| E shtune, 24.09.2011, 04:57 PM |
Lediana Kapaj
Udhëve të paudha.
Udhëve të paudha si të humbur shtegtojmë,
kryq e tërthor dhe e uritur çapitet shpresa.
Endërrat në ëndërra të lënduar kërkojmë.
stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,dëshira e mbresa.
Mëndje e njëmëndët si e çmendur marrohet,
labirinteve të pafund të pa anë e pa fill.,
zemër e s'provuar si Borëbardha harrohet,
në të ashpërin,të brengosurin dhe të errëtin pyll.
Vetmi e mallkuar si kuçedra pareshtur sëmbon,
në shpirtin e brengosur dhe të tharë të çdo udhëtari,
Dëshira e lënduar dhe e etur shteron,
duke lene pas saj një mjegull...ku sundojnë veç gurë varri.
Persiatje e përçartur më në fund mbaroj,
pa gjurmë e zhurmë dhe si shumë herë të tjera,
si zogu i pranverës në agim, shpirti vetë fluturoj ,
në krahë trishtësinë,e përndoqi një çast era!!
Pluhuri i harresës!
Do mbulohemi një ditë,nga vetë pluhuri i harresës,
do na zhduket krejt papritur dhe vetia e kujtesës,
do na fshihen gjurmët, që mes hallesh lamë në jetë,
më s'do mundemi të shikojme sa i bukur është ky det....
Se kam friken që të fle,më trishton mos jem e zgjuar,
më tremb dita kur do iki,diku larg për tu harruar,
nuk e di në ç'botë do shkoj, ku e ka misterin vallë,
a ka dritë,a do ketë ujë,dashuria është më gjallë?!....
Dhimbje kam që më mos shoh, lebetitem mos kem lot,
s'mund të lë ata që dua,s'mund të rri pa i parë dot,
e përbuz të vrazhdë qetësinë,zhurmën dua të dëgjoj,
dua ti shijoj unë tingujt,dua këngën ta lëndoj...
Dua diellin që ta shoh,dua yjet ti veshtroj,
dua shiun të më lagë,dua boren të më mbuloj,
dua luleve tu mbaj erë,dua gonxhen lehtë të çelë,
dua të qesh,dua të shkruaj,dua frutat vetë ti vjelë....
Nuk e di a do kem ftohtë,shumë e dua ngrohtësinë,
a do jem e robëruar,a do kem aty lirinë,
a mos vallë do jem e vetme dhe me shpirt te përcëlluar,
çfarë mekati zot të bëmë,përse jetën ke dënuar?!
Ku kam gabuar ?!
Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar,
dhe lotëve endem pa hijeshi,
mos më gjykoni ku kam gabuar,
se mbi të gjitha jam veç "njeri".....
Nëse në gjunjë, nje çast më shihni,
Dhe klithmat buzët po mi përshkojnë,
mos ligështoni...mëshirë mos kini!
Në dashuri dot s'komandojmë...
Nëse nga malli ëndrrat brengosen,
dhe nata e ftohtë duket "lubi",
mos i qortoni, pse më plagosën,
se dhe zhgënjimi quhet.."njeri"....
Nëse nga etja gjakun ma morën,
dhe trupin, mëndjen ma vunë në gjumë,
nëse shikoni që shpirtin vodhën,
mos u trishtoni...ngelem po "Unë".....!
Për ty Elodie...
Bëj të shkruaj...s'më bën dora,
bëj të qaj....zemra më plas..
bëj të flas ...fjalët pengohen,
bëj të hesht....
"Brymat" e faqeve të tua si pika uji i sjell në mëndje,
buzëqeshjen e ëmbël më dhuroje..moj shpitmirë,
dy sy që përhapnin gjithkund aromë dashurie,
Elodi....vogelushja me shpirt të pastër dhe të lirë....
Erdhi prilli i mallkuar...plot 2 vjet që s'të kam parë,
nënën shoh si të vajton, të mjeruar le babanë,
zogjtë i shoh si po këndojnë, mbi mermerin të lotuar,
bukuria i magjepsi....ndaj vajtojnë të pikëlluar....!
Endem vargjeve e brengosur,më lër pak që të flas,
të ti puth të ëmblat duar...Të më dali ky maraz..
Të të përqafoj me mall dhe të them sa na mungon,
ah kjo humbje zemra vogël...shpirtin po na përcëllon...
Shumë pranvera të përkisnin...shumë pak kishe kaluar,
para ishte vetë jeta...u largove pakuptuar,
sot në foto të shikoj...bëlbëzoj dhe psherëtij,
e mjeruar shoh nga zoti..."Pse lë vdekjen që të vij"?!
Asnjëherë s'mora përgjigje dhe pse ëngjëjt i lakmova,
askush s'diti të më thoshte dhe pse zinë me zë mallkova,
padrejtësia më lëndoj dhe papritmas..U tërbova!
"Përse...Përse vogëlushe..."?!...Dhe mbi klithmat u rrëzova....
Këtë poezi ja kam kushtuar vajzës së shoqes time të ngushtë e cila u nda nga kjo botë para dy vjetësh në një kohë që ishte vetëm 14 vjeçe ....Bashkohem me hidhërimin e familjes dhe uroj që shpirti i Elodit të prehet në paqe...
