Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petraq J. Pali: Më 12 shtator 1994 në Korfuz pushoi zemra e Janko PALIT, Atit tim të nderuar...

| E diele, 25.09.2011, 07:59 PM |


Më 12 shtator 1994 në Korfuz pushoi zemra e Janko PALIT, Atit tim të nderuar...

 

Nga Petraq J. Pali

 

PËRKUJTIM

 

Duke shfletuar ditarët e atij viti, u ndala pikërisht në shtator, në atë shtator të zi ku zemra e babait tim pushoi së rrahuri.

Ishte viti 1994, kishim gati tre vjet të mërguar në ishullin Grek të Korfuzit, ishull ky nga më të bukurit e të gjithë ishujve të Greqisë.

Vështirësitë e fillimit të jetës sonë aty nuk kishin të sosur as kanë të numuruar.

Dyndja e madhe e emigrantëve shqiptarë aty çdo ditë bëhej më e vështirë dhe më e rrëndë, Shqiperia, në atë kohë përjetonte një kaos dhe një varfëri të paparë, njerëzia largohej nga atdheu me se të mundej, për një jetë më të mirë pa ditur për ku dhe ç’farë e priste?

Policia Greke ishte e pamëshirëshme, pak prej shqiptarëve (të quajtur “vorioepirotë”) i kishin pajisur me nga një fletë qëndrimi provizore (edhe ajo pa asnjë vlerë), ndërsa mijëra e mijëra të tjerë gjurmoheshin nga policia natë e ditë duke i arrestuar dhe kthyer forcërisht në atdhe pa pyetur këtu për fëmijë, pleq, gra apo plaka.

Më 2 shtator ndërmjet një terrori të paparë policesk me ndërhyrjen e disa njerëzve tanë (Rita -NIKO) e shtruam babanë në spital, mbas një pneumonie akute.

Te gjithë ne bijtë e tij me fëmijë, nipa e mbesa, u angazhuam totalisht në shërbim të tij, Të këtij njeriut që e deshëm më shumë dhe që ishte dhe ngelet Ati Ynë i Nderuar.

Natyrisht kështu bënë edhe njerëzit tanë të afërm, miq shokë, atdhetar të çdo krahine, u përpoqën të na gjenden pranë në çdo çast, si në spital dhe më pas në shtëpi.

Zakonet tona në këso rastesh janë sa bujare aq humane, fisnike dhe fort njerëzore.

Më rëqethet mishi dhe më hidhërohet shpirti kur kujtoj këto ditë që nuk zgjatën shumë por qe neve, na u duken vite. Ato ishin vetëm 11 ditë, se ditën e dymëdhjetë njeriu i mirë Janko LL PALI në moshën 97-vjeçare dhe njeriu Ynë i dashur dha shpirt, pikërisht në Korfuz, në këtë ishull që bukuria s’ka të sosur.

Natën e fundit, duke parë që Ai po shuhej e sollëm në shtëpi dhe vdiq po në shtëpi më orën 12 të natës të po asaj dite, ishte 12 shtaori 1994, i rrethuar totalisht me bijtë e tij nipa e mbesa dhe miq të shumtë nga e gjithë Shqipëria .

Në këtë Përkujtim, ose në pak fjalë të këtij Shtatori, dua T’ju tregoj hidhërimin e atyre ditëve të vështira, jo vetëm për familjen dhe fëmijët, nipa e mbesa te Janko PALIT, po për gjithë miqtë tanë atje, qofshin këta krahinorë, bashkëfshatarë, bashkëqytetarë apo miq nga gjithë trevat shqiptare.

Siç dihet, natyra e fëmijëve te Tij (te Janko PALIT), qoftë e imja ose e vëllezërve të mi është gjatë gjithë kohëve e dashur dhe njerëzore, ne kemi shumë miq dhe shokë, përshtatemi me ta aqë sa krijojmë lidhje të pazgjidhshme, kjo është me së e vërtetë, i duam i nderojmë dhe i respektojmë miqtë ashtu si Babai Jonë i Nderuar dhe ashtu e anasjelltas, na duan edhe ata.

Ditët e atij shtatori që do ta quaja të zi, ishin të përkeqësuara  marëdhëniet Shqiptaro-Greke ose më mirë të themi Greko -Shqiptare, mbasi ishin ato ditë të arrestuar …me të drejtë nga shteti Shqiptar disa deputetë të shoqatës “OMONIA” të cilët ndërhynin në punët e brëndshme të qeverisë sonë papergjegjshmeri dhe me lloj lloj marifetesh e deklaratash si psh..ajo “mavia” a ku di unë… gjë kjo, që egërsoi në mënyrë ç’njerëzore palën dhe qeverinë greke, u mbyllën hermetikisht kufijtë dhe filloi dëbimi në masë i shqiptarëve me një raprezalje tejet çnjerëzore….!

Operacioni “Fshesa” në Korfuz pati përmasa nga më fëlliqurat, ndryshe nga çdo vend tjatër në Greqi!

Këtë, aparteid, apo gjenocid mund ta quajmë e përjetuam më shumë ne familja Pali në një moment tepër delikat .

Konkretisht dhe më shkoqur, gjatë ditëve të spitalit kur na vinin për vizitë miqtë tanë të afërm dhe shokë, na rrëmbeu policia shumë prej tyre, duke i dëbuar me dhunë në atdhe.

