| E marte, 01.11.2011, 08:59 PM |
Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung organizoi në
Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje
Nga Xhevat Ukshini
Interesimi për zhvillimet në Kosovë vazhdon të mbetet ende i gjallë në qarqet e larta të politikës dhe shkencës gjermane. Në institucione të ndryshme politike e shkencore dhe universitete janë mbajtur në dymbëdhjetë vitet e fundit dhe ende vazhdojnë të mbahen edhe sot debate publike, konferenca e simpoziume shkencore; studentët shkruajnë punime seminarike e masteri, kurse doktorantët bëjnë hulumtime shkencore rreth kësaj teme. Numri i tyre i aktivitteve dhe publikacioneve është shumë i madh, si në asnjë vend tjetër në botë këtu në Gjermani janë botuar pafund analiza e artikuj publicistikë e shkencorë rreth Kosovës në gazeta e revista të ndryshme dhe shumë shumë libra.
Që nga fillimi i intervenimit i NATO-s në Kosovë me 24 mars 1999 për çdo përvjetor të tij ka pasur debate publike në forume të ndryshme ku merrnin pjesë njerëz të politikës, të kulturës dhe të shkencës. Nëse në vitet kur Kosova ende ishte nën administrimin ndërkombëtar të UNMIK-ut zëri autokton i Kosovës nuk dëgjohej në këto forume, që nga koha kur Kosova është bërë me përfaqësinë e saj diplomatike në
Këtë javë Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung organizoi një debat të dytë brenda këtij viti që për temë kishte Kosovën dhe intervenimin e NATO-s. Në prill një debat të ngjashëm po ky fondacion pati organizuar në
Në pjesën e parë të këtij forumi tre të ftuarit e tij, Walter Kolbow, ish sekretar parlamentar në Ministrinë federale të Mbrojtjes, dr. Vilson Mirdita, ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dhe dr. Johanna Deimel, zëvendësdrejtore e “Shoqatës Europa juglindore“ në München mbajtën nga një referat hyrës 20 minutësh. Në pjesën e dytë që zgjati rreth një orë e gjysmë pati një debat publik interesant rreth intervenimit të NATO-s dhe gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe të ardhmes së saj politike në Europë. Në këtë debat, që e drejtoi koloneli në pension Hans-Joachim Schaprian, i cili është njohës i mirë i kësaj problematike, morën pjesë ushtarakë, perfaqësuesë të pushtetit lokal, studentë, anëtarë të fondacionit dhe të interesuarë të tjerë.
Walter Kolbow referatin e ti e filloi me raportin e progresit, duke theksuar me këtë rast se si Kosova ashtu edhe
Dr. Johanna Deimel, eksperte për Ballkanin perëndimor dhe gjatë vitit 2008 bashkëpunëtore në ICO në Kosovë, paraqiti në referatin e saj kaosin organizativ, apo „kaos pragmatik“ siç e quajti ajo, të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, duke e vënë theksin sidomos mbi veprimtarinë e EULEX-it. Ajo tha se Rusia me qëndrimin e saj ia bën të pamundshme funksionimin e mirëfilltë këtij misioni. Znj. Deimel foli edhe mbi rëndësinë e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi në tejkalimin e problemeve fqinjësore, duke aluduar edhe në takimet e planifikuar për muajin nëntor. Edhe dr. Deimel konsideron se situata e tanishme në veri është e papranueshme, shuarja e strukturave paralele duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe, në të njëjtën kohë, dialogu duhet vazhduar. Ajo e ngriti poashtu problemin e mosnjohjes së 5 vendeve të BE-së. Dr. Johanna Deimel e përkrahu idenë që ky rajon, pra veriu i Kosovës, të fitojë një status të përkohshëm europian. Znj. Deimel më tej solli fakte mbi zhvillimin e pamjaftueshëm ekonomik të Kosovës. Është më se e qartë, vazhdoi ajo, se ka stagnim të madh të zhvillimit të ekonomisë kosovare . Ajo veçoi në këtë kontekst problemet me FMN-ën dhe mospraninë e investorëve në shtetin më të ri të Europës, por, në anën tjetër, shpjegoi më tej dr. Deimel, Kosova ka potenciale të mëdha. Rinia e saj sigurisht që është njëra nga këto potenciale, por në të njëjtën kohë edhe problem jo i vogël, nëse asaj nuk do t‘i sigurohet punë në vend. Referetja nga München-i sheh në Kosovë një qeverisje të dobët, shkallë të lartë të korrupsionit dhe krim të organizuar që nuk luftohet në mënyrë energjike.
