| E diele, 30.10.2011, 09:30 AM |
Flet Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, pedagog në Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë në Universitetin e Tiranës
Ndërgjegjja kombëtare, pjesë e ekzistencës bashkëkohore
Nga Albert ZHOLI
Cili është vendi që zënë në politikat e përgjithshme për konsolidimin e Bashkësisë Evropiane, harmonizimi i identiteteve kombëtare?
Në politikat e përgjithshme për konsolidimin e Bashkësisë Evropiane, vend të posaçëm zënë politikat për shmangien e konflikteve, afrimin dhe harmonizimin e identiteteve kombëtare, të cilët, duke qenë në nyjën kyç të procesit të integrimit, përbëjnë njëkohësisht edhe problemin me zgjidhjen më të vështirë.
Trajtimet teorike dhe qasjet praktike janë të ndryshme, sepse çdo komb ka historinë, traditat, kulturën, përvojat, mendësitë, dinjitetin dhe ndjeshmërinë e vet, me të cilat është i lidhur ngushtësisht, qoftë prej ekzistencës/qenësisë shekullore, qoftë edhe për arsye psiko-morale. Dhe, po ashtu, secili ka një pozicion të caktuar dhe marrëdhënie të dallueshme me tërësinë e Evropës. Ne, shqiptarët, që, me zell të madh e me padurim adoleshenti dëshirojmë të hyjmë në të, fatkeqësisht, ende pa patur vetëdijen, kulturën dhe qytetarinë e duhur, ndryshe nga të tjerët, nuk do të hyjmë nga një derë shtetërore, por nga disa dyer: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, e Maqedonisë, Greqisë dhe e Malit të Zi, pa harruar arbëreshët e Italisë. Në këto rrethana e në këtë gjendje, ne, kemi probleme më të shumtë e më të ndërlikuar, ndër të tjera, edhe për shkak të ndërlikimeve, që u bëjmë vet me padituritë, sidomos me lëshimet e vazhdueshëm nga mijëra qytetarë, dhe lëshimet e rëndë politikë, ligjorë e institucionalë nga qeveritarët dhe politikanët për përfitime lëndorë dhe pushtetmbajtje, në dëm të identitetit, ndërgjegjes, ekzistencës, integritetit kombëtar. Në botën tonë kaotike e të prapambetur, me mendësi dhe praktika veçan Evropës, madje dhe vendeve të tjerë të Ballkanit, të mbuluar nga reja e dendur e demagogjisë çdrejtuese/çorientuese, është e domosdoshme të sqarohet,
Si mund të përcaktojmë nëse identiteti dhe ndërgjegjja kombëtare sot, janë pjesë e qenësisë/ekzistencës bashkëkohore apo i takojnë të kaluarës
E thënë më shqip e më konkretisht, nëse ne, sot, jemi e jetojmë si shqiptarë apo hiqemi, se, jemi e i bëjmë qejfin vetes se jetojmë si evropianë dhe gjithçka kombëtare e kemi humbur e duhet ta humbasim për t'u dukur evropianë, për të qenë më të pranueshëm prej të tjerëve, për të mos na përbuzur prej zullumeve tona, dhe për të na pranuar formalisht kandidat për në Bashkësinë Evropiane? Dhe, për më keq,
a është normale,kur mijëra janë regjistruar e duan të regjistrohen grekë, serbë, maqedonas, turq, bullgarë, për të përfituar lehtësi përditshmërie, dhe ligjet e miratuar nga Kuvendi e të zbatuar me këmbëngulje të paparë nga qeveria, u a hapin plotësisht derën e bjerrjes e të hemorragjisë kombëtare njëzet vjeçare, apo duhen ligje e praktika ndaluese, t'i ruajnë e t'i mbrojnë ato, sikurse veproi Gjykata Kushtetuese, që i rrëzoi, se ishin kundërkushtetues dhe në kundërshtim me praktikën dhe standardet evropianë?
