| E merkure, 19.10.2011, 07:59 PM |
GRA: Ndalni dhunën ndaj burrave…!!!
Shkruan: Faton MEHMETI
Një fenomen ri, ai i maltretimit të burrave nga gratë,po merr përmasa të një dukurie “normale”në shoqerinë tonë.Duke iu referuar statistikave të policisë thuhet:„Në tremujorin e parë të vitit 2011, gjithsejt janë raportuar 130 raste të dhunës familjare. Ndërsa, në vitin 2010 janë gjithsejt 944 raste të raportuara, 190 prej të cilëve janë meshkuj’’. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit,ku e dyshuara është gruaja.” Por, edhe pse shifrat e errëta besohet të jenë shumë më të larta, për shkak të ndikimit të moralit tradicional denoncimet e tilla numërohen me gishta. Me t´u përmendur nocioni "dhunë", paraftyrohet femra si viktimë dhe mashkulli si ushtrues i dhunës. Por, jo rrallë mund të jetë e kundërta dhe atë pa medyshje, Dhuna mund të ushtrohet ndaj atyre që janë të pabarabartë, në kuptimin e fuqisë, të statusit social dhe të trajtimit të përgjithshëm.Në këtë segment prap se pra gruaja del të jetë viktimë,bazuar edhe në shifrat por ajo që na tërheq vëmendjen është dhuna ndaj burrave. Një fenomen që më herët as që ka mund të mendohet,nëse i referohet zhargonit të shprehjeve të të vjetërve se “dikur ka pasur burra ” kjo nuk e zhvlerëson “burrërinë” tek burrat e sotëm, por ky trend në rritje i ketij fenomeni është mjaft kompleks.
Përgjithësisht në shoqërin tonë në tranzicion, ende në brishtinë e saj, është keqkuptuar termi civilizim, duke e interpretuar këtë si të drejtë për të bërë cfarë të doj.Më së tepermi kjo po shfaqët te gratë ,të cilat duke rikujtuar “hjekat” e tyre në të kaluarën , mundohen ta “kompenzojnë”duke ushtruar dhunë ndaj burrave.Kur përdorim termin dhunë, nuk kem parasysh vetëm atë fizike(përveq në raste kur përdorin armë të ftohtë si sëpatë, brisk etj), pasi dhe nga natyra e krijimit të saj gruaja s’mund të jëtë më e forte fizikisht se burri, por dhuna psikike që ushtrohet ndaj tyre.Në këtë rast, me fjalën civilizim nuk nënkuptojmë një pamje të jashtme moderne por një civilizim në çështjen e respektimit të mendimeve të të tjerëve. Pa dyshim, Zoti nuk i krijoi njerëzit si pronarë të njeri-tjetrit. Kjo është arsyeja përse të qenit baba ose nënë, nuk e bën njeriun një sundues suprem dhe pronar të fëmijës.
Konceptualisht nuk themi se perkrahim dhunëen ndaj grave , absulutisht jo,mirëpo dhuna e grave ndaj burrave si fenomen është i ri, i përhapur pas luftës.Andaj duhet ngritur vetëdijësuar shoqëria përmes debateve, emisioneve etj për roline grave në familje dhe shoqëri.Duke i patur parasysh këto gjëra, do të vërejmë se është vështirë të bëhet dallim mes një gruaje dhe një burri, të cilët jetojnë në rrethana të ngjashme sociale dhe politike. Aftësia e një mashkulli për t`i kuptuar këto rrethana nuk është domosdoshmërisht më e madhe se ajo e femrës. Përkundrazi, në shumë raste mund të shihet se femrat i kanë tejkaluar meshkujt nëpërmjet aftësisë së tyre të të kuptuarit. Këtë mund ta shohin në shembuj të ndryshëm, që historia i përcjell në lidhje me gratë që kanë jetuar në kushte të favorshme kulturore dhe shoqërore. Këto gra bartën mbi supe një rol të ndjeshëm dhe efektiv, i cili themelohej në shtyllat e mendimit dhe të doktrinës.Si përfundim, mund të themi se dallimi në gjini nuk e kufizon aftësinë e gruas për të menduar, për të qenë bujare, për të patur një vullnet të fortë dhe për të marrë vendime të duhura, përderisa ekzistojnë kushte të volitshme për të krijuar një mendim racional..Shoqëria jonë duhet të vetëdijësohet se mirëkuptimi I burrit ndaj gruas dhe anasjelltas, ështëe qelës për të ardhmen e fëmijëve të tyre,Sa më i mirëe të jetë raporti në mes tyre mbi bazën e mirëkuptimit aq më e shëndosh do të jëtë një familje.