| E merkure, 21.09.2011, 07:58 PM |
RRUGA E KOMBIT
Trojeve arbërore diçka po shndërrohet –
Ëndrra shekullore ç’ po na pranveroret !
Zemra e shqiptarëve me vrull po gazmohet –
Se Rruga e Kombit , truallit po trasohet !
Le të hidhet vallja nga Durrësi e n’ Merdarë –
Shqiptarët do t’ ecin drejt rrugës së mbarë ....
Do jenë të bashkuar , n’ Evropë gjithë unik ,
Me bukë në sofër , s’ duan askënd armik !
Autostrada Durrës – Morinë e Merdare –
Me sy kah Evropa – n’ rrugë përparimtare .
Është rruga diellore , është Rruga e Zotit –
I bënë të lavdishëm bijtë e Kastriotit !
Pranë valëve kaltëroshe të Adriatikut –
Me pritje vëllazërore bëjmë nderime mikut !
Pas punës së frytshme të vemi n’ verime ,
Bashkë në festa , dasma me njëmijë gëzime!...
Përmes autostradës “Ibrahim Rugova” –
Bashkohet Shqipëria , lulëzon tërë Kosova ,
Medvegja , Presheva , Shkupi e Tetova ,
Prespa , Manastiri, Struga e Kërçova ...
Tivari , Ulqini , Plava e Gucia ,
Ilirida e bukur dhe Pellagonia ,
Arta e Preveza , Morea e Çamëria ,
Mbarë trungu shqiptarë që nga Iliria .
Vëllezër edhe motra t’ gjithë trojeve shqiptare –
Kapur dorë për dore n’ Vallen Mbarëkombëtare ...
Vallja e Bashkimit në çdo vend na mburrë ,
Jehon kënga e Himnit – rreth t’ artit Flamur !
Valëvitet Flamuri mbi Krujë t’ Skënderbeut ,
Mbi Kullë të Jasharëve , anë e mbanë Atdheut ,
Mbi kala t’ Janinës , mbi Rozafë kreshnike ,
Rroftë e qoftë gjithmonë Shqipëria etnike !
Gjilan, më 18.09.2011. Demir KRASNIQI