I tillë është Ligji i 2003-shit, e, përmbi të, Ligji i 2009-ës, që i ka dhënë të drejtë Zyrës së Gjendjes Civile të ndryshojë kombësinë e qytetarëve dhe Ligji për Regjistrimin e Kombësisë me Vetëdeklarim, tanimë, i filluar së prapthi, me imponimin e qeverisë greke për të ndryshuar me falsifikim strukturën kombëtare, e, për pasojë, edhe strukturën kushtetuese të Shqipërisë, pas një shekulli të ekzistencës shtetërore, dhe, në prag të kremtimit të njëqindvjetorit të pavarësisë së saj.
Sot thuhet nga një kategori intelektualë të ashtuquajtur kozmopolitë dhe të tjerët pragmatistë se, fjala komb i irriton…
Një kategori shqiptarësh, shumica e të cilëve intelektualë të ashtuquajtur kozmopolitë dhe të tjerët pragmatistë laramanë ose thjesht të çoroditur psikologjikisht, fjala komb i irriton fort, sepse, të flasësh sot për komb dhe shqiptarizëm, atyre u duket anakronizëm i madh, sikur hapen arkivat e mykur të shekujve të kaluar dhe me duhmën e tyre po largojnë Evropën nga bota shqiptare. Ata që lexojnë, edhe pse e dinë gjendjen, à priori propagandojnë, se, gjoja në Evropë nuk pranohet dhe nuk flitet më për komb dhe identitete kombëtarë.
Ndërsa, e vërteta njëmendësisht është ndryshe. Edhe në vendet më të përparuar, problematika e madhe e tyre është në qendër të vëmendjes, trajtohet dhe ritrajtohet e shkallëzuar, në rrafshet më të ndryshëm: politik, ekonomik, sociologjik, kulturor, psikologjik, etj. Nuk është e rastit, që, në këto 20 vjet, bibliografia e kësaj literature është pasuruar ndjeshëm, me dhjetëra tituj, në gjuhët më të ndryshme. Prej saj, të viteve më të fundit, do të citojmë qëllimisht dy autorë me formime kulturorë dhe identitete kombëtarë të ndryshëm, njëri amerikan, Erik Hobsbaum, dhe tjetra franceze, Anne-Marie Thiesse. Sipas librave të tyre, kombet, identitetet kombëtarë dhe shtetet- kombe nuk janë zhdukur, ata vazhdojnë të jenë ende të fuqishëm e përcaktues në ekzistencën/ qeniesinë njerëzore, në organizimin shoqëror, qytetar dhe shtetëror.
Historiani i mirënjohur Erik J.Hobsbaum, të cilin disa specialistë e quajnë të madh, në librin Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a, programi, miti, realiteti, shkruan, se, separatizmi kombëtar, në fundin e shekullit XX, ka qenë më i theksuar se në fillim të tij.
"Qëkurse ky libër ("Kombet dhe nacionalizmi"), shkruan ai, është botuar për herë të parë aty nga fillimi i 1990-s, të tjera shtete-kombe të reja janë formuar, ose janë në formim e sipër, më shumë se në çdo periudhë tjetër të këtij shekulli. Nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e Jugosllavisë janë shtuar deri tani gjashtëmbëdhjetë entitete sovrane të njohura në shkallë ndërkombëtare dhe nuk ka ndonjë kufi lehtësisht të parashikueshëm për vazhdimësinë e mëtejshme të separatizmit ndërkombëtar" 1)
Sot flitet shumë për ksenofobinë, mendimi juaj?
