| E marte, 04.10.2011, 05:31 PM |
NJI URIM NGA ZEMRA PER BACEN TIM
I dashtuni bacë Daniel
Nesër asht nji ditë e veçantë dhe sa do doja të isha pranë e të ta uroja ditlindjen Tande të 69-të, me nji perqafim vëllaznor tue i cakrrue gotat si dy vëllazen dhe tue të deshrue shendet ,shendet dhe vetem shendet të plotë dhe jetë të gjatë e pa brenga dhe per kaq herë sa pranvera i ke ba deri tani.
Urojë që sa vite të kalojnë shendeti Yt të jetë ma i fortë. Kjo edhe po ndodhë sipas asaj që më shkruen Ti dhe unë gezohem shumë. URIME DITËLINDJA.
I yti vëlla
Selim Nengurra
_____