Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fejzulla Arifi: Pornografia në tekstet shkollore

| E premte, 07.10.2011, 08:00 PM |


Pornografia në tekstet shkollore

 

Nga Mr. Fejzulla Arifi

 

Në mediat elektronike dhe të shkruara shpesh kemi hasur artikuj që  kritikojnë  mënyrën e redaktimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe të arsimit fillorë dhe të mesëm por e gjithë kjo është përqëndruar në aspektin e historisë dhe të kulturës kurse në aspektet tjera sikur është lënë anash dhe nuk iu është kushtuar shumë vëmendje. Ajo që është shqetësuese dhe kërkon trajtim sa më urgjent dhe profesional është çështja e moralit dhe edukatës që në vend se të ngritet, ajo dëmtohet  edhe më shumë,  në emër të artit dhe kulturës  futen foto dhe piktura me karakter pornografik duke kontribuar që të thehen të gjitha normat morale të cilat burojnë nga kultura dhe religjioni. Ky “invazion”i “kulturës” dhe i “artit”në tekstet shkollore  është në kundërshtim me interesat e popullatës Islame dhe të Krishtere që jetojnë në këtë shtet. Me mjetet tona kontribojmë që fëmijët tanë të zhvishen nga morali dhe edukata dhe në një farë mënyre të humbin ndjeshërinë ndaj këtyre dukurive negative dhe kështu t`i hapet rruga  dukurive më të fëlliqura siç është prostitucioni dhe homoseksualizmi.

Objekt i kritikës sonë është teksti shkollor “ARTI FIGURATIV  për klasën e shtatë” autor i së cilit është Danço Ordev. Në këtë është përdorur një  metodë shumë dinake e futjes së elementeve pornografike, gjegjësisht pikturave me këso përmbajtje duke filluar nga ato piktura që përmbajnë më pak elemente “nudo” deri te ato që janë plotësisht pornografike. Në faqen 14  paraqitet nje pikturë e Pablo Pikasos e titulluar “Tre grtatë në burim” që njëra nga gratë në pikturë e ka të zbuluar vetëm njërën anë te gjoksit kurse vetëm dy faqe më tej paraqitet piktura e Edvart Munk “Pubertet” në të cilën është e pikturuar një vajzë adoleshente e zhveshur plotësisht që për fat të keq korrespondon me moshën e nxënësve të moshës që iu është dedikuar libri dhe te ata përcjell mesazhin e hedhjes së ndjenjës së turpit, si diçka e prapambetur dhe e pavlerë. Në faqen 24 paraqitet skulptura “Afrodita Knjijanska”Paraksitel, Greqi, e cila paraqet nje vajzë të re krejtësisht e zhveshur dhe me një pozicion tepër provokues që apsolut nuk mund të jetë e pranueshme për psikologjonë e një adoleshenti. Metodën që e përmenda më lartë vërtetë është shumë perfide, shikoni se si në faqen 30 nuk paraqitet vetëm një pikturë si më parë por tani paraqiten  tri  piktura dhe një skulplpturë. Skulptura është e  Gaston Leshoz “Gruaja e cila qëndron” në bronzë dhe pikturat e Rubens “Angelika dhe pustinik”në të cilën parqitet një vajzë e zhveshur plotësisht dhe e shtrirë, në faqen vijuese paraqitet piktura e Hubert Jna van Ajk “Adam dhe Eva “ të zhveshur gjë që pos tjerave dëmton edhe ndenjat fetare të besimtarëve dhe piktura tjetër është “Grua e cila kreh flokët” e piktorit Dega e cila paraqet një grua të zhveshur nga ana e shpinës që në një farë mënyre fëmijëve tanë t`i mundësoj pamje pornografike nga të gjitha profilet që sa më shumë të jet atraktive. Ajo çka vërteton atë se është përdorur një metodë speciale për t`i amoralizuar adoleshentët, vërtetohet me paraqitjen ka fundi i librit gjegjësisht në faqen 58, skulptura e Ogist Reden “Puthja” ku paraqet një burrë dhe një grua të zhveshur duke bërë “dashuri” që nuk mund të komentohet tjetër pos si fazë përfundimtare duke filluar  prej zbulimit të një pjese të turpshme ndalngadal  duke e zbuluar trupin deri te akti “final”.Më në fund po ua paraqes një pjesë të hyrjes së këtij libri e shkruar nga vetë autori, “Gjatë mësimit analizoi përmbajtjet e këtij libri dhe krahaso me ilustrimet, në veprat tua figurative paraqit ndjenjat tua dhe  mundohu të bësh vepra figurative origjinale. Shpresoj se edhe më tutje do të kënaqesh me lëndën e artit figurative e cila do të paraqesë kënaqësi të veçant”. Pas gjithë kësaj, mendoj se skemi çka të komentojmë sepse vetë autori e ka treguar qëllimin e kësaj. Nuk e pashë të arsyeshme t`i publikoj fotot e lartë permendura për dy arsye: e para se fotot janë shumë skandaloze dhe e dyta se nuk ishte shumë të nevojshme pasi që secili, ato foto mund t`i shohë në librat e djalit apo vajzës së vetë apo të ndonjë te afërmi. Ky është një tekst  shkollor i klasës së shtatë që përdoret në shkollat fillore  në gjuhën shqipe në Maqedoni. Ky tekst lejohet për përdorim me vendim te Ministris së Arsimit  dhe Shkences të Republikës së Maqedonisë me nr.10-161/1 të dates 19.06.2009

Apeloj te të gjithë prindërit, arsimtarët, intelektualët, shoqatat qytetare dhe bashkësitë fetare që të gjejnë mënyrën më të përshtatshme të reagimit që ia lejojnë kompetencat e tyre dhe të kontribojnë në parandalimin e kësaj të keqe që futet te shtresa më e ndjeshme, te nxënësit, te ata që janë në periudhën më delikate të jetës së tyre.

Autori i këtij shkrimi është Sociolog i Diplomuar