Politikanët, sociologët, legjislacioni bashkëkohor, institucionet shtetërorë dhe qytetarë, mediat dhe shkollat, institucionet fetare dëshirojnë dhe propagandojnë gjithnjë e më tepër tolerancën, bashkëjetesën, ndihmën e ndërsjellë dhe harmoninë e identiteteve, kulturave dhe të besimeve. Edhe për këtë mjedis botëror, vazhdimisht të përpunueshëm për bashkëjetesë ndëridentitare dhe ndërkombëtare, Hobsbaum-i bën një pohim të frikshëm, gati, tmerrues:
"Ksenofobia, e cila lehtësisht kalon në racizëm, që është një dukuri më e përhapur në Evropën dhe Amerikën Veriore të viteve '90 nga sa ishte në kohën e fashizmit, është edhe më pa baza për nga përmbajtja e mundshme si program historik se sa nacionalizmi i Maxinit" 2) Megjithëse, ai mendon, që, edhe tani, shtetet-kombe nuk janë në përputhje me qytetërimin bashkëkohor, me gjendjen e shoqërisë njerëzore në përgjithësi dhe të çdo kombi-shtet në veçanti, në mbyllje të librit, është i detyruar të pohojë:
"E gjithë kjo nuk do të thotë se nacionalizmi nuk është shumë i rëndësishëm në politikën botërore në ditët e sotme, ose që është më pak i rëndësishëm se dikur. Ajo që dua të theksoj është se pavarësisht nga roli i tij i privilegjuar, nacionalizmi është bërë historikisht më pak i rëndësishëm" 3)
Edhe për Anne-Marie Thiesse në librin "Krijimi i identiteteve kombëtare, Evropa e shekullit XVIII-XX", botuar për herë të parë më 1999, identitetet kombëtarë janë gjallëruar edhe përballë globalizmit të sotëm: "Identitetet kombëtare, a janë të kërcënuar nga globalizmi?
Në çdo rast, ato kanë gjetur hëpërhë një gjallëri të re falë ndërmjetësit planetar, simbol i ndryshimeve në rrugë e sipër" 4) Ajo i shikon kombet dhe identitetet kombëtarë ende të fortë, të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm. "Nëse tërësia mbikombëtare e Bashkimit Evropian bëhet një hapësirë juridike, ekonomike, financiare, politike, monetare: kjo nuk është një hapësirë identitare. Asaj i mungon kjo pasuri simbolike, nëpërmjet së cilës, kombet kanë ditur t'u propozojnë individëve një interes të përbashkët, një vëllazëri, një mbrojtje, nënvizon ajo.
Tërheqja në identitetet kombëtare si tek një strehë, është gjithsesi e kuptueshme: Euro nuk përbën një ideal. Po sikur Baballarët e Evropës ta kenë themeluar atë duke harruar ta ndërtonin?" 5)
Çfarë i mungon sot BE-së në konceptin e ekzistencës së kombeve?
Bashkimit Evropian, që po krijohet, i mungon njësia identitare. Dhe, kjo është mungesa kryesore e tij. Ndryshe nga Evropa e djeshme, që përbëhej nga shtetet-kombe, më shumë të mbyllur se të hapur me të tjerët, Evropa e sotme është një bashkësi shtetesh me ligje, ekonomi, financë, politikë, monedhë, parlament dhe qeveri të përbashkët, sipas konceptit modern të ekonomisë- botë, për të krijuar mirëqenie sa më të lartë dhe qarkullim të lirë të njerëzve dhe të kulturave. Për Anne-Marie Thiesse, megjithë këto epërsi, asaj i mungojnë ato që ka kombi, e, mbi të gjitha, identiteti i përbashkët. "Evropa po merr një strukturë të paracaktuar për t'i u përgjigjur sfidave të ekonomisë-botë. Konceptimi i saj rrjedh nga ai i shteteve. Bashkimi Evropian shpall rregullore të përbashkëta, vendos në territorin e tij qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, nxjerr një monedhë; ai ka një parlament dhe një ekzekutiv.
Por nga ana tjetër i qëndron si mangësi gjithë sa i përket një kombi: një identitet i përbashkët, përngjitja ndaj një territori të përbashkët, ideali i ndarë bashkërisht i një vëllazërie solidare. Evropianët, në gjendjen e tanishme të gjërave duken sa të pajisur me identitet kombëtar aq edhe të shpajisur me identitet evropian" 6)
Evropianët kanë identitete kombëtare, por nuk kanë identitet evropian, atë që synohet. Përfundimi prej këtij krahasimi është i qartë. Ata, që e humbin, në fazën e tanishme, identitetin kombëtar, do të jenë/mbeten pa identitet.
Me përparimin e integrimit, të hapjes gjithnjë e më të madhe ndaj të tjerëve, vitet e fundit, në vendet e Evropës Perëndimore, ndjenja kombëtare, frika e kujdesi për të ruajtur identitetin, traditën dhe kulturën përkatëse janë në rritje. Në Francë, p.sh., që, për vet historinë e brendshme dhe marrëdhëniet me kombet, identitetet e tjerë fetarë e kulturorë edhe jashtë Evropës, ka qenë dhe është më e hapur e më pranuese ndaj tyre, ndjenja e krenarisë të të qenit francez është ngjitur në shkallaren më të lartë.
