| E premte, 30.09.2011, 08:57 PM |
ARTISTI DASHURIA DHE KRIJIMI
-Rreth krijimtaris së poetes, Enxhi Krasniqi-
NGA PILO ZYBA
Kohët e fundit ndjek me vëmëndje krijimtarinë e një zonje, e cila duket se ka hyrë në porten dhe sallën e koncerteve poetike “rastesisht”, keshtu thotë vete autorja, por unë kam një mendim tjetër.Artisti në përgjithësi, është një lule, e cila rritet në kopshin e madh të jetës bashkë me lulet e tjera. Për shumë kohë mund të mos dalloje as në ngjyra, as në aromë, dhe as në shije. Por vjen një dite qe veçon vetveten qoftë nga lexuesi, qoftë nga grupi i madh i krijuesve, qoftë nga kritika.Pa dashur arrin të kuptojë dhe vetë, se krijimi muk është më një dëshirë për të kënaqur vetveten, por një domosdoshmëri, që nuk e lë të qetë, e nxit, e shtyn, e terheq duke i vjedhur orët, dhe duke e hedhur në prehrin e fantazisë dhe frymezimeve, për të krijuar në formë, bukuri dhe brendi krijimet e tij/saj poetike.Pra, autori fillon të dashurojë, ndihet i lehtë e i gezuar, ka deshirë dhe kërkon me ngulm, që mendimet e tij ti mbjelli në arat e letres, për ti bërë dhe pjesë të dhjetra, qindra apo mijra lexuesve. Që nga ky moment, poeti, shkrimtari, muzikanti, pra njeriu i talentuar hyn në trinomin e sipërpërmendur. Çdo gje rreth tij e shikon ne mënyrë artistike, u jep formë e mendim, u jep jetë dhe i kthen në art.Në radhë të parë, artisti si qënie njerezore, bie në dashuri me temat që ai kërkon të shfrytezojë, dhe me pas dashuria qe ka per to, dhe me to, sjell në jetë artin që ai krijon...dhe arti i krijuar janë femijët e tij, qofshin këto poezi, muzikë, pikturë etj.Pa këtë lidhje të ngushte artist – dashuri – krijim, ai nuk mund të ketë sukses. Po çfar ndodh me krijimtarinë e autores në fjalë?
Shikoj dhe veçoj këto cilësi në artin poetik të saj. Tematikat e saj me te zgjedhura janë, patriotizmi, tema sociale dhe ajo lirike e dashurisë.Po ti ndash keto tematika veç e veç, ngjajne si tre femijë te bukur të një nëne të kujdesëshme me femijet e saj, poezi.Po i marrim veç e veç duke i ilustruar edhe me krijimet e saj...
Poezia ...
PERHAP FJALEN TIME
-fëmijëve të mi-
Ju!...Fryti im!...
Morët dritën e fakën e fenerit tim,
morët timen ngrohtësi,
morët erën dhe timen stuhi.
Këtë poezi poetja ua kushton fëmijëve të saj, që ndonse në mërgim, duan të ruajnë të pa prekur dhe të trashëguar nga nëna e tyre, kombin, atdhedashurine, dhe gjuhën.Nëna ben lidhjen e magjishme të dashurisë së saj me trashëgimtarët..shtrin një urë bashkimi, mbijetese, dhe mbi te gjitha, komunikimin e te kaluarës me të sotmen, të sotmes me brezat që vijnë..dhe kjo lidhje është e pa mundur pa urën e gjuhës, me të cilën nëna u flet fëmijëve të saj.Të shtyjnë me tej atë flakë gjuhësie që kane marrë nga e ema.
PAJTOHEN KOKA DHE KOHA
Krahë shqiponjash ledhatojnë gjurmën time
nga mbrendija më vjen një zë:
"Shpresa dhe Dëshira
nga ty nuk do ikin!...
Përmbi dritën e yjeve-
atje ku mbretëron gjithmonë aroma e tokës,
atje ku është Mbretëria e Shqiptarisë,
atje ku lotin e gjakut e fshijë mes kohës,
Atje, dëshirën s'ka forcë që ta përmbysë!...
