| E enjte, 20.10.2011, 07:20 PM |
Xhavit Gasa
JU LUTEM
Fjala poezi,
kjo fjale e bukur
dhe e embel,
ka lindur,
sebashku me njeriun
dhe me pranveren.
Ju lutem ta ruajme,
te paster poezine
t'mos e bejme pis,
t'mos ja prishim
asaje bukurine,
me fjale lakuriq
E RUAJTA POEZINE
Qe kur isha femije,
Pashallaret e kuq,
Ma goditen poezine,
Dhe prangat ja vune.
U perpelit poezia e shkrete,
Nen kthetrat e tyre,
Si harabeli ne kthetrat e skifterit,
Qe te fitonte lirine.
Ashtu gjysem te vdekur,
Me shpirtin neper dhembe,
E mbajta poezine te fshehur,
Zemres time thelle.
Dhe nuk e lashe te vdiste,
Se nuk mund ta harroja poezine,
Dhe sot pas shume vitesh,
Ka nisur perseri fluturmin.