Një shkrim i specialistëve Bruno Cautrès ("Qendra Shkencore e Kërkimeve Politike"), dhe Céline Belot ("Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore"), botuar tek "Le Monde", më 25 prill 2009, ku pasqyrohen përfundimet e një ankete, ka këtë titull:
Më krenar për qenien franceze, por më pak ksenofob, Në të krahasohet dinamika e ndjeshmërisë kombëtare të francezëve në vitet 2000, me vitet 1981 dhe 1970.
Në artikull pohohet, më 2008-ën,"Franca paraqet një paradoks të dukshëm: ndërsa (kur) norma kundërraciste përparon dhe vlerat e tolerancës forcohen, ndjenja e krenarisë kombëtare rritet
dhe hapja në Evropë është burim i shqetësimeve të thellë. Paradoks apo pamje e kundërt e të njëjtës dukuri?" 7) Integrimi dhe ndjenja e identitetit kombëtar, sidoqoftë, janë ballë për ballë. Mund ta nxisin për mbrojtje e zhvillim, po ashtu, mbase, edhe më shumë, mund ta kufizojnë, tkurrin e cenojnë, pse jo edhe ta shpërbëjnë, në masa të ndryshme, njëri tjetrin. Së paku, në Francë, përparimi i integrimit nuk e ka dobësuar, përkundrazi, e ka rritur, saktësisht, sipas artikullit, ka një kthim të saj me forcë. Integrimi, pavarësisht prej vlerave humane që sjell, vazhdimisht e rrezikon identitetin kombëtar, nëse nuk janë kushtet dhe kujdesi i ruajtjes së tij. Prandaj,
53% e francezëve kanë frikë se integrimi evropian shpie në humbjen e pushtetit të Francës në botë.
dhe 54% se e dobëson identitetin dhe kulturën kombëtare.
Në vitin 1981, në 100 francezë 82 shpreheshin se ishin krenarë që ishin francezë. Megjithëse shifra ishte e lartë, ka patur një zbritje relative, në krahasim me vitin 1970, si në shumë vende evropianë.
Më 2008 për këto rreziqe e frikëra, ngrihet në pikën më të lartë.
Në 100 francezë ndjehen krenarë 90. Dhe, në këta, 39 ndjehen shumë krenarë.
Më e rëndësishmja është, se, ndryshe nga herët e tjera, ndjenja shumë fortë e identitetit kombëtar është më e njëzëshme/më unanime. Prej këtyre të dhënave është arritur në përfundimin, se, në këto tridhjetë vjetët e fundit,
Franca ka qenë më e hapur, më tolerante dhe më "humaniste", ka ditur t'i shprehë vlerat e saj me një ndjenjë të fortë të përkatësisë kombëtare. Duket qartas se ndjenja e fortë e përkatësisë kombëtare është mbi integrimin, mbi vlerat e tolerancës bashkëkohore.
Çfarë ka treguar procesi i deritanishëm i integrimit?
Procesi i deritanishëm i integrimit ka treguar se "kombet e vjetër" mundet të bashkëpunojnë. Nga veçimi e mbyllja, madje kundërshtia dhe armiqësia e mëparëshme është kaluar në paqe, në mirëkuptim e bashkëpunim. Vetëm në rrethanat e këtij bashkëpunimi dhe nëpërmjet tij mund t'i kushtohen edhe një fati të përbashkët, i cili nuk mohon dallimet dhe thellësitë e historive përkatëse, të pacenueshme dhe vlerat qenësore të tyre.
Ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe evropiane, më shumë se konkurrente, specialistët e lartpërmendur i shikojnë, se, bashkëjetojnë, bashkohen e mblidhen.
Përveç kësaj, jo pak fakte kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se kombëtarizimi ka kaluar në racizëm, si dikur para 50 vjetësh; shqiptarëve mund t'ju kujtohet për këtë, mes të tjerave, videoja me marshin e ushtarëve grekë dhe këngën e detarëve në paradën zyrtare në Athinë.
