| E merkure, 02.11.2011, 07:13 PM |
Tahir Bezhani
POZIM VJESHTE
Zgërdhin dielli vjeshtor
Mëngjeseve të zverdhura
Mashtron shetiroren time
Maleve me pisha të larta
Numëroj gjethet që bien
Në token e brymuar
Jeta shuhet në këndin tjetër
Në melodi vjeshte hazdisur
Shpirt i trazuar
Në përkëdhelje ndizet
Bukuria vjeshtore.
Kjo pikturë lot më nxjerr
Brenda kënga zihet në heshtje
As ushtimë
As bubullimë
Herë si zjarr
Herë si vetëtimë
Trupon parzmën time
Gjurmët pasqyra ime…