrte sy,
njashtu me gjallnine e nji flutre Maji,
mbeshtillu me eren e mbrrij ne orbiten teme,
se bota jeme, rrotullohet
rreth belit tand...!