Prandaj, nuk është anakronizëm të flasësh sot për komb dhe identitet shqiptar, po ashtu, edhe ata që flasin për to, nuk janë doemos anakronikë. Ajo varet se si flet dhe çfarë flet, çfarë kërkon dhe si e kërkon. Edhe vet kombi shqiptar nuk është ai që ka qenë para njëqind, madje as para pesëdhjetë vjetësh.
Në rrethanat e reja të hapjes dhe të afrimit gjithnjë e më të madh, të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe paqes, sidomos në fundin e gjysmës së dytë të shekullit XX, kanë ndryshuar edhe disa nga përmbajtjet e funksionet e kombit, ligjet ndërkombëtarë, politikat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore, rrethanat, mundësitë dhe rrugëzgjidhjet. Janë përmirësuar dhe po përmirësohen, në kuptimin njerëzor, marrëdhëniet midis kombeve e identiteteve, është krijuar bashkësia e qëndrueshme e paqes, e bashkëjetesës dhe e ndihmës së ndërsjellë, duke përmbysur historinë e mëparshme të luftërave dhe të përpjekjeve për epërsi e sundim të më të fuqishmëve mbi më të vegjlit dhe më të dobëtit.
Çfarë është në thelb integrimi europian?
Integrimi evropian nuk është zhbërje, mohim e humbje e identiteteve kombëtarë. Para së gjithash, është shmangie e armiqësive dhe e konflikteve, liri dhe kushte të përshtatshëm për zhvillimin e tyre dhe të pakicave, kudo qofshin dhe në çfarëdo gjendje të jenë, mbrojtje ligjore dhe praktike, bashkëjetesë dhe harmoni midis tyre. Ligjet, institucionet, mendësitë dhe praktikat mbikombëtare, nuk janë të papajtueshme dhe në konflikt, nuk i fshijnë dhe nuk i shkatërrojnë krejtësisht të mëparshmet, kombëtaret e shtetëroret. Disa i zëvendësojnë, të tjerë i zbusin dhe i zhvillojnë, në përputhje me to.
Është e pabesueshme, që, gjermanët, francezët, italianët, spanjollët, grekët, sllovenët, etj., anëtarë të Bashkimit Evropian, nuk jetojnë më, nuk organizohen shtetërisht e qytetarisht dhe nuk përjetojnë më, si gjermanë, francezë, italianë, spanjollë, grekë, sllovenë, por thjesht si evropianë, pa identitetin origjinar, të trashëguar dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj tij. Shkencat shoqërore dhe psikologjike ende nuk kanë treguar, sepse është shumë herët, se sa janë bërë evropianë këta qytetarë të Bashkimit Evropian, dhe sa janë zhbërë kombëtarisht. Me sa shihet, në përditshmërinë e tyre, në kulturë e mënyrë jetese, në mediat dhe mjetet e tjerë të informacionit, vazhdojnë të jetojnë, të organizohen, të edukohen e të shkollohen, të përjetojnë si të tillë, sikurse më parë, veçse me më pak paragjykime, gjithnjë e më shumë të hapur, të përgatitur për të pranuar e pranues të të tjerëve, pa ato ndarjet dalluese e përçmuese të skajshme.
Si është zhvilluar dhe përforcuar vetëdija dhe veprimtaria kombëtare në njëzet vjetët e pluralizmit dhe sistemit demokratik?
