| E enjte, 29.09.2011, 02:20 PM |
Janaq Pani
GJALLE VULEN S'E LESHOJ
poemth
Fejzo Xhafoja n'ate qark
Ish nje trim pa zorre ne bark...
POPULLI
1.
Lart nga kodrat, te ullinjte
i hap Vlora bukurite,
c'drite qe te marrin syte!
I shpalos moj Vlora trime
rritur shtatin ne luftime,
syri yt blerim dafine.
Degetende nje ulli
mbi te tjeret siper rri,
nis rrefen nje histori.
Nis rrefen i burreruar,
flet c'ka pare e ka degjuar
dyqind vite te kaluar.
Lart ne deget e ullirit
vara qerpikun e syrit,
kerkoj gjurmet e bilbilit.
Ate zog qe erdh' kendoi
trimerine e nje dragoi
gjalle vulen s'e leshoi.
2.
Dhe nis kenga nga fillimi...
...Te ky vend na ish nje here
Fejzo Xhafoja fis trimi
qe ben hije per te tjere.
E kish fjalen plumb te rende,
gjoksin plot cika sterralli,
shtatin si lastar ne kembe,
me mendim brazduar balli.
Porten hapur mbaj per mikun,
ishte plaf per njerezine,
sy ne sy e shih rrezikun,
hunde me hunde me Turqine.
Nje pasha kish hedhur rrenje
per te keqen e miletit,
thonin se te bente gjemen
me koshadhet e dovletit.
E vret mendjen ne pallat
edhe nxin si det me vale,
ndaj kasnecin nis me vrap
Fejzo Xhafos i con fjale.
Vjen kasneci me nje fryme
ftesen Fejzos ia percjell.
Gjoksi c'ka qe ngre stuhine?
Zemra pse per keq i ndjell?
"C'u kujtua sot pashai
fole kasnec e di perse
me fton mua te saraji?
Valle lepuri ku fle!
Ku me fle ky lepur valle,
pse ky nder sot kete dite!
Qe pashai e ka nje hall
pa me hidh ti pakez drite!"
Syte e kasnecit u ulen,
zemra, hop hidhet perpjete:
"Fejzo, sot te do per vulen,
per me tej ta thote vete."
U ngrit burri si nje shkemb
kur mbi te i mblidhen rete:
"Ej, kasnec, ti mos u tremb,
per te tjere i kam rrufete!
Lajmin shpjerija tet zoti,
do te di te dal ne ane;
c'sjell minuta se sjell moti
sot do matem me pashane."
3.
Nget ne rruget e qytetit,
Fejzoo rruga ku te shpie!
Lart sarajet e dovletit
korb te zes leshojne hije.
Korb te zes i nderin krahet,
re e zeze ne syte e trimit,
dhe ne gjoks perplasen valet
hapin vela zemerimi.
Ngjitet trimi si bredh Cike,
ja dhe zemra nxiton capin,
syri shkrep me shtate drita,
si kaproll dhe kur hedh hapin.
Tek ngjit shkallet e pallatit
ere e malit i mbush gjoksin,
vijne mbas culat e flladit
kenge trimash ato lozin.
Si veri te pasha hyri
dhe shqiptarce pershendeti,
vigjelon ne heshtje syri
si zgalem mbi faqe deti.
Thone, se s'u ul ne gjunje
dhe s'ia puthi doren, thone.
U vrenjt pasha, shfryn nen hunde
i mberthyer ne poltron.
Gjere e gjate kjo kepushe
thith cibukun mbi shiltera
dhe nen ballin fron te ngushte
syte e trubullt si dy lera.
Ne bodrume thiket mpreh
mostre e keqe, n'erresire.
"Ligesine dot s'e fsheh
e ke damke ne fytyre."
4.
Zjen pashai nga padurimi
e perzjen mjekren me dore:
"Ku vonove Fejzo trimi
ma bere minuten ore!
E kam pritur kete cast
si pret zogu gojehapur,
dhe jam gati te ve bast
se je trim e burre i matur."
"Mos e zgjatim,- qesh pashai,
hidh nje vule pa ngurim;
trojet qe ka rreth saraji
do te behen malli im.
T'i kem te pellembe e dores
t'i gezoj si dua une,
sa per popullin e Vlores
do te di ta shtroj ne pune.
Vetem ty te dua mik,
vec me ty bej mbleserite,
se me vlen sa ky ciflik
sa te gjitha arat e ullinjte."
5.
Tej dritares i hedh syte
neper mjegull zemerate,
kundron Fejzoja ullinjte
e nis flet me gjuhe shpate.
Fjala gjer ne buze i vjen
e shenon me vrull shigjete:
"Ej, pasha, ketu nuk gjen
ejvallah e lepe - peqe!
Te ky vend, keta ullinj
hije qindra vjet leshojne,
po kaq vjet dhe zogjte vijne
e shqiptarce kengen thone.
Ere e detit, flladi i malit
neper dege tek perzihen,
njeri vjen me vrap sorkadhi
zulme dallgesh tjetra bie.
Vallen te rende e hedhin
e ne kenge sot ta thone
"Keto troje nuk i shesim,
nuk vulos, jo, dora jone!
Nuk vulos, me ndje pasha,
Vlores si t'i dal ne sy!
Askush kalin nuk ta mba
po ia pate me dredhi."
6.
U zu fjala me inat,
ne cdo fjale barot vure:
- Nema vulen!
- Nuk ta jap!
Mbushe doren me kobure.
Qello fort ta puthca doren!...
Eh, kjo dite c'minute solli,
me nje firme te shesim Vloren
te nje pashe anadolli.
Shkrepe trim, sterrall me cika,
si ta shkrepe Vlora vete!
Jo, nuk dine c'eshte frika
triimat qe perpijne rete.
Ngrite doren dhe e shkrepe,
u mbush oda tym baroti.
"E perkundim qe ne djepe
trimerine mot mbas moti."
Dheu yne, ne pellembe
i rrit lulet lare vese,
ndaj i themi Ate e Meme
e s'perton asnje te vdese.
7.
Me dysh krizma ndau diten...
Njera dore shtrengon vulen,
tjetren, ah, lart sec ta ngriten
ne tavan plumbat u ngulen.
Dhe njeheri mbi ty shtine,
re si bredh e puthe token.
Mbi koburen qe nxirr tym
madherisht mbeshtete koken.
Dhe i fole ashtu shtruar
armes qe leshoi flake:
"Mos u ftoh moj e uruar
mbi te ligjte pa marre hake!"
Vlore, sot te fundit here
yt bir te le amanet:
- Rriti shpejt trimat e tjere
ndryshe dheu s'do me trete..."
8.
U ngrys deti, dallge ngriti,
suferine malet ngane
mbi saraje i verviten
sec e drodhen keq pashane.
Vlores nene i therren plaget,
dy gisht e uli shamine
permbi balle qe i digjej flake
dhe kendoi trimerine.
Fluturim bilbilat mberriten
ne cdo dege tufe u ulen,
dhe nje kenge te re i ngriten
trimerise qe s'e dha vulen.
Doreshkrim i viteve l988-l989, botuar nga TOENA ne vitin l995