Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Shpirti i dehur

| E merkure, 28.09.2011, 06:41 PM |


Ilir Muharremi

 

Shpirti i dehur

 

Unë shpesh mbytem me të

shishja është trupi , birra brenda është shpirti

trupi mbetet tokës , hidhet si shishja

alkooli avullohet në ajër  si shpirti

 

aty veç shpirti komunikon

trupi e humb peshën

bëhet pa peshë

 

shpirti gjithmonë i ri

si fëmijë

pa përgjigje

truri s'ka kapacitete me kuptua

 

shpirti gjithmonë pa lëndime është

i pavarur

pa gravitet

 

ka mas me rrite veten

varet nga vetja