Në njëzet vjetët e pluralizmit dhe sistemit demokratik, vetëdija dhe veprimtaria kombëtare shqiptare është zhvilluar dhe përforcuar nëpërmjet arsimit, institucioneve shkencore dhe kulturore, mediave të përkushtuara ndaj saj, një shumësie intelektualësh dhe politikanësh. Ndërkohë, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë përballë agresivitetin e kategorive të tëra shoqërore, dhe, më tepër, mes hemorragjisë së emigracionit në Greqi, për t'i zhveshur ato nga vlerat morale e humane, e, pastaj për t'i penguar praktikisht, pra, një kundërveprim të pandërprerë e në rritje, gojor e mediatik, të pandërgjegjshëm e të ndërgjegjshëm, të nxitur dhe financuar prej qarqeve e shteteve shovinistë. Fatkeqësisht, për shkak të varfërisë së skajshme, mungesës së mbrojtjes dhe të kujdesit shtetëror, kaluar shpesh në mospërfilljen më gjakftohtë, të inferioritetit kulturor e qytetar dhe të lloj-lloj trysnive raciste të fqinjëve, veçanërisht atyre grekë, në mijëra emigrantë dhe në mijëra mjeranë të tjerë në atdhe, pa personalitetin dhe pa dinjitetin më të thjeshtë, ka një bjerrje të dukshme të ndjenjës, vetëdijes dhe të përgjegjësisë deri në tjetërsim të identitetit kombëtar, fetar e vetjak, duke ndryshuar emër e mbiemër.
Servilizmi i inferioritetit, nënshtrimi ndaj shovinizmit dhe ekspansionit të jashtëm, nënvleftësimi e shpërfillja, pse jo edhe qesëndisja, e, mbi të gjitha, pazari politik e ekonomik me to u shfaqën, që në krye të herës dhe shpejt e pakurrëfarë pengesash, përkundrazi, me miratime të parapëlqyera, pushtuan politikën partiake, qeveritare e kuvendore.
Në vitet 2006-2011 janë bërë tri tërheqje të mëdha apo tre lëshime të rëndë të qeverisë shqiptare në sovranitetin territorial, integritetin politik e moral kombëtar, veçanërisht është hapur porta ligjore për të ndryshuar kombësinë me vetëdeklarim, ose, e kthyer në gjuhën praktike, për të tjetërsuar kombësinë thjesht për arsye lëndore.
Shqiptarët, disa dyer për të hyrë në Europë
Ne, shqiptarët, që, me zell të madh e me padurim adoleshenti dëshirojmë të hyjmë në të, fatkeqësisht, ende pa patur vetëdijen, kulturën dhe qytetarinë e duhur, ndryshe nga të tjerët, nuk do të hyjmë nga një derë shtetërore, por nga disa dyer: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, e Maqedonisë, Greqisë dhe e Malit të Zi, pa harruar arbëreshët e Italisë. Në këto rrethana e në këtë gjendje, ne, kemi probleme më të shumtë e më të ndërlikuar, ndër të tjera, edhe për shkak të ndërlikimeve, që u bëjmë vet me padituritë, sidomos me lëshimet e vazhdueshëm nga mijëra qytetarë, dhe lëshimet e rëndë politikë, ligjorë e institucionalë nga qeveritarët dhe politikanët për përfitime lëndorë dhe pushtetmbajtje, në dëm të identitetit, ndërgjegjes, ekzistencës, integritetit kombëtar. Në botën tonë kaotike e të prapambetur, me mendësi dhe praktika veçan Evropës, madje dhe vendeve të tjerë të Ballkanit, të mbuluar nga reja e dendur e demagogjisë çdrejtuese/çorientuese, është e domosdoshme të sqarohet,
Shqiptarët i zhvleftësojnë vetë vlerat morale të tyre
Në njëzet vjetët e pluralizmit dhe sistemit demokratik, vetëdija dhe veprimtaria kombëtare shqiptare është zhvilluar dhe përforcuar nëpërmjet arsimit, institucioneve shkencore dhe kulturore, mediave të përkushtuara ndaj saj, një shumësie intelektualësh dhe politikanësh. Ndërkohë, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë përballë agresivitetin e kategorive të tëra shoqërore, dhe, më tepër, mes hemorragjisë së emigracionit në Greqi, për t’i zhveshur ato nga vlerat morale e humane, e, pastaj për t’i penguar praktikisht, pra, një kundërveprim të pandërprerë e në rritje, gojor e mediatik, të pandërgjegjshëm e të ndërgjegjshëm, të nxitur dhe financuar prej qarqeve e shteteve shovinistë. Fatkeqësisht, për shkak të varfërisë së skajshme, mungesës së mbrojtjes dhe të kujdesit shtetëror, kaluar shpesh në mospërfilljen më gjakftohtë, të inferioritetit kulturor e qytetar dhe të lloj-lloj trysnive raciste të fqinjëve, veçanërisht atyre grekë, në mijëra emigrantë dhe në mijëra mjeranë të tjerë në atdhe, pa personalitetin dhe pa dinjitetin më të thjeshtë, ka një bjerrje të dukshme të ndjenjës, vetëdijes dhe të përgjegjësisë deri në tjetërsim të indentitetit kombëtar, fetar e vetjak, duke ndryshuar emër e mbiemër.