Ambasadori i Kosovës dr. Vilson Mirdita në referatin e tij, që u prit me interesim të madh nga të pranishmit, fillimisht e falenderoi Qeverinë gjermane për qëndrimin që ka mbajtur dhe po mban rreth Kosovës. Sidomos qëndrimi i kancelares Merkel gjatë vizitës së saj në Beograd dhe ai i mininistrit të jashtëm Westerwelle, tha ai, kanë qene një mesazh i qartë jo vetëm për vendimmarrësit, por edhe për publikun e gjerë në Kosovë dhe Serbi, se Shteti i Kosovës është një realitet që duhet pranuar. Mirdita vlerësoi lartë edhe angazhimin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it që nga kosovaret shihet me mirënjohje të madhe. Angazhimi i ushtarëve gjermanë të KFOR shihet gjithashtu me mirënjohje të madhe në Kosovë. Në vazhdim të fjalës së tij dr. Mirdita i bëri një vështrim retrospektiv zhvillimeve nëpër të cilat kaloi rajoni i ish Jugosllavisë pas rënjes së komunizmit në Europën lindore dhe juglindore. Ai me pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 e sheh të mbyllur përfundimisht procesin e shtetformimit në këtë kënd të kontinentit. Konsolidimi i demokracisë kosovare dhe integrimi i pakicave etnike në jetën publike dhe institucionale të Kosovës përbën, sipas tij, njërin nga sukseset e mëdha të shtetit të ri. Sidomos përfshirja e serbëve në të gjitha nivelet e pushtetit shënon një arritje të madhe. Kjo për shkak të impulseve destruktive që vijnë nga Beogradi politik, i cili e vazhdon kursin e obstruimit politik përmes manipulimit të rretheve të caktuara në veri. Dr. Mirdita e gjykoi ashpër politikën e Beogradit sidomos në veri ku strukturat paralele po e cënojnë rëndë funksionimin e shtetit tonë. Edhe përkundër kësaj, dr. Mirdita shprehu bindjen se transformimi demokratik i Serbisë do të çojë detyrimisht deri tek njohja e realiteteve ekzistuese. Dr. Mirdita foli mbi procesin e bisedimeve dhe ndërprerjen e tyre dhe më pas u ndal më gjatë tek zhvillimet e muajve të fundit në veri ku strukturat paralele në veprimtarinë e tyre kanë marrë tipare të vërteta të kriminalitetit të organizuar mbi baza paramilitare. Kjo nuk duhet lejuar kurrësesi, Kosova në veri nuk mund të tolerojë ekzistencën e zonave që nuk i nënshtrohen juridiksionit të saj. Duke e cituar ish komandantin e KFOR-it Erhardt Bühler se „ është lejuar tepër gjatë veprimi i strukturave radikale“ në veri, të cilat po e marrin peng popullsinë paqedashëse në këtë zonë, ai tha se Qeveria e Kosovës nuk kishte se si të vepronte ndryshe nga ç’veproi. Ambasadori kosovar fjalën e tij e përfundoi duke thënë se BE-ja duhet të flasë me një zë dhe të mos lejojë „fitoren e vogël të Serbisë mbi NATO-n“, siç shkruhej në „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ më 24 tetor, shkrim ky që pati jehonë jehonë të madhe mediale në Kosovë. “Forcat regresive në Beograd dhe profiterët në Kosovën veriore me shtetësi fragjile po dinë të luajnë me Bashkimin Europian. Ata e kanë lehtë të mbledhin pika, sepse BE-ja nuk po flet me një zë. Trazirat e fundit në veri të Kosovës duhet të jenë një paralajmërim për Bashkimin Europian dhe popujt e Europës. BE-ja duhet patjetër më në fund të flasin me një zë të vetëm dhe t’ia bëjë të qartë qeverisë në Beograd se Republika e Kosovës është një shprehje të ligjshme e të drejtës për vetëvendosje. ‘Kosova është një histori suksesi’ ka thënë me të drejtë gjatë vizitës së fundit sekretari parlamentar i shtetit në Ministrinë federale të Mbrojtjes Christian Schmidt. Kriminelët në veriun e Kosovës nuk do të mund të ndryshojnë asgjë në këtë pikë”, sepse, siç u pa ditëve të fundit, popullsia do paqe dhe prosperitet e jo mungesë të ligjit dhe kaos.