| E hene, 31.10.2011, 09:05 PM |
Përkujtim i hidhur
Arsimtarët, punëtorët e shkollave,
studentët dhe nxënësit që u vranë gjatë luftës
(1998-1999) në komunën e Vushtrrisë
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Kriminelët serbë nuk kishin kursyer arsimtarët, studentët dhe nxënësit. Përkundrazi, kur kishin hasur në arsimtarë dhe studentë, menjëherë i kishin vrarë dhe masakruar.Ndaj tyre kishin pasur qendrim të veçantë, sepse arsimtarët, studentët dhe nxënësit ishin ardhmëria e popullit shqiptarë…
Terrori serbë gjatë kësaj periudhe kohore (1989-1999) kishte filluar me të madhe ndaj arsimtarëve, punëtorëve në arsim, nxënësve dhe studentëve në Kosovë. Pas suspendimit të kushtetutës së Kosovës me dhunë, mbylljes dhe largimin e nxënësve dhe arsimtarëve nga shkolla, pushteti diskriminues dhe forcat policore serbe kishin filluar që të angazhohen, të përcjellin dhe të marrin masa ndaj arsimtarëve që organizonin mësimin nëpër shkolla –shtëpi, në veçanti kishin filluar të marrin masa ndaj pronarëve që kishin lëshuar shtëpitë e tyre për mbajtjen e mësimit. Megjithë pengesave dhe vështirësive nga pushteti diskriminues dhe fashidoid serbë, arsimtarët, punëtorët në arsim dhe pronarët e shtëpive- shkolla, qendruan dhe nuk u gjunjëzuan kurrë, por me dinjitet dhe patriotizëm të rrallë mbajtën mësimin dhe nuk kursyen jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…
Gjatë kësaj periudhe të vështirë numri i shkollave shtëpi ishte i madh. Puna dhe mësimi zhvillohej në kushtë të vështira, të përcjellur vazhdimisht nga policia.Shumë arsimtarë u maltretuan dhe u burgosen Përveç arsimtarëve këtë fat të keq e përjetuan shumë pronarè të shkollave shtëpi.
Zymer Haziri nga fshati Druar, me vendbanim në Vushtrri ishte njëri ndër pronarët e shkollës shtëpi që kishte vdekur nga torturat serbe. Ai kishte lëshuar shtëpinë për mësim, ndersa me antarët e familjes ishte strehua në një dhomë. Policia serbe disa here kishte ndërhyrë dhunshëm dhe i kishte përzën nxënësit nga mësimi, ndërsa arsimtarët i kishte maltretuar dhe i kishte denuar me burg, ndersa pronarin e shtëpisë-shkollë, Zymer Hazirin më parë e kishin rrah brutalisht para fëmijve, para arsimtarëve dhe para antarëve të familjës. Kriminelët serbë nuk ishin knaqur me kaq, por e kishin marr në polici dhe e kishin urdhëruar që ta mbyllë shkollën –shtëpi dhe t’i përzën nxënësit. Mirëpo ai nuk e kishte përfillur dhe nuk e kishte pranuar një urdhëresë të tillë, prandaj e kishin rrahë për vdekje. Pas dy javësh tè lèngimit kishte vdekur nga pasojat e turturave kriminale…
Maltretimet, torturimet, vrasjet, masakrimet dhe borgosjet kishin vazhduar deri në fund të luftës ndaj shumë arsimtarëve, punëtorëve të arsimit, nxënësëve, studentëve dhe pronarëve të shtëpive shkolla.…Kështu gjatë periudhës 1998-1999 forcat policore-ushtarake serbe vranë e masakruan këta arsimtarë, punëtorë në arsim, studentë dhe nxënës në komunën e Vushtrrisë:
1. Namon Kunoviku arsimtar i sh.f.”Zija Prishtina” (tani “Naim Frashëri”) -Vushtrri
2. Bahri Hoxha, prof. i SHMT “Marin Beçikemi” Vushtrri,
3. Skender Bllaca ,profesor në Gjimnazim “ Eçrem Çabej”- Vushtrri,
4. Avdullah Fazliu, shtëpiak në ShMT “Marin Beçikemi” -Vushtrri,
5. Nuhi Haliti, punëtor teknik në sh.f “Liria “ -Strofc”,
6. Ibrahim Islami, punëtor teknik në sh.f.-Vërri,
7. Musa Abazi , professor- veteran i arsimit- Vushtrri,
8. Veli Xhafa arsimtar i sh.f. ”Rilindja” Maxhunaj,
9. Agim Gërguri, punëtor teknik sh.f. ”Ali Këlmendi”- Vushtrri,
10. Agim Hyseni, punëtor teknik sh.f. ”Avdyl Frashëri”- Druar,
11. Mustafë Shyti arsimtar i sh.f. ”Ruzhdi Bytyqi”- Ashlan,
12. Lutfi Musiqi inzh.i dip.- Vushtrri,
13. Beqir K. Hiseni, rojtar sh.f. ”Bejtulla Hyseni”- Skromë”,
14. Zymer Haziri, pensionist- Vushtrri
15. Lavdim Shaqiri, nxanës i sh.f. ”Zija Prishtina” (tani “Naim Frashèri”) -Vushtri,
16. Arsim Ibrahimi nx.i sh.f. ”Ruzhdi Bytyçi” -Ashlan,
17. Gani Ademi, nx.i SHMT ”Marin Beçikemi”- Vushtrri,