Të duam shume Elodie.....Të puth fort....
Per Elodi Selami Limaj
Më trëmbi vetëtima.
Ngarkova mbi kurriz një thes me psherëtima
dhe nisa udhëtimin në brigjet e vetmisë,
kalova shkretëtirë...gëlltita vetëtima ,
e vetme kisha mbetur, si peng e dashurisë...
U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar,
pa ditur se ku shkoja...në pritje të qetësisë,
megjithëse plagët mora, jo shpirtin kurrë s'ma mundën,
mes ëndrrash të përhumbura..ju luta lumturisë..
Stuhia më ka shtyrë..nuk dija ta ndaloja,
me erën kam vrapuar...shëtita gjithësisë,
rrufetë i hasa rrugës...më trembi vetëtima,
një skllave e pabindur në pritje të qetësisë....
Ngarkova përmbi supe ca vargje që rënkonin,
nuk munda që ti thurja kurrë lavde tradhëtisë...
zhgënjyer..por me shpresa dhe zemër të pashuar,
kam pritur ti shikoja pak dritën " madhështisë"....
Lënduar endem...
O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget,
se di kur te vije vdekja..!!!A do jem pjesë e ferrit,
se di...!! Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?!
O Zot...jam lebetitur....! Pse shpirti u është tharë?
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer,
nuk dua të më quajnë..." të ligë"..dhe as të "marrë",
mes mureve prej kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!!
Por zoti s'më përgjigjet ...vetë ëngjëjt janë të zënë,
mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras,
jam mbytur në mendime..gërthas..." Ku je moj nënë"?
mallkimi po më ndjek...!! Ky shpirti po më plas....
(Kushtuar motrës së një miku)
Ah ky mall i përvëluar, shpirtin tim mes zjarrit tret,
ikën ditë e ikën muaj...dhimbja, brenga po më vret.
I hutuar shoh nga qielli, një takim me ty kërkoj,
si dikur moj motra ime...Kam dëshirë të bisedoj!
Iku viti i mallkuar...zemra, syri të kërkon,
si t'ia bëj...? Të lutem thuam..Pritje gjatë...Me gllabëron!
Pres të vish..dhe pse s'dëgjon...mi prano lutjet e mija,
kemi lindur prej një gjaku...
Lule je....lule të fal...A i ndjeh si kundërmojnë?
folmë pak...përqafomë...! Engjëjt lart të ledhatojnë.
Nuk të quaj dot " të ikur"...!
falmë fjalët...Falma lotin... më pikojnë nga dashuria..!!
Poetit...
Të jesh poet..do të thotë që zemra,
me vargun vetë është mrekulluar,
të kesh një botë si vetë kristali,
me fletën, penën ...je dashuruar!
Dhe rreshtat mbushin...mjeshtrit e ndjenjës,
të pasionuar...plot bukuri,
duke kërkuar të gjejnë mes tyre,
të ëmblën ëndërr plot mirësi!
Të jesh poet...do të thotë që shpirtin,
ta kesh të madh...padjallëzuar,
të shtypësh cmirën, shkelësh urrejtjen,
të presësh mallin...kur rri "vetmuar"....
Të japësh shumë...të vetëflijohesh,
ta mbushësh jetën si me magji,
të bëhesh shok me djallin vetë,
duke e bindur...ta bësh njeri!
Të falësh bukën kur sheh të mjerin,
të japësh krahun, të dhurosh ndihmë,
të shuash zjarrin që mban vetë "ferri",
në vënd te hirit të mbjellësh bimë...
Të buzeqeshësh dhe kur vetë dhimbja,
të hyn në trup...për të përpirë,
me mjeshtëri ta derdhësh vargun,
të shohësh diellin edhe pa gdhirë....
Mos kërkosh shumë...se ke gjithçka,
mos të mbulojë kurrë zymtësia
të mposhtësh fatin dhe të ngresh kokën..
...Të ka bekuar vetë perëndia!
Bija ime!
Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari,
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji
Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!
Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...
Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!
Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!
Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....
Dhimbja shfaqej nëpër gërma!
Me ka ndodhur nëpë netë, vargut papushim ti flisja,
plot sekrete e kam mbushur..si e marrë, "shpëtim" therrisja!
Me keqardhje më shikonte por i mjeri dot s'vepronte,
dhe mes lotësh, rreshtat mbushte,"terapinë" në shpirt kërkonte!!
Nuk kuptoja gjithë misteret....e çuditshme dukej jeta,
pse lëndohej njerëzimi, pse varrosej e vërteta?!
Pse përbuzej vetë e mira,pse plagosej dashuria?
Por i mjeri s'kish ç'te thoshte....i sunduar nga habia!
Dhimbja shfaqej nëpër gërma...Këmbëkryq rrinte me mua,
si ulkonja turfullonte...kur një ëndërr thosh: "të dua",
brengën donte të pershkruaja...Sa u lodha! Kisha gjumë!
Ja keshtu kalonin orët...Përmbi letër flija unë!
Sytë e enjtur nga të qarët, lart nga dielli i dërgoja,
të më ngohte me ca rreze...ngrohtësinë ta shijoja,
dhe kur drita më përshkoi...ledhatarja tha ca fjalë :
" Shkruaj mike mos pusho, mirësinë e ke të gjallë!