| E shtune, 01.10.2011, 05:58 PM |
INTERVISTË ME MINISTRIN E DIASPORËS ZOTIN IBRAHIM MAKOLLI
Kthimi i trurit në vendlindje është prioritet
Prioritetet e Ministrisë së Diasporës si rritja e nxënësve në mësimin plotësues, hapja e qendrave kulturore dhe kthimi i trurit, janë plane mjaft inkurajuese në ruajtjen e identitetit dhe lidhjet e tyre me Kosovën. Informimi i drejtpërdrejt me mërgimtarët për hallet dhe problemet e tyre, dëgjimi i ideve do të itensifikohen më shumë, që investimet e tyre t’i japin një shtytje të fortë zhvillimit ekonomik.
Intervistoi: Ramiz Selimi
Ju lutem z. Minister, na tregoni se cili ishte qellimi i vizitës suaj në Austri?
Janë dy qellime kryesore që me shtynë të marrë këtë vizitë në Austri, si dhe vizita tjera të shumta në vende te ndryshme ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. E para, vizita në Austri u bë me ftesën zyrtare nga “Volkshochschule”
Keni pasur disa takime në shtete të ndryshme me bashkëatdhetarë, na thuani se cilat janë përshtypjet e para nga kontaktet me ta?
Këto vizita po na shërbejnë që të bëjmë një vlerësim real mbi gjendjen e mërgimtarëve tanë në shtete të ndryshme.Është interesant fakti se gjendja e tyre si integruese ashtu edhe avancimeve dallon nga shteti në shtet, në disa vende kanë arritur rezultate te mira ne zhvillimin e tyre, e në disa vende tjera ?alojnë.Në shumicën e vendeve ku jetojnë qytetarët tanë nuk ka politika diskriminiuese ndaj tyre, ata janë të inkuadruar në jetën politike dhe të biznesit. Krahasuar me vitet e mëparshme, sot konstatohet një përparim i dukshëm në pikpamjen e organizimit të diasporës shqiptare në shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu shqipëtarët nga të gjitha viset shqiptare. Fillimisht, njerëzit tanë ia mësyenin rrugës së kurbetit për të siguruar kafshatën e gojës dhe as që paramendonin se shumica prej tyre do të mbeten tërë jetën në mërgim. Mirëpo, më vonë, me ndryshimin e rrethanave socio-politike dhe ekonomike në rajonet tona, qytetarët tanë vazhduan qëndrimin dhe punën në shtete të ndryshme, duke i sjellur edhe familjet e tyre. Kështu sot kemi një mërgatë më të konsoliduar dhe relativisht të integruar, për të cilën dëshmojnë edhe aktivitetet e bujshme kulturore, arsimore dhe shkencore të shoqatave dhe individëve. Sot kemi një pjesë të shkolluar që është konkurrente e barabart me vendasit. Për këto të fundit, meritë të pakontestueshme kanë të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin punëtorë, intelektualë, gazetarë e studentë, të cilët pandërprerë japin kontributin e tyre në promovimin e vlerave kombëtare.
Zoti Minister nga deklaratat dhe intervistat tuaja jeni mjaft ambicioz në planet tuaja. Na i tregoni prioritet kryesore të Ministrisë së Diasporës?
Planet qe i kemi vendosur edhe ato si prioritet e di që nuk mund të realizohen brenda natës, e as në një periudhë afatshkurtër. Këto janë politika afatgjate që duan kohë dhe durim. Ne si Ministri i kemi planifikuar tri prioritete kryesore, e para: Mesimi plotësues në gjuhën shqipe, i cili është faktori kryesor në ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqipe, e dyta, Hapja e qendrave kulturore në qytetet ku janë të akumulluar shqiptarët, do të koordinojë organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, do të ndërlidhë mërgaten me vendlindje, do të identifikoj potencialin real të tyre. Sikur dihet 1/3 e popullsisë jeton jashtë vendi, Kosova është e ineteresuar të kujdeset për njerëzit e vet,me këto prioritete synojmë që diaspora të ruaj identitetin e vet, të mbajë gjallë lidhjet dhe e treta, Kthimi i trurit në vendlindje, që ka për synim shfrytëzimin e këtij potenciali të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.Mërgata jonë është faktor në këto vende ku jeton. Është shquar suksesshëm në shumë prej këtyre vendeve, në fusha të ndryshme, si në: shkencë, teknologji, arsim, kulturë sport etj. Prandaj, mendoj se duhet hartuar strategji të atilla dhe ne po përpiqemi tashmë në hapa të parë të ndërtimit të këtyre strategjive, ta inkuadrojmë në të gjitha proceset në vend edhe këtë kapacitet që e kemi jashtë Kosovës.