18. Fatmir Ademi, nx.i SHMT ”Marin Beçikemi” -Vushtrri,
19. Burim Ademi, nx. i ShMT ”Marin Beçikemi” -Vushtrri,
20. Nexhat Hetemi nx. sh.f. ”Migjeni”-Bletaj,
21. Ganimete Hyseni nx. sh.f. ”Muhamet Kyçyku” -Lumkuq,
22. Fiknete Maxhuni, nx. sh.f. ”Lumni Surdulli” -Lumkuq,
23. Burim Muli nx. sh.f. ”Ali Këlmendi”- Vushtrri,
24. Mubera Gërxhaliu sh.f. ”Ali Këlmendi” - Martinaj,
25. Mexhit Gërxhaliu sh.f. ”Ali Këlmendi në Martinaj,
26. Muharrem Gërxhaliu nxënës sh.f. ”Ali Këlmendi” - Martinaj,
27. Shahin Gërxhaliu nxënës sh.f. ”Ali Kelmendi“ -Martinaj,
28. Abdurahman Gërxhaliu nxënës- sh.f. ”Ali Këlmendi “ -Martinaj,
29. Sefer Gërxhaliu nxënës sh. f. ”Ali Këlmendi” në Martinaj,
30. Leonora Hajrizi, nxënëse sh.f. ”Mustafë Venhari”-Vushtrri,
31. Jehonë Duraku, nxënëse sh.f. ”Liria”- Strofc,
32. Faton Syla nxënës sh.f. ”Liria “ Strofc,
33. Bajram Tahiri, nxënës sh.f ”Emin Duraku” -Çeltinë-Vërri,
34. Ali Hyseni, nxënës SHMT ”Marin Beçikemi” -Vushtrri,
35. Nazmie Krasniqi nxënëse sh.f. ”Ali këlmendi” -Vushtrri,
36. Qijafere Shaban Maloku nxënëse e sh.f. “Lumni Surdulli”- Lumkuq
37. Sejdi Gërxhaliu, apsolvent i Fakultetit të Mjekësisë – Prishtinë,
38. Shefki Melenica, apsolvent i Fakultetit Ekonomik në Prishtinë,
39. Rrustem Hyseni apsoslvent i Fakultetit Filozofik në Prishtinë,
40. Burim Hoxha, student i Fakultetit Filozofik në Prishtinë…
Në komunën e Vushtrrisë kriminelët serbë vranë dhe masakrruan afër 750 shqiptarë
Kanë mbetur pa u identifikua edhe 15 shqiptarë, në komunèn e Vushtrrisè, për fatin e tyre mjerisht nuk dihet asgjë. Kriminelët serbë vranë dhe masakrruan afër 750 shqiptarë civilë duarthatë dhe të pambrojtur. Prej tyre 44 fëmijë të mitur të moshës 1 deri 8 vjet. Vranë dhe masakrruan 101 femra të moshave të ndryshme prej 1 deri 80 vjet. Mbeten jetim 1671 fëmijë pa njërin ose pa të dy prindërit…
Në komunën e Vushtrrisë gjatë periudhës janar qershsor 1999 janë evidentuar 116 persona të zhdukur pa gjurmë- thotë Fadil Beqiri kryetar i KMLDNJ-dega në Vushtrri. Prej tyre janë identifikuar vetëm 38 persona në varrezat masive në Serbi, trupat e pajetë të tyre kohë pas kohe janë sjellë në Kosovë (në vendlindje) në grupe të vogla, sipas tekeve të qeverisë së Beogradit, ku është bërë rivarrimi i tyre. Ky rivarrim i trupave të pajetë të shqiptarëve, me nga dy, tre të sjellur ka vazhduar edhe më tutje. Kanë mbetur pa u identifikuar edhe 15 shqiptarë për fatin e tyre mjerisht ende nuk dihet asgjë- thotë në vijim z. Beqiri, për të shtuar se në komunën e Vushtrrisë kriminelët serbë vranë dhe masakrruan 750 shqiptarë civilë duarthatë dhe të pambrojtur, vetëm pse ishin shqiptarë. Prej tyre kriminelët serbë vranë 44 fëmijë të mitur të moshes 1 deri 8 vjet, duke ndarë nga loja dhe nga bota e ëndërrave fëmijnore. Janë zhdukur 12 fëmijë të tjerë të dy gjinive. Mizorisht janë vrarë 33 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, duke u a prerë rrugën e diturisë. Vranë dhe masakrruan 101 fëmra të moshave të ndryshme prej 1 deri në 80 vjet, nëna të reja, duke lënë 1671 fëmijë jetim, pa njërin ose pa të dy prindërit. Vranë dhe masakrruan 8 arsimtarë të cilët me përkushtim dhe sakrifica të mëdha edukuan brezin e ri. Gjatë luftës me okupatorrin serbë ranë në altarin e lirisë 64 dëshmorë, gjaku i tyre u derdhë për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Plagosën 460 shqiptarë, prej tyre 44 fëmra, prej të cilave një numër i madh i tyre kanë mbetur me pasoja të rënda shëndetsore për tërë jetën. Ndërsa 112 luftëtarë të UÇK-së, të evidentuar si invalidë të luftës dhe 64 ( në kohet fundit janë evidentuar edhe disa të tjerë, për tu rritur kështu numri më tepër se 64 dëshmorë) që prehen në qetësi në varrezat e dëshmorëve në Bletaj (Stanovc i Poshtëm)…Për krimet e bëra nuk është dënuar asnjë serb, kriminel-thotë Fadil Beqiri dhe shton se familjarët kanë pritur se kjo do të ndodhë. Kjo është një kërkesë e përhershme që të evidentohen kriminelët dhe të marrin dënimin e merituar dhe të zbardhet fati i të zhdukurve…