Miqtë tanë AV, JL, MD, AP, RZ, AA, PN, SP, KM, edhe dy kunetërit e mi, etj., etj., (ata sot janë gjallë dhe banojnë ende aty) i kthyen forcërisht duke i kapur brenda në dhomën ku ishte i sëmuri ose shkallëve apo oborrit të spitalit, madje e kanë kthyer edhe një grua nga fshati jonë që erdhi në spital, e morën me vete, shkuan i morën në shtëpi edhe fëmijët dhe e dëbuan .

Ndërsa miku im i ngushtë PM, "marifetçi" i madh, që ishte po thuaj i përnatshëm në spital, nuk e ngacmoi njeri se ai për maskim çdo mbrëmje vishte një bluzë të bardhë Infermjeri….duke përdorur “dinakërinë” e tyre!

Shtojmë këtu se bluzat e bardha shërbyen humanisht dhe njerëzisht të sëmurit, aqë sa doktorët u befasuan me logjikën dhe dijet e tij.(Tim ETI).

Ai, deri në grahmën e fundit në shtratin e vdekjes me gazetë në dorë zgjithte kriptogramet e Greqisë së lashtë, gjë që habiti këdo.

Gjithsesi, në këso rastesh njeriu humbët logjikën dhe kur Atin Tonë të dashur të imponuar e sollëm në shtëpi, (mbasi ishin minutat e fundit të jetës) shqiptarët miqtë dhe shokët tanë nuk pyetën nga ky terror dhe me thënë të drejtën na u bë zëmra mal, mund të ishin mbi njëqind vetë që mbushën shtëpinë dhe shkallët apo oborrin e apartamentit të madh ku banonim. Ato, momente Ai dha shpirt duke parë dhomën plot, dhe dy pika lot i rrëshqitën faqeve të tij të rrudhura… ngriti të dy duart bashkë dhe i lidhi grusht…të jeni të bashkuar na porositi!!!

Le t’i ndrijë shpirti!

Koha nuk priste… kufijtë hermetikë ishin të mbyllur.

Me ndërhyrjen e disa miqve tanë bijë e Pale, Dr.Rita, lindur dhe banore në Korfuz,  greke me shtetësi, së bashku me njeriun e mirë burrin e saj z. Niko Pressa të cilët na kishin dhënë përkrahje në çdo kohë, ndërhynë në autoritetet e Korfuzit e më pas në Qeverinë Greke tek Ministria e Brendshme dhe e ajo e Jashtme… ku luteshin që varimi të bëhej në Qeparo…!

E pamundur!

Fatkeqësisht përgjigja ishte negative…!

I ngrati Im Atë…kishte lindur Jashtë në Izmir dhe do të varrosej jashtë…vëndit dhe baltës së Tij.

Pranuam në heshtje dhe me shumë dhembje këtë dënim.

Me ndërhyrjen e Ritës, falë bujarisë dhe fisnikërisë së saj, (duke paguar një shumë te majmje dhrahmi ) aty ku kishte vendin e varreve të Familjes së saj pranë nënës dhe babait varrosi edhe Tim Atë.

Varrimi, u bë i paparë, qindra shqiptarë, lanë punën dhe na u gjendën pranë.

Interesimi dhe përkujdesja e Ritës, (në autoritetet e policinë e Korfuzit duke u ankuar dhe tek zyra e të drejtave qytetare), bëri që ato ditë e 40 ditë më pas edhe më, të mos nga ngacmonte njeri nga të asfalisë, na vëenin dhe vinin njerëzit Tanë më çdo kohë pa i trazuar kush.

Zakonet tona të vakisë vazhduan edhe këtu në Korfuz siç i kishim në Shqipëri, me bukë me të nënda të 40-ta dhe….vazhdim.

Letra, telefonata e telegrame ngushulluese nga e gjithë Bota.

Vdiq Janko PALI, AI, që u mësoi Shqipen mijëra e mijëra nxanësve kudo ku punoi e jetoi, Ata, të cilët e kanë Nderuar së gjalli e së Vdekuri!

U jemi mirënjohës përjetë këtyre njerëzve të mirë që respektuan të sëmurin dhe më pas të vdekurin, ashtu siç e kërkon tradita jonë pa pyetur për pasojat e rrënda që mund të pësonin ata dhe familjet e tyre më pas..

Le Tua kthenim në gëzime e në të mira. U jemi mirënjohës për jetë!

Unë mbas dy vitesh mërgova në Amerikë me familje, më pas im vëlla Stefua, me miqtë e shokët tanë që ishin më të shumtë, këtë rradhë e përcollën Janko LL. PALIN në një arkivol të vogël për në Atdhe…!

Unë e ndoqa të gjithë këtë ceremoni Funebre me hidherim e dhimbje dhe lot në sytë nga matanë Oqeanit në telefon.

AI, prehet sot në Qeparo pranë nënës, djalit dhe vajzës së vet dhe gjithë bashkëfshatarëve që i deshi aqë shumë.

Ne fëmijët, nipa e mbesa si edhe bashkëfshatarët tanë apo të afërm apo miq, nga emigracioni i madh dhe i vështirë e kemi bërë traditë, që aty në Lekëkond (vend vorrezash) ndezim qirinj dhe vendosim LULE për çdo bashkëfshatar dhe mbi çdo varr!

Këto kujtova e solla sot në këtë ditë përkujtimore për tim ATË.

AMEN!

 

11 shtator 2011