| E merkure, 21.09.2011, 07:05 PM |
Xhavit Gasa
MOS ARDHTE AJO KOHE
Mos ardhte ajo kohe kurre,
E frikshme dhe e trishte,
Kur ne raftin e drunjte,
Kishim pak buke misri me kripe.
Mos ardhte ajo kohe,
Kur punonim si skllever,
E ne raft kishim nje cope buke te ftohte,
Qe nuk e hanin dot as qente.
Mos ardhte ajo kohe,
E frikshme dhe e trishte,
Kishim frike te benim dasem edhe mort,
Se cdo gje ishte me liste.
Mos ardhte ajo dite,
Qe edhe per te dashuruar,
Duhej t'i mernim leje partise,
O zot ne cfar kohe kemi jetuar......
ME KA RENE SHAMIA
Me ka rene shamia,
Ma mori nje djale,
Djalit une i thirra,
Sillma shamine prape.
Ai iku porsi era,
Nuk e pashe dot me sy,
Si t'ja bej e mjera,
Ngela pa shami.
Pas djalit vrapova,
Une shteg me shteg,
Djalin e takova,
Atje lart ne bjeshke.
Sa e pashe djalin,
E harrova shamine,
Mblodhem lule malit,
Lendine ne lendine.
Me lulet e bjeshkes,
Thurem nje kurore,
Njeri tjetrit i dhame besen,
Sebashku do te jetojme.
Do te bejme dasem te madhe,
Me shume shoke edhe miq,
Do te kendojme e hedhim valle,
Do ta djegim edhe shamine.
JU LUTEM
Fjala poezi,
kjo fjale e bukur
dhe e embel,
ka lindur,
sebashku me njeriun
dhe me pranveren.
Ju lutem ta ruajme,
te paster poezine
t'mos e bejme pis,
t'mos ja prishim
asaje bukrine
me fjale lakuriq