| E marte, 20.09.2011, 07:58 PM |
Neki Lulaj
VETËM MBRËMË
Mbrëmë pashë në ëndërr
Se isha kërrusur nga pesha
Se mbaja mbi supe
Shekullin e plagosur
Nga ikja
E këtij fundshekulli
Të trazuar
Të zvetënuar
Pa lënë asnjë testament në letër
Pa e gjykuar asnjë kriminel tjetër
Që Mitrovicën e kanë kërcënuar
Koha shkon zvarrë duke kaluar.
E unë gjithë natën shëtita
Me fanar në dorë
Nuk kish as hënë as dritë tjetër
Isha krushk i ftuar
Në dasëm me baballarët e kombit
Thurrnin rapsodi për Qëndresën
Me Oso Kukën e Vraninës
Këndonim heroizmin e Dukagjinit
Me Isa Boletinin e Adem Jasharin në ballë
E Salih Çekun ne Kosharë.
Nga gjithë kjo
Parodi kushtuar Qëndresës
E desha urtinë e Baki Ymerit
Vrrullin e tij prej një atdhetari
Sinqeritetin prej engjulli
Burrërinë e tij të pashembullt.
Desha të huazoj diçka nga vargjet
Nga pena e artë e Ismail Kadaresë
Por plagiatura m’u kërcënua
Mos ndoshta vallë Gjergj Fishta e Naimi
Ibrahim Rugova e Nëna Tereze
At Zef Pllumbi e Skënder Zogaj
Ramiz Dërmaku e Fetah Berisha
Dhe shumë të tjerë
Komb e fis e miq dhe dashamirë
Kanë për tu hatruar.
KUR VININ LEJLEKËT
Kur vinin
Lejlekët
Me flatra të reja
Thonin pleqët
Afër është Pranvera
Edhe zogjët
Kur putheshin
Te gurra
Rritej uji ne krua
Bereqete te mira
Do te na i sjellë fusha.
Kur këndonin bilbilat
Mbi trojet shekullore
Lindjet i pertrinin
Trojet arbërore
Vashat thurnin Balada
Për dashurinë
Rinore
Lindjet shtonin gëzimet
Se po pertrihët jeta
Vdekjet mbyllnin gazin
Dhe biografinë e vet
Kështu e ka jeta
Si një shkop
I djegur
I ngulur thellë
Ne truallin e vet.