Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Përmallim

| E hene, 26.09.2011, 07:41 PM |


Luan Kalana

 

Lindi ne qytetin e Korces, me 22 nentor 1948.Femijerin e kalonine Tirane,me pas familja kthehet ne vendlindje ne Vishocice.Mbaron shkollen e mesme pedgogjike ne Tirane .Ka mbaruar shkollen e larte per gjuhe e letersi,Institutin e larte tre vjecar A.Xhuvani te Elbasanit., ne vitet 1974 -78 [ filalin kater vjecar te mbremjes ne Korce ].Ka punuar mesuesi ciklit te ulet e pastaj mesues i gjuhes shqipe e i letersise, ne rrethin e Pogradecit, ne Homezh e Rodokal,e ne disa shkolla 8-vjecare ne fshatra te Devollit, ne Menkulas, Poloske,Trestenik e ne shkollen e mesme bujqesoe te mbremjes te Vishocices, e disa vite inspektor kulture ne Shtepine e kultures Vishocice. rreth tridhjete vjet pune..Me vone mbaron dhe kursin e larte te filozofise nje vjecar,pas universitar, (tre vjecar me korespodence). Ne vitin 1997 emigroi me familje [me llotarine amerikane ne SHBA] , ne shtetin e Connectikutit e tani ne Florida.Eshte surviver,per arsye shendetesore,invalid,[disadled 100% nga shteti govermenti i madh]i operuarua disa here nga zemra,"by-pass" ne Shqiperi dhe ne SHBA..

Krijimtarine letrare e tij ,kryesisht ne proze, e ka nisur qysh ne rini ,duke botuar tregime ne gazeten Rinia,e me vone per shume vite ne publicistike,ne gazetat e kohes ,korespodent i gazetes Bashkimi [p.s per ju, me Jorgji Mihalin], per rreth njezet vjet,me reportazhe skica e portrete.Ka shkruar shume , por pak ka botuar pak per arsye se per shume vite ka qene nje aktivist e veprimtar i shquar shoqeror i rinise duke u dalluar si drejtues  ne aksionet kombetare ne hekurrudhe e ne taracimin e brgdetit e  ne devoll ,skece,parodi te shumta, fabula ne revisten Hosteni dhe nje drame ne broshuren Teatri , e shtepise botuese te krijimtarise letrarare tirane dhe nje skenar filmi..

Gjate sherbimit ushtarak ne marine, ne Durres,ka shkruar e ka botuar disa krijme letrare ne shtypin ushtarak te kohes.

Ka qene e ka mare pjese ne shume konferenca letrare te krijuesve te rinj ne Korce e ne shkalle kombetare.Ka qene pjesmares fitues ne disa konkurse letrare me cmime nderin ,ne tregime.Disa nga krijimet letrare dhe publicistike  te tij ,nuk u botuan duke u kritikuar si "liberal ' ne luften e klasave....

Ka qene nje studjues e bashkepunetor ne fushen e folklorit,nje studim per " Folklorin e Devollit te siperme'' me Fatos Rapaj.Ka mbledhur shume  materiale burimore folklorike, por njekohesisht duke   qene edhe nje i apasionuar ne krijimin letrar ne fabula,anekdota,bejte te sensit te humorit kryesisht te treves se Devollit, per te cilen ai eshte i perkushuar me shkrimet e tij,duke qene nje patriot dhe nje atdhetar i flaket ketu ne emigracion me nje aktivitet te gjalle  shoqeror.

Nje aktivitet dhe pune kembengulese ka ushtruar ne gjuhesi,si studjues dhe mbledhes i fjales se rralle shqipe,i emrave shqip,e ne tersi ne hartimin e fjalorit te gjuhes letrare shqipe.Duke bere dhe nje studim te mirefillte historiko-gjuheso per"' Toponimet e Devollit e te vishocices ne vecanti ",te cilen e ka gati per botim si dhe disa  krijimtari te tjera.

Krijimet e shenimet e tij u n ndalen per nje kohe te gjate per arsye shendetesore.Tani ka   nje bashkepunim te sukseshem me mediat  letrare ne mergim e botimin e tyre  ne BBC ne shqip, Shekulli, Gazeta Shqiptare ,e ne shume gazeta lokale  te Shqiperise dhe ketu ne emigrim duke i ripunuar e ritur nevelin cilesor te tyre.Eshte  administratori i faqes "Vishocica Jone ",Devolli, ne facebook.

Eshte nje vecanti ne krijmtaria tij e shumte dhe e pasur  letrare,se eshte nje nder te rallet krijues qe nuk ka preferuar te beje botime librash,por shkrimet krijimet e tire jane shperndare gjitheandej si uji i burimit..

Ai bashke me familjen gezon nje respekt te vecante ne komunitetin shqiptaro-amerikan.

 

Vjershetore malli nga mergimtari

 

Luan Kalana

 

" Ai qe nuk i perket Atdheut,

Nuk i perket as njerezimit  ! "   V.G.Bjeliski

 

P E R M A LL I M

 

Miqve e shokeve , kolege e ish nxenes,prinder e vellezerve te mij fshatare,

te nderuar e te respektuar.

 

 

Kur ju te mos me kujtoni,

per ju enderroj,

kur ju te me ngacmoni

kurre s'do t'ju harroj.

 

Mos mendoni s'e kam ikur,

jam prane jush,

kur s'flas me ju,

per ju kam shkruar.

 

Jam larg prapa diellit,

pertej deteve e oqeanit,

qe s'shoh horizont,

ne toke jam,persembari.

 

Me   kini .....    harruar,

emri eshte perenduar,

si zog shtegetar

do kthehem serish....

 

Kur zerin s'ma degjoni,

jam prape mes jush

mereni telefonin,

n'dere troket dikush.

 

Miq e shoke te rinj,

si mua dikur t'i doni,

mos gaboj  kishit ca me pare,

nejse, ata ti kujtoni..

 

Partite na turbulluan

na ftohen e na larguan,

na etiketuan ne vellezer,

sikur te  ishim te huaj.

 

 

Punoni per to, ti doni ,

t'i mbani,mos i leshoni,

me shume se kushdo:

-te parin,Atdheun ta doni !.

 

U rritet u burreruat,

thinjet ju fisnuan,

ju njerez te mencur e te arte,

asnjehere s'kam per t'ju haruar.

 

Jemi djem vishocare,

jemi vellezerit e Skenderit*,

nga Devolli i Driteroit,

Ju vellezer te shtrenjte,

Gjithmone do t'ju dua !

 

Vjershetori,

janar 2011

Luan  Kalana ,SHBA

Note :

Skender Rusi ,shoku,miku,kolegu e bashkefshatari yne i dashur ,i madhi poeti Skender Rusi