Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Hajdarmataj: Prof. Murat Gecaj, na tregon si ''rrahin zemrat arbërore''

| E premte, 23.09.2011, 07:44 PM |


Nga e majta: Murati e Ibrahimi
Në prag të Konferencës Mbarëkombëtare të IIKSH:

PROF. MURAT GECAJ, NA TREGON  SI “RRAHIN  ZEMRAT ARBËRORE”

 

Nga: Ibrahim Hajdarmataj

arsimtar e publicist

 

       Në prag të Konferencës së Parë Mbarëkombëtare (17-18 shtator 20011), të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë, doli nga shtypi libri me titullin domethënës, “Rrehin zamrat arbërore”, nga Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues,  përgjegjës seksioni pranë këtij Instituti dhe sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë. Redaktor i librit është Dr. Ibrahim Gashi dhe recensionues I.Hajdarmataj.

               Në këtë përmbledhje janë disa  shkrime të këtij autori, që flasin për veprimtari të  kohëve të fundit të IKSH dhe konkretisht për udhëtimet e kryera, të dy grupeve pune, me nga 11 veta, në maj e qershor 2011, në qytetet e trojeve shqiptare: Shkup, Preshevë e Prishtinë dhe Ulqin. Libri është me 130 faqe, shoqëruar me mbi 30 fotografi e disa poezi. Ai është mundësuar për botim nga AIITC-Tiranë, me drejtor Dr. Ramiz Zekaj

             Në përgjithësi, siç vërehet, shkrimet janë të karakterit publicistik. Shënojmë këtu se të gjitha ato janë botuar, herë pas  here, në shtypin ditor të Tiranës, sidomos në Gazetën “Republika” (me kryeredaktor Nuri Dragoin) dhe në ndonjë gazetë tjetër shqiptare, jashtë vendit tonë. Po kështu, shkrime të kësaj përmbledhjeje janë publikuar në disa Faqe Interneti. Ndër to, përmendim: “Fjala e Lirë” –Londër (me drejtor Fatmir Terziun), “Bota e Re” e “Lidhja e Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës” (Nju Jork), “Dituria” –Suedi (me përgjegjës Sokol Demakun), “Zëri i Shqiptarëve” –Zvicër (me kryeredaktor Skënder Buçpapaj), “Zemra Shqiptare” (Oxford) e “Albemigrant”, në Prishtinë, Preshevë e Shkup etj.Të gjithë kolegët, të cilët punojnë në gazetat e revistat dhe qendrat e Internetit, që i kanë publikuar këto shkrime, autori i librit i falënderon nga zemra!

Përfaqësues të IIKSH-së dhe të tjerë, menjëherë pas mbajtjes së Tribunës për programet dhe tekstet shkollore, në Shkup , maj-2011 (Në mes: Teuta Agai-Demjaha)
 

Dëshirojmë të shtojmë këtu se, në përgjithësi, këto shkrime të publikuara janë mirëpritur e përshëndetur nga lexuesit e ndryshëm. Po veçojmë një mesazh, të ardhur nga Shkupi, pas publikmit në Internet të shkrimit për vizitën e grupit të punës së IIKSH, në atë qytet të stërlashtë shqiptar. Në të thuhet:

“Përshendetje nga Shupi dhe Çairi!

 I ndëruar Profesor Gecaj,

Ndiej kënaqësi të veçantë t’ju drejtohen, si Juve dhe kolegëve tjerë, nga gjithë trevat tona shqiptare. Vizita e përfaqësuesve të Institutit të Intregrimit të Kulturës Shqiptare, në komunën e Çairit, në muajin e bukur të Majit 2011, ishte një FESTË për ne, një DRITË syri, një ZË kushtrimi, një Frymë jete.

Ju falënderojmë nga zemra për energjinë, dashurinë dhe frymëzimin, që sollët në Çair! Shkrimi Juaj për ne është i ngrohtë, i sinqertë, i saktë.

Duke ju uruaj gjitha të mirat, Ju përshëndes me  respekt të veçantë.

Dr. Teuta Agai-Demjaha”.

Ashtu siç del edhe përmes këtyre shkrimeve, të publikuara në shtyp dhe në Internet, qëllimi parësor aktual i IIKSH është: Njohja dhe studimi i plan-programeve e teksteve shkollore, në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë dhe, në vijimësi, paraqitja e përfundimeve të arrritura para institucioneve zyrtare përkatëse, me synim përafrimin dhe deri në njësim të tyre.

 

Në tërësi, libri lexohet me dëshirë, se është shkruar me gjuhë të zhdërvjelltë dhe jep emocione të këndshme, pasi flitet edhe për mjaft veprimtarë të këtij Instituti në trevat shqiptare të Ballkanit, për poetë, shkrimtarë dhe artistë, që janë të përkushtuar për çështjen kombëtare shqiptare. Kështu, autori Prof. Murat Gecaj u ka bërë një dhuratë të bukur atyre, me rastin e Konferencës së Parë Mbarëkombëtare të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë dhe me shtrirje të veprimatarisë së tij, në të gjitha trojet amtare dhe në disaporën shqiptare.

Tiranë, 16 shtator 2011