| E marte, 19.02.2008, 08:06 PM |
KUR T’I THUHET KOSOVËS PO
Nga Faruk Tasholli
Kur t’i thuhet Kosovës:Po!
Ditën e diel praruar me diell,
Çojeni me fund-
Atë gotë të dergjur!
Ktheni te varret dhe lutuni
Për sytë që nuk e panë,
Fletën e parë të kalendarit.
Kur t’i thuhet Kosovës:Po!
Moj e mira nga të mirat
Moj e lira ndër të lirat!
Nis bën hije emri i saj
Shtatë kat tokë e
Shtatë kat qiell.
Kur t’i thuhet Kosovës:Po!
O kur t’i thuhet Kosovës:Po!
Ndaleni atë orë në zemër,
Atë shkëlqim të bukurisë.