Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Neki Lulaj

| E diele, 30.10.2011, 02:57 PM |


Neki Lulaj

 

 

ME BARDHËN E SEREMBËS

 

Në gjumun e parë

Me erdhi me ëndërren

E bukura

Bardha Serembe-jane

Qeshte me gojë e zemër

E unë qaja

Si i marrë

I përqafuam zjarrët

Nga dashuria e flakët Platoniane.

 

Jeta është ecëje

E ne ecënim

As një fjalë,as një përkëdhelje

Ngjitem bjeshkës

Se pa pushtuar

Plotë ujëvara e katarakte

Lum këta sy çka kanë  parë

E veshet çka kanë degjuar..!

 

Me dukej vehtja si princi i Arbërit.

Herë si Nikë Peta

E herë

Si Pal Golemi

Nga hingëllima e kalit

Të Skënderbeut

Ma shkundi vesën e zemrës

Kanarinë e verdhe

Me zgjoi nga gjumi

Me shpëtoi pa e berë

As një përkëdhelje

As një mëkat.

 

 

ÇKA JEM NE

 

Ne jemi udhëtar

Nëpër stacionet e pa ndalura

Të jetës

Mbi peronat e trenave

Jemi të pa ndalur

Edhe kur ndalëm ,ecim

Shkojmë e vijmë

Përtrihëm mplakëm.

 

Nëpër Aeroporte

Mbi tokën e gjelbërt

E në qiellin e kaltër

Furnizohëm me karburantet

E jetës

Jetës ja kemi ndarë

Stacion të pa ndalura.

 

Ne zemrat tona

Bartim valixhet ding

Me dhurata

Me kujtime e përjetime

Por edhe me sekrete

Që kurrë sí rrëfyem

Duke pritur kohën

E koha ikë

Si qen i plagosur

Duke e mashtruar vetën

Dhe  braktisur botën

Sikur erdhëm  pa u ndalur

Do të ikim dhe ngelim udhëtarë.

Rrugëtarë  mbi udhëkyqete botës.

Së mbarë.

 

 

SONTE

 

Sonte jam këtu

Në gjirin e Dugagjinit plak

Buzë Lum bardhit

Afër Llukës metamorfiane

Afër korit të bretkosave

Që natës i bejnë konak

Në pusët e gurgullimta

Të Lumbardhit gjarpërak

 

Sonte me erdhën përshëndetjët

Nga Roshkodoli burimor

Dhe nga maja e Gjeravicës mbreterore

Ndienjat mi dhanë forcë vrapit

Ato ma grisën harresën

E ma thirrën kujtesën

Me flladin e verës

Ne aromën e bukur

Të parajsës së Dantës

Urtak.

 

Sonte xixëllonjat e grunoreve

Fluturojnë me turr e vrap

Serenadë vere Dugagjiniane

Gjallëri ne Kullat prej guri

Gëzim Bogdanian

Janë këthyer të debuarit

Që me shekuj

Jetuan ne trojet Dukagjinit plak.

Ata patën ndezur prushnajën

E shekujve

Dhe…….