| E shtune, 15.10.2011, 05:30 PM |
Në edicionin e saj të ri, me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të fillimit të daljes, revista prestigjioze kulturore dhe letrare italiane Sagarana, prezanton shkrimtarin shqiptar Ndue Ukaj. Autori Ukaj prezantohet në fushën e poezisë, me poezinë Emigranti, në italisht, paralelisht me atë në anglisht, prej së cilës gjuhë u përkthye kjo poezi, bashkë me një biografi të shkurtër të autorit. Kjo poezi është përkthyer nga italiania Dr. Pina Piccolo, përkthyesja dhe studiuesja e mirënjohur e letërsisë.