Sport » Sporti
Boks, Haxhi Krasniqi kampion Europe
E premte, 21.10.2011, 08:07 PM
Haxhi Krasniqi është shpallur kampion
Boskieri 24-vjeçar është përballur në finalen e kësaj federate me boksierin francez Abdelhakin Derghal. Ka zgjatur shumë pak kjo ndeshje, vetëm katër raunde.
Në të tretin, kundërshtari i Haxhi Krasniqit rrëzohet për herë të parë, megjithatë gjen forcat për t’u ringritur, ndërsa në raundin pasardhës ka ardhur goditja tjetër nga boksieri kosovar i cili këtë herë nuk i dha më mundësinë kundërshtarit të tij të çohej duke e marrë këtë fitore falë një nokauti teknik.
Kjo ishte fitorja e 36-të për Haxhi Robin Krasniqin, boksierin nga Juniku i Kosovës që garon për Gjermaninë, nga këto 13 janë me nokaut.
Pas Nuri Seferit, Krasniqi është kampioni i dytë shqiptar që shpallet kampion