| E diele, 25.09.2011, 06:43 PM |
Kumtesë:
“TË KEMI NJË LETËRSI TË NJËSUAR, NË TË GJITHA GJIMNAZET E TREVAVE, KU FLITET SHQIP’’.
Pergatiti: Ibrahim Hajdarmataj
E-mail: Ibrahimhajdarmataj@yahoo.com
Mobile: 069 24 69 145
Unë
Lënda e letërsisë, çdo vit, ka pasur përmirësime dhe arritje të reja, si në fushën e teksteve, ashtu dhe në plan-programet.
Po të tregojmë për periudhën moniste
Këto njëzet vite, në sajë të demokracisë, letërsia dhe të gjitha tekstet, në përgjithës, ’’shpëtuan’’ një herë e mirë nga ideologjia komanduese.
Siç dihet, në vendin tonë kishim shkolla të mesme profesionale, të cilat i kemi dhe sot, dhe shkollë te mesme të pësrgjithshme. Me kalimin e viteve, gjimnazi mori tri drejtime: I përgjithshëm, - shkencor, - shoqëror. Por çudia më e madhe ishte se në këto gjimnaze të Shqipërisë nuk zhvillohej lënda e gjuhës shqipe, pra nxënësve ne iu mësonim gjuhë të huaja, si anglisht, frengjisht e italisht, por jo gjuhë shqipe, sepse kjo lëndë zhvillohej vetëm në arsimin e detyrueshëm, nga klasa e parë dhe deri në të tetën.
Këto vitet e fundit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë e shikoi si të domosdoshëm futjen e lëndës së gjuhës shqipe në gjimnazet e vendit tonë, duke realizuar dëshirën dhe kërkesën e mësuesve, nxënësve dhe të prinderve e mbarë komunitetit. Ky vendim solli një përgatitje më të lartë të nxënësve parauniversitar në lëndën e gjuhës shqipe.
Shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet në vendin tonë kanë qenë 4-vjeçare. Këto vitet e fundit këto shkolla u kthyen në 3-vjeçare, sipas organizimit të ri të arsimit të detyrueshëm, nga arsimi 8-vjeçar në arsimin 9-vjeçar. Kështu u veprua edhe në Kosovë.
Ndërsa në komunat Presheve, Bujanoc e Metvegje, që ndodhen në Kosovën Lindore e në Republikën e Serbisë, shkollat janë me program 8-vjeçar, arsimi fillor dhe ai i mesëm, gjimnaz 4-vjeçar.
Këtu haset një vështirësi te plan programet dhe tekstet, për të pasur një letërsi të njësuar në këto tri komuna, me banim mbi 96% shqiptarë. Por duhen marrë, nga klasat e nënta të arsimit të detyrueshëm të Shqipërisë, tekstet dhe plan programet, për vitin e parë të gjimnazeve të këtyre tri komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegje.
Ndërsa me shkollat e Kosovës zgjidhja është më e lehtë, sepse tashmë, atje është arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar dhe gjimnazet kanë të njëjtën kohëzgjatje, si në Shqipëri.
Unë, me këtë rast do të ndalem shkurtimisht në plan-programet dhe tekstet e letërsisë, që përdorent aktualisht: në Shqipëri, Lugina e Preshevës dhe në Kosovë.
Ne, punonjësit e arsimit, themi se abstraktja duhet zëvendësuar me konkreten. Pra, teoria duhet vënë në praktikë. Kështu, le të shpalosim tekstet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, që përdoren tani: në Tiranë-Shqipëri, Preshevë-Serbi dhe Prishtinë-Kosovë.
Po analizojmë tekstin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të vitit të dytë të gjimnazit, që përdoret në Shqipëri, botim i vitit 2011, me autor Rita Petro, Doc.Linda Mëniku, Prof.Dr. Ardian Marashi.
Po e konkretizojmë pjesën: ’’Teksti poetik’’, nga faqja 186, ekëtij libri. Në fillim, jepet pjesa Rikujtim Njohurish – Lexim aktiv i tekstit poetik – Skeda.
- Hapi i parë
· Rimarrja e disa informacioneve që lidhen.
· Leximi me kujdes për të gjetur.
- Hapi i dytë
· Struktura.
· Domethënia.
· Identifikimi.
Po të kalojmë në faqen 207, të po këtij teksti, te pjesa për poetin Naim Frashëri, gjejmë:
Poezia filozofike – Jeta.
Teksti poetik
· Uni lirik
· Uni fetar
· Uni filozofik
· Uni naimian
Veprat dhe koment
Teksti poetik
· Reflektoni për kuptimin
· Reflektoni për interpretimin
· Reflektoni për gjuhën dhe stilin
· Reflektoni për metrikën
Po ta krahasojmë tekstin tonë
Le ta shpalosim këtë tekst
Kjo formë, të kujton pikërisht tekstin e letërsisë, që ne përdornim para 20 viteve. Për mendimin tim, e gjitha kjo vjen nga mungesa e informacionit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Në plan programet dhe tekstet, që përdoren në Prishtinë, ka arritje më të lartë, falë bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë. Le të ndalemi te lënda e letërsisë, ’’ Rilindja Kombëtare Shqiptare’’, ku jepen:
· Kultura e gjuhës
-Studimi; përmirësimi; pasurimi; raportet; ligjërimi; veçoritë; struktura; lidhjet; njohja; vlera; modelet; metodologjia dhe këshilla praktike.
· Rezultatet e pritura.
-Zotëron; analizon; njeh; identifikon dhe kupton.
· Qasjet ndërlëndore dhe ndër programore.
· Udhëzime metodologjike.
· Vlerësime.
· Literatura.
Përfundimisht, unë shprehi kërkesën dhe dëshirën që, në të ardhmen, të kemi një plan-program dhe një tekst të përbashkët, në përdorim, për lëndën ’’Gjuha Shqipe dhe Letërsia’’, duke përfashirë të gjitha gjimnazet, ku flitet dhe shkruhet gjuha shqipe.
Posaçërisht, në ndihmë të mësuesve të lendës përkatëse, kam përgatitur dhe plan-programet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që do të përdoren në tre vitet e gjimnazeve të Shqipërisë, për vitin shkollor 2011-2012, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës-Tiranë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe vëmendjen tuaj!
Kjo kumtesë u lexua në Konferencën e parë mbarëkombëtare për tekstet shkollore.
Tiranë
Dokumente burimore:
1. Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Republikës të Shqipërisë, Prof.Dr Myqerem Tafaj, për fillimin e vitit të ri arsimor 2011-2012.
2. Nga takimi me zv.ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovë,z. Nehat Mustafa (Prishtinë, maj 2011).
3. Takime me mësimdhënës të lëndës së letërsisë dhe me drejtorë gjimnazesh, në Shkup, Presheve e Prishtinë (maj, 2011).
4. Shkrime nga revista ’’Mësuesi’’, Tiranë 2010-2011.
5. Botime të Institutit të Zhvillimit të Arsimit në Shqipëri, Tiranë 2011.