Që të komentosh keto vargje, dhe idene qe perfshihet ne te, me duket krejt e kote, sepse me mire se kushdo tjetër ketë e ben vete autorja...Deshiren e saj per pavarsi te Kosoves rrallëkush e ka shprehur në këtë mënyrë, në këtë formë, dhe me një mendim sa te thjeshte e të bukur, po aq të thellë dhe kuptim plotë.Autorja ne fjalë, duke jetuar larg trojeve kombetare është me e ndjeshme ndaj luftës për pavarsi, liri, dhe kupton se brenda saj dhe bashkëkombësve kjo dëshirë është një zjarr, që e kanë marrë me vete nga Kosova dhe e mbajnë të ndezur në mërgim..e ushqejnë dhe i rrisin flakët me dëshirën e tyre të madhe.
Në këto që lexoj, kuptoj, se autorja e dashuron thellë temen per te cilen shkruan, e perjeton atë që kërkon të thotë dhe më pas, pasi e ka birësuar e hedh atë në fleten e bardhë të krijimit, duke i vënë emrin, (titullin) dhe mëmësimin që mban emrin e saj. Kjo është njëra nga tri pjesët e trinomit që përmënda më parë.
AGIMI I SË NESËRMES
Njerëz të kërrusur nga halle të vjetra
bashkë me zogjtë qe lëndojnë krahët,
qëndrojnë në heshtjen e tyre,
si të zënë peng në zgavrat e trupit,
të strukur nga dhëmbja,
nga frika e të ftohtit,
nga e misterit dhe territ.
Në pritje të ngrohen sado pak,
në pritje të të pa priturave,
të asaj që sjell koha...!?
Tashme pavarsia është ulur këmbëkryq në Kosovën martire, kete e shikon, e kupton dhe e ndjen nga afër edhe autorja e poezisë.Por Enxhi nuk mjaftohet me kaq, ajo shikon brënda kësaj shoqësie, plagët e luftës, pasigurinë, varfërinë, si dhe vete padrejtësinë.Këtë e shikon një sy i aftë, i prehtë dhe një mëndje, që di të bëjë analizat sociale qe fshihen pas saj. Varfërinë, infrastrukturën, botën shpirtërore dhe shqetësimin social të masave. Këndvështrimi e bën poezinë edhe të bukur e kerkuese, por hap edhe një faqe të re në kërkim të shërimit kombëtar të këtyre plagëve, qe la lufta, dhe atyre qe mban brenda dhe vete e kaluara në luftë me të renë, për të ecur me kombet e zhvilluara.
***
Të gjithë habiteshin dhe çuditeshin kur Bethoven krijonte art të pa arritshëm duke qënë i shurdhuar, kur Van Gog, krijonte kolorite ngjyrash të pa arritshme deri në kohën e tij, kur Moxart krijonte Rekujem ne një moshë fare, fare të re. Por sot gjithçka është e qartë...
Artisti i madh Bethhoven ishte i dashuruar shpirterisht me temat e tij te mëdha..ne radhe të parë, sinfonitë e fuqishme luheshin në shpirtin e tij të vullkanizuar.Ato, brënda shpirtit të tij kishin peshë, formë dhe madhështi.Veglat muzikore ishin thjeshtë të dashurat e tij, të cilave ai u njihte lekundjet e brinjëve, qeshjet dhe qarjet, perkedheljet dhe grindjet.Duke ua njohur te gjitha pjesët e trupit në mënyre perfekte, ai i njihte mirë notat dhe dhimbjet apo deshpërimet që ato shprehnin, kur dora dhe mendja e tij i perkedhelte, i qortonte, apo i qëllonte...pra, notat ishin vetem gjuha me te cilat ai shprehte atë botë, që kishte në shpirtin e tij të madh dhe të dashuruar. Notat ishin ajo urë e pa dukshme, që bënte lidhjen e artit të tij me dëgjuesit, për ti dhënë më pas suksesin në gjirin e masave.Pra dashuria që ai kishte për artin dhe krijimtarinë, nuk kalonte nëpërmjet veshit të tij, por nëpërmjet shpirtit e mendjes, nëpërmjet kendvështrimit dhe qartësisë me të cilin ai e shikonte, dashuronte e luftonte, dhe për ta bërë pastaj art të mirfilltë, që ti qëndronte furtunave të kohës...Këtë bënte dhe Paganini kur zmadhonte harkun e violinës së tij dhe vetë violinën, sot kjo duket dhe tingëllon llogjike...botën e Paganinit nuk e mbante brenda violina e kohës, pasi ai kishte frymëmarrje me të thellë, këndvështrim dhe thellësi më të madhe se bashkëkohësit...