Servilizmi i inferioritetit, nënshtrimi ndaj shovinizmit dhe ekspansionit të jashtëm, nënvleftësimi e shpërfillja, pse jo edhe qesëndisja, e, mbi të gjitha, pazari politik e ekonomik me to u shfaqën, që në krye të herës dhe shpejt e pakurrëfarë pengesash, përkundrazi, me miratime të parapëlqyera, pushtuan politikën partiake, qeveritare e kuvendore. Në vitet 2006-2011 janë bërë tri tërheqje të mëdha apo tre lëshime të rëndë të qeverisë shqiptare në sovranitetin territorial, integritetin politik e moral kombëtar, veçanërisht është hapur porta ligjore për të ndryshuar kombësinë me vetëdeklarim, ose, e kthyer në gjuhën praktike, për të tjetërsuar kombësinë thjesht për arsye lëndore. 1. Miratimi i Marrëveshjes për Varrezat e ushtarëve grekë ; 2. Marrëveshja e Kufirit Detar; 3. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Çfarë është në thelb integrimi europian?
Integrimi evropian nuk është zhbërje, mohim e humbje e identiteteve kombëtarë. Para së gjithash, është shmangie e armiqësive dhe e konflikteve, liri dhe kushte të përshtatshëm për zhvillimin e tyre dhe të pakicave, kudo qofshin dhe në çfarëdo gjendje të jenë, mbrojtje ligjore dhe praktike, bashkëjetesë dhe harmoni midis tyre. Ligjet, institucionet, mendësitë dhe praktikat mbikombëtare, nuk janë të papajtueshme dhe në konflikt, nuk i fshijnë dhe nuk i shkatërrojnë krejtësisht të mëparshmet, kombëtaret e shtetëroret. Disa i zëvendësojnë, të tjerë i zbusin dhe i zhvillojnë, në përputhje me to. Është e pabesueshme, që, gjermanët, francezët, italianët, spanjollët, grekët, sllovenët, etj., anëtarë të Bashkimit Evropian, nuk jetojnë më, nuk organizohen shtetërisht e qytetarisht dhe nuk përjetojnë më, si gjermanë, francezë, italianë, spanjollë, grekë, sllovenë, por thjesht si evropianë, pa identitetin origjinar, të trashëguar dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj tij. Shkencat shoqërore dhe psikologjike ende nuk kanë treguar, sepse është shumë herët, se sa janë bërë evropianë këta qytetarë të Bashkimit Evropian, dhe sa janë zhbërë kombëtarisht. Me sa shihet, në përditshmërinë e tyre, në kulturë e mënyrë jetese, në mediat dhe mjetet e tjerë të informacionit, vazhdojnë të jetojnë, të organizohen, të edukohen e të shkollohen, të përjetojnë si të tillë, sikurse më parë, veçse me më pak paragjykime, gjithnjë e më shumë të hapur, të përgatitur për të pranuar e pranues të të tjerëve, pa ato ndarjet dalluese e përçmuese të skajshme
1. Miratimi i Marrëveshjes për Varrezat e ushtarëve grekë;
2. Marrëveshja e Kufirit Detar;
3. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Shënime:
1. Erik Hobsbaum "Kombet dhe nacionalizmi, që nga 1780-a…", "Toena" & Fondacioni "Soros", Tiranë, 1996, faqe 163.
2. Po aty, faqe 170.
3. Po aty, faqe 190-191.
4. Anne-Marie Thiesse "Krijimi i identiteteve kombëtare, Evropa e shekullit XVIII-XX", "Dukagjini", Pejë, 2004, faqe 357.
5. Po aty, faqe 19.
6. Po aty, faqe 359.
7. 'Le Monde", 25 prill, 2009.