Mesimi plotësues sic duket do të jetë në qendër të vëmendjes suaj. Duke e ditur se një pjesë bukur e madhe e prindërve heziton t’i dergojë femijët në mesimin plotësues për shkaqe të ndryshme dhe një pjesë e tyre jetojnë në pjeset rurale. A keni menduar se si do të arrini t’a ndryshoni këtë gjendje?
E ?mojmë shumë kontributin e të gjithë atyre që kanë dhënë ata për vite me radhë në mbajtjen e mësimit plotësues, si mësimdhënesit ashtu edhe familjet. Familja ka një rol jashtëzakonisht të rëndesishëm në këtë drejtim. Disa familje nuk po tregojn përkushtimin e duhur për të dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues.
Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht që në mënyrë institucionale të bëj zgjidhjet e mësimit plotësues për qytetaret e saj ne vendet e Evropës perëndimore.
Ofertat tuaja të vazhdueshme për studentet Kosovarë, atyre duke u hapur deren që të kontribuojnjë në Ministrinë tuaj, për ata student të bashkëatdhetarëve që kanë arritur të përfundojnë studimet jashtë. A mendoni t’u jepni përgjegjësi në ndonjë dikaster për të futur frymë dhe mentalitet europian në qeveri, apo ?ka mund të na thuani në këtë drejtim?
Ne po shqyrtojmë dy forma për mundësinë e angazhimit të tyre në Kosovë. Ata duhet të jenë drejtpërdrejt të kyqur në politikbërje, duke u afruar atyre mundësin e kyqjes në Ministrinë e Diasporës, duke sjellë mentalitetin dhe mënyrën e punës nga vendi ku jetojnë. Kemi një numër të madh që kanë studiuar në vende të ndryshme, të cilët garantojnë zhvillimin e sigurtë ekonomik të Republikës së Kosovës, duke i kyqur ata në menaxhment dhe sfera tjera me rëndesi. Por edhe ata persona të mirë shkolluar mund të kontribuojnë në forma tjera duke u angazhuar në periudha kohore mujore, tre mujore, gjashtëmujore apo edhe për një periudhë një vje?are në Ministrinë e Diasporës. Ministrija e Diasporës është e hapur ?do kohë për të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen dhe të punojnë në Kosovë.
Si paraqitet sot situata politike dhe ekonomike ne Kosovë? A kanë gjetur mbështetje reformat politike dhe ekonomike në vend per të thithur investitoret nga diaspora dhe ata te huaj?
Gjendja ekonomike dhe zhvillimi i saj është me rëndesi jetike për të gjithë. Qeveria është duke bërë maksimumin për të ndryshuar këtë gjendje ekomomike që kemi tani. Tani pasi është zgjidhur statusi i Kosovës, prioritet i qeverisë është zhvillimi ekonomik. Qeveria është duke hartuar një pako legjislative për krijimin e mundësive të mira, jam i bindur që ato do të jenë më të mirat për investime së pari për mërgimtaret, e pastaj edhe për të huajt. Krijimi i këtij ligji ju siguron të gjithëve një siguri të plot në investimet e tyre. Pastaj ne parashohim organizimin e një tryeze me Kompanit dhe mërgimtarët që kanë kapacitet dhe vullnet për të investuar në Kosovë. Këtu ne synojmë të identifikojmë mundësit dhe format e investimeve, lidhjet e komunitetit me kompanit vendore, marrja e ideve nga ta për permirësime të vazhdueshme.
Përvec problemeve me karakter politik që ka Kosova, sipas investitorëve të huaj dhe mërgimtarëve tanë edhe qeveria është shumë herë pengesë në implementimin e projeketeve të ndryshme ekonomike. Si mendoni t‘i eliminoni këto pengesa për tërheqjën e sa me shumë investitorëve nga jashtë, duke e ditur se deri me tani janë bërë përpjekje për të joshur investitorët edhe me organizime të konferencave të ndryshme në qytete europiane, por pa sukses. Si është menduar një gjë e tillë te menaxhohet?