Në këtë shkrim, nuk bëj paralelizmat e kolosëve botërorë me zonjën Enxhi, por thjesht mundohem të sqaroj lidhjet ndërmjet krijuesit,dashurisë dhe artit të tij.
Së fundi dhe për ta mbyllur po marr dhe një poezi tjeter të autores për të parë dashurinë dhe artin e saj .
VALËT E RETUSHUARA
Një diell i ulët me një turbullirë platini,
me një nuancë dhembje por të ngrohtë,
depërtoi me ngjyrë dhe krah pëllumbi
dhe përzihej me mjegullën e ftohtë...
Zgjon tronditjen e njohjës së këndëshme
rrokullisje drejtë destinacionit të deshirës,
drejtë hares së kërkuar e pritur,
nëpër jorganin e cmendur të shpirtit,
të mos mbetëm e ndrydhur,si dekor i tjetrit...
E humbur nga bota
bashkë me dridhjet e pafundme në pardesyne time,
ku nuk mund ti rrezistoj ngrohtësisë së shkëlqyer,
të kënaqësive të papritura,
ndonëse ofshaj e ligësuar
dhe dridhëm në përqafimin tënd,
e humbur në një gjendje zbavitëse
të një gjumi hipnotik ,
kafshuar nga magjina ,
prej te cilës s'mund të ik!...
Mbarsuar me shiun e ngjyrosur
të kthyer në ujë argjendor,
për t'u mbledhur pavetëdijshëm
në shmangiet e papërmbajtura,
për të mbajtur TY..nga puthja në puthje..
ku me një valë të nxehtë që më vije nga qielli
shoh hijen që valvitet mbi valet e retushuara,
me një stërpikje dielli...
Tek sa e përhumbur në një ëndërr të artistit,
ndjek udhëtimin në shëndritjen e shpirtit!...
Kam mendimin se kjo poezi vlen të analizohet dhe të shikohet me kujdes.Përpara se ajo të bëhet poezi, autorja e dashuron atë dhe vetvehten në prag të krijimit.Si nënë, edhe ne këtë rast krijuesi/krijuesja mbetet shtatzane me spermen tematike krijuese dhe ate frymëzuese.Si dhe në anën seksuale, brënda nënës, por dhe te krijuesit burra, organizmi që mërr krijimin si një qënie të re në mitrën nënë, i krijon kushtet nënës, artist/artiste, që të ketë mundësi ta rrisë brënda saj/tij, embrionin poezi.Më parë ajo formohet, e më pas në rritje e sipër dalin në pah bukuritë trupore, krahët, koka, trupi, dhe më pas pasurohet me mendimin filozofik, figurativ dhe estetik. Ndjeshmëria e thellë e poetit, vargu i zgjedhur, e bëjne plazmën e tij krijuese të dashurohet nga lexuesi, të cilin e çlodh, e frymëzon, por dhe i krijon një vizion të bukur artistik, kostumi me të cilën autori ka veshur krijesën e tij.Në fund autorja pas një koncerti tërheqes dhe me nota të ëmbëla dashurie, në finale e ngren intonacionin e notave shpirtërore dhe bën një shpërthim emocional, duke e bere lexuesin të mendoje, të shijojë, por dhe të kuptojë thellësinë, qartësinë dhe bukurinë e botës shpirtërore të shprehur në poezi...
Tek sa e përhumbur në një ëndërr të artistit,
ndjek udhëtimin në shëndritjen e shpirtit!...
Finalja është sa e bukur, po aq edhe vështrim largët dhe udhërrëfyese për atë që e lexon...
Të them të drejtën, autoren në fjalë nuk e nj0h nga afër, por njoh artin e saj të lexuar kohët e fundit.Me sa di..nuk ka botuar vëllime poetike, por përgatitet për vëllimin e saj të parë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim përpara asaj që shikojmë.Të bukurës duhet ti themi, e bukur, dhe pavarsisht nga sasia mendoj se nuk duhen mohuar vlerat që sejcili ka në artin e tij, i cili ka vëllime, apo është i pakët në burim, por mund të jetë i kristaltë në vështrim, i pastër në të pirë dhe i mirë në shije...
Me kete rast i urojmë suksese në marathonën e gjatë të artit, pasi ajo shkruan jo vetëm poezi, por edhe prozë me po të njëjtat vlera që shkruam më lart...