Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halim Mejzini ekspozon në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës

| E shtune, 24.09.2011, 04:56 PM |


Grafika me motive nga eksodi i viti 1999 të artistit Halim Mejzni janë ekspozuar në Muzeun e qytetit të Mitrovicës para disa ditësh. Hapjen e ekspozitës e bëri Artan Osmani, drejtor për kulturë rini dhe sport I kuvendit komunal të Mitrovicës. “Qytetarët kanë fatin të shohin ekspozitën e grafistit Mejzni I cili vjen ne Mitrovicë pas suksesit që kishte në Prishtinë” shprehet Osmani. Ndërsa, kritiku i artit Ilir Muharremi pohon: “Është një kënaqësi të ekspozosh në një vend I cili vazhdimisht është në tension politik, dhe qëllimi I artit është të depërtoj mu në këtë problem, dhe besoj që zëri I ngritur i Mejznit do të ndikon pozitivisht në aspektin artistik”. Ali Bejta, profesor thotë: “ Mejzni ka bërë një punë shumë të madhe në rrugën artistike pasi ka pasur prezantime brenda dhe jashtë vendit, ka fituar çmime ndërkombëtare siç u dëshmua në Bullgari. Jam krenar që nxënësi im ka arritur këto suksese”. Ndërkaq, autori i ekspozitës Halim Mejzini tha: “ Qytetit të Mitrovicës ja kam pasur për borxh një ekspozitë, pasi nga ky qytet fillova rrugën time artistike të së ardhmes. Këtu fillova hapat e parë me prof Ali Bejtën. Jam krenar që pas një kohe disa vjeçare arrita të ekspozoj në këtë vend”. Sipas tij, Mitrovicës më në fund po i rikthehet dinjiteti kulturor pasi që në këtë muaj kishte aktivitete të ndryshme kulturore.

 

Temat e tij ndërlidhen ngushtë  nga përjetimet e luftës së  fundit në  Kosovë . Vrasjet, eksodin, ai e shpreh përmes fytyrave të  rrudhura të  portreteve, të  cilat duken si të  shfrytëzuar maksimalisht. Ata shikojnë, dhe i ngjajnë një  migrene të  fortë  e cila të  godet në  kokë . Buzëqeshjen e kanë  humbur, diamanti i ndriçuar është  fikur, por për të  vazhduar më  tej, në  thellësinë  e shpirtit të  tyre ekziston vetëm një  dritë , ajo identifikohet si shpresa, dhe kjo i mbanë    përjetshëm    drurin e zëshëm . Pothuajse, veprat, kanë  skena lidhshmërie njëra me tjetrën, sikurse kuadrot e filmave që  dirigjohen nga regjisori, këtu mjeshtri i grafikës, me shkopin e tij, i drejton në  vijë    duhur vagonët. Grafikët e tija qahen me lot    nxehta dhe janë mërguar nga temat me prekëse, pothuajse kulmore.