Një pjesë e infrastrukturës ligjore në Kosovë, që nuk shihet e favorshme nga biznesi në krahasim me shtetet e rajonit do të permirësohet. Kjo pjesë do të eliminohet me një pako ligjore që parasheh eliminimin e burokracisë së tepruar që ka penguar deri me tash investitoret potencial në një formë apo tjetër. Me këtë ligj rregullohet nxitja e investimeve të huaja dhe të zhvillimit ekonomik e politike të Kosoves, si dhe inkuadrimit të saj në rrjedhat e kembimit ndërkombëtar, në rritjen e eksportit dhe forcimin e aftësis konkuruese të ekonomis kosovare. Nxitja e investimeve në kuptimin e këtij ligji është system i masave nxitëse dhe lehtësimeve (favorizimeve) tatimore dhe doganore. Masat nxitese, favorizimet tatimore dhe doganore të rregulluara me këtë ligj kanë të bëjnë me investimet ne veprimtarit ekonomike.
Si e shikoni perspektivën e Kosoves në të ardhmen, të themi pas 10 vitesh?
Kosova ka perspektivë Europiane. Vendi ynë ka shënuar përparime në shumë fusha që prej pavarësimit të saj, tani ne jemi duke përmbushur standardet për integrime evropiane, kjo është perspektiva e republikës së Kosovës. Periudha e ardhëshme do të jetë jetë me plot sfida. na pret një punë e madhe sepse periudha në vazhdim nuk do të jetë e leht.E themë këtë për shkak të gjendjes së sotme dhe shumë problemeve që janë grumbulluar me vite të tëra .P.sh. hapja e vendeve të punës do të jetë një nga problemet më të mëdha që do të kemi, kur e dimë që në vit diku rreth 35.000 punëtorë i shtohen tregut të punës, nese e llogaritim perudhen 10 vjeqare i bjen se tregut të punës do t’i shtohen 350.000 punëtorë. Jamë i bindur se këtu mërgimtarët do të luajnë një rol të rëndesishëm me investimet e tyre duke hapur vende të reja të punës. Garant për perspektiven optimiste të kosovës janë edhe mërgimtaret që me investimet e tyre do të sjellin mentalitet dhe kulturë europiane.
Një pyetje personale z. Minister për ju. Na tregoni se cili është suksesi më i madh në karrieren tuaj politike dhe ?ka pretendoni në të ardhmen?
Sukseset tona individuale janë suksese të popullit. Është heret të flitet për suksese personale. E vlerësojë si sukses angazhimin tim për lirin e shtetit të Kosovës, e ndiej veten të lumtur që pata mundësin të japë kontributin tim në krijimin e këtij shteti dhe do të japë akoma deri në konsolidimin e tij të plot. Unë themë se të gjitha ato që janë suksese në shtetbërjen e Kosovës, do të maten si suksese të përgjithëshme. Koha le t’a dëshmojë punën dhe meritën e secilit. Me veprimtari kamë filluar në moshen 18 vjeqare. Angazhimi dhe përpjekjet e mija kanë qenë të fokusuara në lirin e vendit dhe konsolidimin e tij. Shteti i Kosovës ka nevoj për shumë gjëra, unë mendojë që mund të kontribuojë shumë në zhvillmet e ardhëshme në mënyrë që qytetarët Kosovar të krenohen me shtetin e tyre.
Një mesazh për qytetarët tanë në diasporë?
Shfrytëzojë rastin përmes gazetës suaj “Bota Sot” të përshendes të gjithë mërgimtarët kudo që janë, në ve?anti i siguroj ata, se do të angazhohem maksimalisht në kërkesat dhe nevojat e tyre. Gjithëashtu jap një mesazh që angazhimi im i plot do të fokusohet në ruajtjen e identitetit, në ve?anti të gjeneratat e reja që të mos shndrrohemi në një popull të tretur. Ministria e Diasporës do të jetë tërësisht në shërbimin tuaj, do të mbaj lidhjet me ju, do të dëgjojë problemet dhe hallet e juaja si dhe do të marrë ide nga ju. Mergata ishte e pambrojtur atëherë kur nuk kishim shtet, tani ju e keni një adres që do të përkujdeset për ju. Ministria e Diasporës është formuar vetëm për ju dhe do të jetë në sherbimin tuaj ?do kohë.
Ju falënderojmë edhe njëherë z.Minister për kohën që ndatë për ne
Ishte kënaqësi e imja.