Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shkatërrohet banda italo- shqiptare, 29 persona në pranga

| E hene, 26.09.2011, 06:57 PM |


Pas një aksioni të suksesshëm nga policia italiane, janë arrestuar 29 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni është zhvilluar në disa zona të Italisë mes të cilave Leçe, Bari, Brindisi, Napoli, Milano e Torino. Sipas të dhënave, mësohet se hetimet janë kryer nga Guardia di Financa dhe nga prokuroria e Romës. Hetuesit kanë zbuluar grupin italo-shqiptar dhe një tjetër grup italo-maroken, të dy këto grupe kriminale të përfshirë në trafikun e drogës. Nga antimafia raportohet se në këtë operacion janë sekuestrur 684 kilogram marijuanë, 64 kilogram hashash, 5 kilogram heroinë dhe 1 kilogram kokainë. Gjithashtu është sekuestrur edhe një gomone bashkë me lëndën narkotike.

 

 

SOT NEWS